Kosovë spektakolare, "dardanët" fitojnë me përmbysje ndaj Bullagrisë!

10 Qershor 2019, 22:44Sport TEMA

Kosova ka siguruar sot fitoren e saj të parë në eliminatoret e Euro 2020, duke triumfuar në mënyrë të pabesueshme me një gol në shtesë përballë Bullgarisë në fushën e kësaj të fundit.

Një sukses i merituar me një lojë tërësisht ofensive që solli këtë rezultat mbresëlënës, të kërkuar me ngulm që nga minuta e parë në të fundit.

Kosovarët kaluan në avantazh, u përmbysën nga vendasit por insistuan dhe pasi gjetën barazimin me Muriqin, provuan në çdo mënyrë të shënonin përsëri.

Pas një morie rastesh të humbura, erdhi goli i Rashanit, i cili i dha suksesin në shtesë Kosovës e cila tashëm është rivale me Anglinë e Republikën Çeke për kualifikimin në Euro 2020.

12 komente në “Kosovë spektakolare, “dardanët” fitojnë me përmbysje ndaj Bullagrisë!”

  1. ¬ says:

    Daçiç është mini terrorist.

  2. QRemii says:

    Urime Kosovë atëdheu im
    ??????????

    1. ben says:

      QRemii-urime djemve te Kosoves, por atdheu jot eshte Shqiperia pasi Kosova eshte nje krahine e sa,j e shkeputur padrejtesisht nga trungu i atdheut meme.

  3. `ptuuuu jazek! says:

    Shqiperia ska pse te kete kombetare. ne gjithmone hame dru. Na perfaqson Kosova

    1. Mo says:

      Eshte per keqardhje sepse shqiperia ka lojtaret me cilesor qe luajn jashte shqiperise dhe kosoves por dicka ne nuk ecen mire tek kryesia!

      1. Meritoni says:

        Mo
        nuk eshte problemi te lojtaret,por,te mentaliteti i humbesit qe e ka shqiperia.
        lojtaret Kosovar vdesin ne fushe per Kosoven,kurse ju mendoni se flamuri eshte lecke te cilen munde ta perdoresh qysh te dus

        he dhe kure te dushe!
        çdo darsem kosovare nuk behet pa flamure,eshte ai i cili na bene Kosovare!

  4. Sandes says:

    Shpresojme qe ne te ardhmen te kemi nje ekip kombetar te vetem: Kosova + Shqiperine = Albania!

    1. ben says:

      Sandes-amin. Fjala jote ne vesh te perendise

  5. Lelo says:

    Bravo Dardanet, keta Jan lojtare jo keta tonet qe nga goja diare, skan len ekip pa mundur NEper intervista e akoma sdine si goditet topi.as me port bosh sbejn dot gol Bala. Ikalleshi e sadiku bashk.
    Dardanet pa fjale, luajn bukur dhe fitojn.

  6. Sqepari says:

    Erdhi se fundmi Dita qe pres. Duka te mbaje larg duart mafjoze nga talentet kosovare. Perpara Kosove, jemi prane teje kurdo here!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje