Kosova, trajneri Challandes: Treguam që kemi bo*e! Ëndërrojmë kualifikimin në evropian

10 Qershor 2019, 23:10Sport TEMA

Bernard Challandes ka folur pas fitores së Kosovës në udhëtim te Bullgaria në kuadër të ndeshjes eliminatore për Euro 2020.

Përfaqësuesja e Kosovës ka fituar në transfertë ndaj Bullgarisë me rezultat të ngushtë 3-2, por është fitore e madhe pasi erdhi me përmbysje.

“Jam shumë i lumtur për këtë fitore, për lojtarët. Ata nuk u dorëzuan kurrë, kurrë. Kanë punuar, në mbrojtje dhe në sulm. E kemi pasur ndjenjën që duhej të shënonim, e provuam disa herë, me shumë aksione, besoj e merituam këtë fitore të madhe. Jo thjesht një fitore normale, por e para në kualifikueset e Europianin. Kemi pasur shumë dëmtime, dhe sot treguam një karakter.

Janë dy gjëra, mentaliteti dhe psikologjia është e rëndësishme, dhe ne kemi një ekip që ka karakter. E tregojmë që jemi këtu. Nëse nuk po kalojmë një moment të mirë, ata përgjigjen sërish në fushë, dhe kjo është e rëndësishme. Gjithmonë them se duhet të luajmë futboll. Kemi lojtarë të mirë, dhe duhet të krijojmë. Në fund, skuadra tentonte gjithmonë, në krah, në qendër. Luajnë një futboll shumë të mirë. Kjo është më e rëndësishmja, të dimë që kemi “bo*e”, siç e thonë anglezët. Kemi një skuadër me moshë mesatare 23 vjeç, dhe jemi shumë të rinj. Luajnë të gjithë bashkë, dhe sot e fituan ndeshjen bashkë.

Filozofia ime është se gjithmonë duhet të ëndërrojmë. Çdo gjë e mrekullueshme fillon me një ëndërr. Duhet të ëndërrojmë.

Isha i lumtur edhe me barazim, por pasi po krijonim aq shumë raste, do isha i zhgënjyer nëse nuk do të fitonim.

Isha shumë i lumtur, nuk mendoj se isha i qetë. Isha emocional, dhe i gëzuar për ekipin”, u shpreh Challandes.

7 komente në “Kosova, trajneri Challandes: Treguam që kemi bo*e! Ëndërrojmë kualifikimin në evropian”

  1. Hoxh Armandi says:

    Hallall s’kam fjale tjeter

    1. Mo says:

      Challandes ka sjell mentalitet zvicran ne skuader por dhe shum lojtar luajn ne ekipe te superliges zivrane. Bravo djelmosha, na beni krenar

      1. kujtesa says:

        E kam ndjekur me kenaqesi ekipin e Kosoves!
        Nje grup djemsh fantastik.
        Do shikoni qe ky ekip do shkoje shume lart.
        Bejne nje futboll qe te le pa fryme. Bullgarin e la pa fjale me lojen qe bene.

  2. Shqiptaret e bashkuar says:

    Bravo! Thoni DUKES tani qe e shkaterroj kete grup do ta mbledhi oerseri ,por xhami qe thuhet sesht si me pare o Duka qe shkatrrove futbollin Shqiptare, as si ne kohen e xhaxhit nuk jemi

  3. vp says:

    perrgezime te sinqerta per squadren e re kosovare!

    Keqardhje per skuadren e Shqiperise qe “Kenaqen ” me loje dhe jo me rezulltat pozitiv

  4. xxx says:

    Forca KOSOVA, jeni të mëdhenj

  5. #varijanullen says:

    Shume bukur Kosova jone. Teni Fshf mos te vonoj asnje sezon kampionatin Mbre-Shqiptare te futbollit. Shqiperi Etnike. Perpara shkele Gazin Kosove/Shqiperi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje