Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, nuk e ka marrë asnjë humbje që kur është emëruar për të drejtuar Kombëtares e Kosovës.
Trajneri zviceran ka gjetur mënyrën më të mirë për t’i motivuar futbollistët e Kosovës dhe këtë e ka treguar pas ndeshjes.
Para se të dilnin në fushë, Challandes u ka kujtuar futbollistëve përjetime e rënda të popullit të Kosovës dhe familjeve të tyre.
“U kam folur për historinë e Kosovës që ka vuajtur shumë vjet. U kam thënë lojtarëve se ju nuk mund të jeni lojtarë si të tjerët duke marrë parasysh vuajtjet e prindërve dhe gjeneratave të shkuara në Kosovë.
Ata ishin të mrekullueshëm. Luajtën me zemër për Kosovë”, ka thënë Challandes pas ndeshjes.
‘Dardanët’ arritën një fitore spektakolare mbrëmë në Sofje, duke triumfuar me rezultatin 3-2.
Kjo fitore i mbanë gjallë shpresat për një kualifikim në Euro 2020 përmes eliminatoreve.
Ju Lumte.Krenohemi me keta Djem.Pershendetje dhe pergezime Falenderuese Trajnerit Zviceran.