Zbulohet Draft Rezoluta e Partisë Socialiste për shkarkimin e presidentit të Republikës Ilir Meta, pasi ky i fundit vendosi të shfuqizonte dekretin që përcaktonte mbajtjen e zgjedhjeve lokale më 30 qershor.
Në këtë dokument, Partia Socialiste e quan të pavlefshëm dekretin e presidentit për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, ndërsa shton, se kreu i shtetit me këtë akt ka ndërhyrë në një proces zgjedhor tashmë të shpallur dhe administruar sipas kushteve dhe afateve të parashikuara nga Kodi Zgjedhor.
“Akti i Presidentit, në mënyrë të kundraligjshme, ka për qëllim ndërhyrjen në një proces zgjedhor tashmë të shpallur dhe të administruar sipas kritereve, kushteve dhe afateve të parashikuara në Kodin Zgjedhor, sic është procesi i nisur për organizimin dhe administrimin e zgjedhjeve të datë 30 Qershor 2019”, thuhet ndër të tjera në Draft-Rezolutën e PS.
Draft- Rezoluta e plotë:
“Duke i kushtuar rëndësinë maksimale momentit historik në të cilin ndodhet vendi për procesin integrues me Bashkimin Europian, në pritje të vendimit të Këshillit Europian pas rekomandimit pa kushte të shprehur në progres raportin e Komisionit Europian të datës 29 Maj 2019 për çeljen e negociatave të anëtarësimit me BE;
Duke ripërsëritur vendosmërinë dhe vullnetin e plotë për një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse, të pranuar gjerësisht nga aktorët politik në vend, në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODHIR pasqyruar në raportet e monitorimit për zgjedhjet e mëparëshme si dhe në harmoni të plotë me standartet ndërkombëtare për zgjedhje të lira dhe të barabarta;
Duke mbështetur fuqimisht zbatimin e reformës në drejtësi si kriter kyç për të ardhmen europiane të vendit si dhe për sundimin e së drejtës dhe forcimin e shtetit ligjor në Shqipëri, reformë që vlerësohet me nota shumë pozitive në progres raportin e Komisionit Europian dhe ku Shqipëria veçohet si shembull për t’u ndjekur nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor;
Duke vlerësuar ngritjen e organeve të reja të qeverisjes së sistemit të drejtësisë si Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Këshilli i Lartë Gjyqësor, hapat e ndërmarra për plotësimin e shpejtë të vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese, për ngritjen e prokurorisë dhe gjykatës speciale kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm dhe duke inkurajuar intensifikimin e zbatimit të reformës në drejtësi në këtë drejtim;
Duke vlerësuar të drejtën kushtetuese të qytetarëve për të protestuar lirisht dhe në formë paqësore, dënon çdo formë dhune kundër jetës, pronës, rendit institucional dhe organeve të shtetit, të cilat në të njëjtën kohë ndikojnë negativisht në imazhin e vendit, minojnë procesin e reformave dhe procesin e hapjes së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian;
Duke vlerësuar dialogun politik dhe institucional midis aktorëve politik, parlamentar dhe jo parlamentar, si rrugën e vetme që njeh demokracia funksionale për bashkëjetesën politike dhe shoqërore, ashtu siç dhe rekomandon Komisioni Europian në raportin e Majit 2019 se partitë e opozitës jashtëparlamentare duhet të ripërfshihen në mënyrë konstruktive në institucione demokratike e të ndalin veprime që bien ndesh me parimet demokratike;
Duke mbajtur përgjegjësinë që i ngarkon Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë në nenin 1 të saj ku shprehimisht thuhet se Shqipëria është Republikë Parlamentare;
Duke respektuar parashikimin kushtetues se qeverisja bazohet në një sistem zgjedhjesh të lira, të barabarta, të përgjithshme e periodike;
Duke mbajtur në konsideratë rolin e Presidentit në një republikë parlamentare si një organ neutral, i paanshëm dhe i pavarur, si një organ që qëndron në të gjitha pushtetet dhe që nuk bën pjesë në to, si një institucion që nuk mund të jetë aktiv në proceset vendimmarrëse politike me qëllim shmagjen e qëndrimeve politiko partiake në ushtrimin e funksioneve të tij shtetërore;
Kuvendi i Shqipërisë duke u njohur me aktin e Presidentit datë 10.06.2019 për shfuqizimin e dekretit nr. 10928, datë 05.11.2018 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore” dhe duke konsideruar se ky është një akt i paprecedentë që synon të mohojë realizimin e së drejtës kushtetuese të shtetasve shqiptarë për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në pushtetin vendor konstaton:
Kushtetuta dhe Kodi Zgjedhor nuk i njohin Presidentit të drejtën për të anulluar zgjedhjet;
Akti i Presidentit, në mënyrë të kundraligjshme, ka për qëllim ndërhyrjen në një proces zgjedhor tashmë të shpallur dhe të administruar sipas kritereve, kushteve dhe afateve të parashikuara në Kodin Zgjedhor, sic është procesi i nisur për organizimin dhe administrimin e zgjedhjeve të datë 30 Qershor 2019;
Ky akt tenton të ndërhyjë drejtpërdrejtë në një proces që tashmë është në kompetencë të organit administrues të tij dhe si i tillë duhet shqyrtuar dhe vlerësuar nga organet e administrimit zgjedhor të parashikuara në Kodin Zgjedhor;
Është detyrim i administratës zgjedhore, jo vetëm të garantojë ushtrimin e së drejtës së zgjedhjes sipas standarteve kushtetuese dhe ligjore nga shtetasit shqiptarë, por edhe ta mbrojë ushtrimin e kësaj të drejte nga çdo ndërhyrje e paligjshme e kryer apo që tentohet të kryhet, nga çdo person fizik apo juridik, duke mos lejuar cënimin e mbarëvajtjes së këtij procesi;
Bazuar në parimin e ligjshmërisë dhe përgjegjësisë si dhe diskrecionit të organeve administrative, sipas të cilëve asnjë organ nuk ka detyrimin dhe nuk mban përgjegjësi ligjore nëse nuk zbaton një urdhër, akt, apo cfarëdo vendimi absolutisht të pavlefshëm dhe që bie në kundërshtim flagrant me Kushtetutën dhe ligjin;
Ndërhyrjen e Presidentit të Republikës në këtë fazë të procesit zgjedhor si një mjet që ka cënuar rëndë barazinë e konkurimit politik duke shkelur kështu paanësinë politike që Kushtetuta i ka veshur Presidentit të Republikës;
Mundësinë e aktivizimit të mekanizmave të kontrollit dhe hetimit parlamentar parashikuar nga neni 90, paragrafi 2 i Kushtetutës;
Kuvendi i Shqipërisë vlerëson se akti i Presidentit datë 10.06.2019 për shfuqizimin e dekretit nr. 10928, datë 05.11.2018 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore”, është një akt absolutisht i pavlefshëm, i nxjerrë në kapërcim të kompetencave kushtetuese dhe ligjore të institucionit të Presidentit dhe si i tillë ai konsiderohet nul dhe sikur nuk ka ekzistuar asnjëherë.
Kuvendi i Shqipërisë mbështet qëndrimin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për vijimin e procesit zgjedhor dhe inkurajon këtë organ të vijojë të mbrojë pacënueshmërinë si dhe të garantojë vazhdimësinë e procesit zgjedhor për zgjedhjet vendore të datës 30 Qershor 2019 nisur si rrjedhojë e zbatimit të Dekretit të Presidentit nr. 10928, datë 05.11.2018 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore”, duke e njohur këtë të fundit si të vetmin akt të ligjshëm të nxjerrë nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë në kuadër të zgjedhjeve vendore 2019.
Kuvendi i Shqipërisë i bën thirrje të gjitha organeve publike që ngarkohen nga ligji me detyra në kuadër të mbarëvajtjes dhe organizimit të zgjedhjeve vendore të Qershorit 2019 të konsiderojnë si inekzistent aktin e Presidentit datë 10.06.2019 për shfuqizimin e dekretit nr. 10928, datë 05.11.2018 dhe të vijojnë përmbushjen e detyrave të tyre sipas përcaktimeve në legjislacionin përkatës për të garantuar të drejtën kushtetuese të shtetasve shqiptarë për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në pushtetin vendor.
Kuvendi i Shqipërisë i bën thirrje Presidentit të Republikës të reflektojë duke kthyer institucionin e Presidentit në kufijtë e kompetencave të njohura nga Kushtetuta dhe të mos ndërrmarrë asnjë veprim tjetër në shkelje flagrante të Kushtetutës”, sqarohet më tej. (TemA)
bukur,kuvendi i shqiperis duhet te mari ne dore situaten,ndryshe i mbyturi te mbyte,
Hahahaaaaaaaaaaaaaa n’dor t’Kujtim Gjuzit
E kuptoj qe te mungojne shume bagetite e tipit Nul Moka apo Ed Paloqja
Ky zoti yne president kerkon te marre atributet e Presidentit TRUMP,
por aq shume iu ka tymosur truri pa neurone sa qe nuk ben dallimin
midis Republikes apo nje Shteti Presidencial,sic eshte Ai Amerikan me
nje Republike Parlamentare,sic eshte ajo shqiptare. Eshte faji absolu-
tish i kryeministrit Edi Rama qe nje shtangist e coi ne kolltukun e Pre-
sidentit. Tash mbaje mbi kurriz e “murriz” ! Nuk e degjoi Z. Ruci kur i
tha “hajde ta shkarkojme kete h….”. Fjalen e fundit e kam shtuar une …!
Po mund ti rrushi bolet presidenti tani.
Vilen qe bleu ne JEVGOSTAN ( gre-qi), per ket arsye e bleu. Te krijoje trazira ne ARBERI dhe fshihet ne JEVGOSTAN e duan shume keta qafleshat e gre-qise..
Bravo Rama po svajten ne burge te gjithe plerat e kombit te te gjitha paleve dhe te tut Zoti Rama se kta po e po athere munde te shofim drite jeshile si popull .
Shume mire! Kuvendi i Shqiperise dhe populli shqiptar do ta kapercejne kete situate dhe cdo gje do te eci shume mire!
Ata qe thyejne ligjet dhe shkaktojne trubullira cendin e kane ne burg!
META KETE PO PRET PREJ KOHESH , SHKARKIMIN SI PRESIDENT , PPOR NUK DO TA LWJOJNE NDERKOMBETARET . AI DUHET TE SHKOJ TEK SPK.
PRESIDENT LESHI ESHTE PENG I SALI RAM BERISHES.
NJERIUT ME TE ZI TE SHQIPERISE.
PARLAMENTI LEGJITIM …QEVERIA LEGJITIME .
LIKE FLORIRI LE TE RRIJE TE PRESI SPAK OSE TE VRAS VETEN
Le te lepije bajgat tani,kokelopa nga Cepani.
Asnje meshire per kete antishqipetar dhe hordhite e Xhingis-Kanit nga Vicidoli.
Duan a s’duan keto hordhi te coroditura,Shqiperija do eci drejt Perendimit drejt botes se perparuar dhe qyteteruar.
Ky aktë kundër ligjorë dhe dalje ashiqare në mbrojtje të Sali Ram Berishes tregon se kaherë argati i Millosh. e paska nxanë keq për vole mender presidentin
Ky draft eshte nje hartim i sterzgjatur ne menyre te panevojshme, ne te cilin mungon sensi llogjik i ndertimit gramatikor te frazave, ku subjekti-objekti, kryefjala-kallzuesi si dhe pjeset plotesuse te tyre ngaterrohen midis tyre, ndrrojne rol dhe funksion dhe nuk kane perputhshmeri ne trajtat dhe kohet e foljeve.
Kjo zderhallje me hyrje dalje te panevojshme si paranteza kinse per te qartesuar ne maksimium permbajtjen e draftit, ne te vertete e ka mjegulluar dhe bere ate te palexueshem e te pakuptueshem jo vetem per lexuesin e thjesht, por edhe per subjektet juridike te cilat mund ta shqyrtojne apo ta interpretojne ate.
Shkurt, formulimi i ketij drafti ka inkonsistenca te tmerreshme llogjike dhe sintakso-gramatikore, pa folur per nje mjegullnaje juridiko-ligjore mbi te cilen do te duhet te rrjedhe edhe aksioni vijues parlamentar.
Nderfutjet e vazhdueshme, ne mes te frazave te ketij drafti, te fragmenteve te deklaratave apo qendrimeve te subjekteve perfaqesusese te nderkombetareve, kinse per ti dhene me shume legjitimitet permbajtjes se draftit dhe aksioneve qe mund te rrjedhin prej tij, vetem sa perforcojne edhe me shume tek publiku ndjesine e stresit dhe panikut, te paqartesise dhe te pasigurise, te frikes per tu ballafaquar sy per sy dhe dhemb per dhemb, me anarkine dhe pucin institucional qe synon akti antikushtetues i Metes, me shantazhin, dhunen dhe sulmet banditeske dhe terroriste te falangave te PD-se dhe LSI-se mbi institicionet baze ekzekutive dhe legjislative te vendit, me thirrjet publike te shtabit politik te opozites Berisha-Basha-Mona per dhune e destabilizim, per permbysje nga rruga me molotove dhe poaramilirare te shtetit dhe qeverise legjitime dhe per deklariminpublik antikushtetues se nuk do te lejojne dhe se do te pengojne me dhune zgjedhjet e 30 Qershorit.
