Vetëm 16 kilometra larg nga qendra stërvitore e kombëtares belge të futbollit, ku ai është i përqendruar për momentin, në kuadrin e eliminatoreve të “Euro 2020”, ndodhet Braine-le-Comte, që mund të konsiderohet si “krevat fëmijësh” për Eden Hazard.
Në atë komunë të përbërë prej vetëm 21.000 banorësh, me sipërfaqe prej 84.64 kilometrash katrorë, hodhi hapat e parë në futboll blerja më e re e Real Madridit.
Fëmijëria e tij nuk mund të kuptohet pa “Stade du Sans Fond”, që ndodhet ngjitur me shtëpinë e vjetër të Hazard. Aq afër është ajo fushë e blertë, sa mund të konsiderohet edhe si “Kopshti i Edenit”.
Prej disa vitesh, ajo është në pronësi të kompanisë “Hazard Boys Team”, me pronar babain e Hazard.
Atje, bashkë me tre fëmijët e tij të vegjël, mund të shihnit Thierry Hazard, që kujdesej për fushën e blertë me përkushtimin më të madh të mundshëm.
Aq i zënë ishte me këtë punë, sa fitoi pseudonimin e dashur të “kopshtarit” nga disa fqinjë. Thierry (babai) është kujdestari i fazës së parë të Eden në futboll, në të cilën kaloi orë të tëra me topin e vogël në këmbë, shkruan Telesport.
Fusha është skena e ndeshjeve të ekipit të parë të klubit vendas, Royal Stade Brainois, në faqen e të cilit Thierry shfaqet si drejtor sportiv. Gjëja e parë që tërheq vëmendjen është shtëpia e familjes, e cila ndodhet në njërin cep të fushës, gjë që do të bënte këdo që të luante futboll.
Kjo, megjithatë, është në kundërshtim me ruajtjen e pjesës tjetër të objekteve: një zyre me dritare të thyera; dyert dhe dritaret e mbuluara me karton; mobilje të grumbulluara brenda asaj, që duket si një bar; katër gota pranë shisheve të zbrazëta të alkoolit në stendën e brendshme, gjurmët e një mbrëmjeje të këndshme; një qese me mbeturina dhe të tjera me rroba sportive.
Vetëm zhurma e bagëtive, që vjen nga përtej shtëpisë së hershme të Hazard, thyen heshtjen e vendit. Aty afër kalon një rrugë automobilistike, nëpër të cilën shfaqet herë pas here ndonjë makinë. Fusha aksesohet nga një rrugë e ngushtë me dy drejtime, që lidh dy zona rezidenciale.
“Po, kjo është fusha e tyre, aty jetojnë. Nuk i njoh, por zakonisht i shoh ato, si çdo fqinj”, – thotë Sissoko. “Ata e dinë se kush janë, por bëjnë një jetë krejt normale”, – shton Sylvine. “Nuk jam i sigurt nëse jetojnë këtu, por me siguri fëmijët kanë luajtur këtu”, – thotë Adam, një fqinj tjetër.