Kjo maxhorance e votuar ne menyre masive nga elektorati shqiptar, qe ka legjitijmitet te plote te veproje me te gjitha mjetet qe i njeh ligji kunder akteve antikushtetuese e terroriste disamujore te opozites Berisha-Basha dhe Meta-Mona, per fat te keq , nuk pati forcen morale dhe guximin e burrave te shtetit per te vepruar.
Dekreti antikushtetues i Metes, pervec te tjerave, synon dhe formalisht ja arrin te beje amnistine e te gjithe akteve antikushtetuese te deritanishme te opozites dhe lidereve te saj dhe, me tej, per fat te keq:
– Legjitimon aksionin opozitar per te penguar me dhune zgjedhjet e 30 Qershorit.
– Kriminalizon cdo veprim qeveritar per te shtypur me dhune dhe per te marre ne pergjegjesi ligjore lideret dhe zbatuesit e dhunes penguese te zgjedhjeve ne 30 Qershor.
Edi Rama dhe maxhoranca e tij buzequmeshteve dhe bythepambukeve, por edhe krejt bordi i keshilltareve te tij bashke me entorazhin juridik qe duhej ta udhezonte per veprim, per fat te keq humben shansin qe, duke pasur me vete mbeshtetjen e nderkombetareve, te pushkatonin politikisht lidershipin e nje opozite destruktive terroriste qe destabilizoi vendin dhe, me apo pa dashje, beri lojen e Beogradit ne Tirane.
Draft rezoluta duhej me pak fraza te shkurtra dhe te prera te percaktonte situaten politike ne vend;
“Shqiperia ndodhet ne kushtet e nje sulmi antikushtetues permanent ndaj shtetit, ndaj qeverise dhe ndaj institucioneve kushtetuese me synim permbysjen me dhune te pushtetit te drejtuar nga nje shtab pucist i Partive PD dhe LSI qe kane braktisur institucionet dhe po e sulmojne sistemin nga jashte.
Presidenti i vendit, ne koflikt te hapur interesi me detyren e tij kushtetuese, si bashkshort i njeres nga shtabi i pucisteve,Mones, dhe si ish kryetar i njeres nga partite pucisteve LSI-se, me ne fund ju bashkua hapur ketij sulmi antikushtetues, u be pale dhe pjestar i komplotit dhe per pasoje, u be subjekt i ndeshkimit maksimal nga ligji.
Vendi po kalon nje situate te jashtzakonshme, ndodhet nen sulmin pucist dhe siguria kombetare eshte kompromentuar dhe eshte rrezikuar.
Per sa me siper: Parlamenti shqiptar shpall gjendjen e jashtzakonshme.
Zgjedhjet e 30 Qershorit anullohen.
Organet qe mbrojne rendin marrin ne dore situaten dhe eliminojne rrezikun pucist dhe shtatbet e
tij politike dhe paramilitare.
Kryetari parlamentit merr drejtimin e shtetit deri ne stabilizimin e situtes.
Me mbarimin e gjendjes se jashtzakoneshme, shpallen edhe zgjedhjet e parakoheshme politike
referendumi per reformen zgjedhore dhe ndryshimet kushtetuese perkatese.
Kush ka iluzionin se ne 30 Qershor do mbahen zgjedhjet lokale dhe se situata do stabilizohet pa u ndeshkuar ne menyre shembullore pucistet, por nepermjet bisedimeve me ta, gabohet rende.
Ne 2017, ketyre pucisteve ju dorzua e gjithe qeveria bashke me institucionet e pavarura kushtetuese, perfshire KQZ-ne dhe ministrine e brendeshme, i njohen rezultatet e zgjedhjeve, te cilat u certifikuan edhe nga nderkombetaret dhe perseri, dhe perseri, dhe perseri, ata e filluan me bojkotimin e parlamentit, me daljen nga parlamenti, me dhunen e rruges dhe me puc institucional.
Ata jane te pakorigjueshem.
Sepse i kane shpetuar deri me tash ndeshkimit.
Drune e shtrember, e ndreq zjarri-thote brilantisht populli.
Edi Rama, zgjohu dhe vepro!
Nuk je ne ender, eshte ujku qe po te can rropullite nga poshte.
Nuk eshte qameti te mos jesh me tej kryeminister.
Qameti eshte te jesh kaq gjate ne pushtet dhe te dalesh prej tij, jo si nje burre shteti, por si nje burrac!
Ka te drejte Av.Ngjela .Ky legen binjak me Ali Babane dhe 40 Hajdutet.,duhet rrasur MRENA ,bashke me sorollopin e Tij .
AMIN! KURRE NUK E THIRRI PRESIDETLESHI NJE TAVOLINE ME AKTORET POLITIK, KURRE NUK E THA SHKOQUR ULUNI, POR PRANOI GJITH ARGUMENTAT E OPOZITES DHE I SHERBBEU ASAJ.
Si nuk keni turp! Ju qe populli besoi voten zgjodhet Ilir Meten President dhe sot na tregoni qe eshte nje gangster. Ju qe justifikim perdorni momentin kur Shqiperise po i behet gati ftesa ne Bashkimin Europian dhe jeni po Ju qe Kryetare te Komisionit per Integrimin ne Europe keni bere Rudina Hajdarin…. Vetem nje Popull budalla mund tiu ndjeke me nga prapa, phtuuuuuuuuuuuuuuuuu
Alpet.al ! Si paske marre mundimin ta lexosh ! Bravo te qofte se une as qe u mundova pasi e dija se keshtu do ishte ..
Nuk kane faj se edhe ata e dine se eshte thjesht per ne kosh te plehrave dhe nuk do e analizoje ndonjeri (ndoshta i pari dhe i fundit je ti qe e analizon)
Ne situaten extra te paprecedent ku ndodhet vendi me flani per shprehjen se nuk e kam zakon por presidentit ti hane mune
Ai gjeti momentin dhe luajti fort aq fort sa ju dhemb kundershtareve te tij ju dhemb suma tani dhe ulerijne si te cmendur .
Te kuptohemi po flas per PRESIDENTIN NE KOHEN DHE HAPSIREN AKTUALE
Mos ngaterroni Ilir Meten dhe personazhin e tij me bllok apo pa bllok , Mos ngaterroni Presidentin ne kushte normale kur brenda 24 oreve Gjykata Kushtetuese mund te ja rrezonte dekretin e cdekretimit por po analiozoj PRESIDENTIN NE KOHEN DHE HAPSIREN KU NDODHET VENDI
Ne kete kend veshtrim PRESIDENTIT TI RRUAJNE TOPET ME falni qe po zbres ne nivelin e ushtareve komentues te Meros sherbetor deri ne extrem) Edi se cunat do e bllokojne kete koment….
Mos harroni parimin se ; “Ngjarjet ndodhin ne kohe dhe hapsire te caktuar “. Ne kete kendveshtrim nuk mund ti gjykosh ata duke i zhvendosur ne kohe apo ne hapsire ….
Alpet.al ! Si paske marre mundimin ta lexosh ! Bravo te qofte se une as qe u mundova pasi e dija se keshtu do ishte ..
Nuk kane faj se edhe ata e dine se eshte thjesht per ne kosh te plehrave dhe nuk do e analizoje ndonjeri (ndoshta i pari dhe i fundit je ti qe e analizon)
Ne situaten extra te paprecedent ku ndodhet vendi me flani per shprehjen se nuk e kam zakon por presidentit ti hane mune
Ai gjeti momentin dhe luajti fort aq fort sa ju dhemb kundershtareve te tij ju dhemb suma tani dhe ulerijne si te cmendur .
Te kuptohemi po flas per PRESIDENTIN NE KOHEN DHE HAPSIREN AKTUALE
Mos ngaterroni Ilir Meten dhe personazhin e tij me bllok apo pa bllok , Mos ngaterroni Presidentin ne kushte normale kur brenda 24 oreve Gjykata Kushtetuese mund te ja rrezonte dekretin e cdekretimit por po analiozoj PRESIDENTIN NE KOHEN DHE HAPSIREN KU NDODHET VENDI
Ne kete kend veshtrim PRESIDENTIT TI RRUAJNE TOPET ME falni qe po zbres ne nivelin e ushtareve komentues te Meros sherbetor deri ne extrem)
shkarkim dhe arrestim per kete hajdut,kriminel,qelbesire qe i ben keto vetem se dridhet nga SPAK..Edi Rama kesaj here duhet te beje ate qe duhet me kete koklope,kete katunar skrapari
rudina floriri palla ruci ..shoke te Partise bre… mungon ridvan bode e skender gjinushi e i dekoruari kanadezi Visho Ajazi…
–
presidenti ma i mire… kurse krytaret e bashkive i zgjedh vete Ramuti , te paster dhe shkollu… si vetja, lol