Edi Reja: Jam i tërbuar me golin e pësuar, na u mohua dhe një penallti!

8 Qershor 2019, 17:33Sport TEMA

Trajneri i kombëtares shqiptare, Edy Reja, ishte mjaft i zhgënjyer nga humbja në Islandë. Për RTSH dhe Supersport ai deklaroi:

HUMBJA: “Më vjen keq, sepse nuk luajtëm keq, sidomos në fillim. Ata nuk bënë ndonjë gjë të madhe, përveç lojës ajrore. Luajtëm më mirë, e kërkuam golin deri në fund, kur ranë fuqitë. Mëkat, sepse patëm dy raste për gol në fillim, patëm raste edhe në pjesën e dytë. Mbetet fakti që luajtëm mirë, luftuam shumë dhe krijuam raste. Për rezultatin më vjen shumë keq, jam i tërbuar, sepse ishte edhe një penallti në favorin tonë. Mëkat, fati nuk qenka me ne.

GOLI I PËSUAR: “Goli erdhi në qendër, me 3 mbrojtës. Kur dikush niset në sulm, nuk mund të driblojë 3 lojtarë. Ndoshta mund të bëhet një faull taktik, nuk mund të bëhet ai gabim aty, edhe pse lojtari depërtoi bukur dhe u tregua i zoti. Patëm 3 mundësi ta ndalnim, ishte një gabim fëminor, i pafalshëm”.

LODHJA: “Të shohim, disa lojtarë vrapuan pa fund, si Abrashi, Xhaka e të tjerë. Do të bëjmë ndryshime për ndeshjen e radhës, për të rifreskuar ekipin. Skuadra lëvizi mirë, ishim mirë dhe e vendosëm në vështirësi Islandën, ndaj jam i kënaqur, por duhej rezultati. Loja me topa të gjatë? Nuk ishte zgjedhje e jona, por u bënë bashkë një seri faktorësh që e bënë të detyruar këtë mënyrë loje”.

SULMUESIT: “Cikalleshi e Balaj bënë një punë të mirë, ndihmoi edhe mesfushën, por në zonë nuk arritën të shfrytëzonin pasimet që vinin nga krahët. Gjithsesi, jam i kënaqur, punuan shumë”.

13 komente në “Edi Reja: Jam i tërbuar me golin e pësuar, na u mohua dhe një penallti!”

  1. Xhaxhi says:

    Cikalleshi është lesh. Me mire te luante me sadikun që në fillim, e jo ta vinte në minutën e 76.
    Si gjithmonë, kombëtarja luajti mirë, por humbëm. Është e qartë që nuk kemi shanse për vendin e dytë, por të paktën të dalim të tretët, sepse pastaj bëhemi qesharak dhe kthehemi në kohë mbrapsht kur na rrihnin të gjithë.

  2. sunitet nuk bejne skuader........... says:

    Edi hik………..

    1. sportisti says:

      “sunite” ja skuqen sumen Greqise qe bleu titullin e Kampionit te Europes, apo e ke harruar zotrote?

  3. Lani says:

    Duka tha me siguri budalli qe do te fitojme 3 pike.Duka me mire ta mbylli gojen se kur flet sjell keq.Lojtaret ne mbrojtje bene gabim feminor.

  4. `ptuuuu jazek! says:

    Problemi eshte keshtu: Shqiperia nuk ka patur kurre kombetare. Na kane rrafur te gjithe! Tani qe ka Kosova nuk ka pse te kete Shqiperia qe vetem rrihen. Na perfaqson Kosova

  5. Bregu says:

    Kosovaret shkaterruan futbollin ton me par ne konkuronim edhe fitonim me skuadra te forta .ka shqipetar te fort dhe nuk i marin

    1. Serbo-shpellar bregovic says:

      Shko ore psikopat thyej qafen.Felliqesire anti-shqiptare.Per 70 jet qe nuk kishim kosovaret ne kombetare ne paskemi shkelqyer.

  6. Bregu says:

    Qe kur u futen kosovaret ne kombetare ne po behemi me mea.me par rrinim edhe skuadra edhe me te forta

  7. vetem keqardhje says:

    Loja e skuadres shqiptare nuk kish ide. Lojtaret nuk zoteronin dot topin dhe nuk realizonin dot asnje skeme taktike. Me ngjajne me protestuesit qe nuk kane shkolle dhe nuk dine te lexojne nje leter. Nuk thashe se kundershtaret ishin me te mire, por ata shfrytezuan rastin dhe mbrojten rezultatin. Pretendimet e trajnerit me duken absurde , jo se nuk egzistojne por nuk kane asnje rendesi per tu shprehur se duket sikur ngushellon veten. Kjo tregon se kjo skuader qe kur iku De Biazi, keshtu do te vazhdoje.

  8. betixho says:

    Më vjen keq.Luajtëm mirë por nuk arritëm.Po sugjeroj modestisht se porta e kombetares kerkon portjer me cilesi të tjera që e kemi dhe nuk është aktivizuar.Me gjithë aftësitë e mëdha portieri Berisha është konstatuar për çaste mungese vëmëndjeje.Analizoni vetëm 4 ndeshjet e fundit me vëmëndje dhe do ta konstatoni.
    Së dyti sulmuesi Sadiku është i paisur me cilësinë e nuhatjes së portës,është sulmuesi që duhet të jetë prezent per 90 minuta.Ai ka cilësi të paparashikuara për portierin,gjuajtje të fuqishme dhe të pa pritur.Sadiku duhet inspiruar mbasi ka bindje dhe moral per të shënuar.
    Së treti- Skuadra paraqet lodhje pas 10 minutshit të parë të pjeses së dytë.Ka nevojë per zevendesimin e menjëhershëm të paktën të katër mesfushorëve në të njejtën kohë njëherësh nese e lejon rregullorja.Ky akt do ndihmonte si mbrojtjen nga raskapitja e mëtejshme por do ta forconte objektivin e hutimit të nbrojtjes kundershtare por sidomos do nxirte përballë portës dy sulmuesit.
    Mesfushoret me tipare sulmuese Roshi,Uzuni,Grezda,Lilaj,apo edhe të tjerë me zëvëndësimin e menjëhershëm do përmbyste thyerjen e skuadrës nga lodhja në këtë fazë loje.
    Për katër mbrojtësit kam vetëm konsideratat më të larta dhe po të mos ishta lodhja e mesfushorëve ata do kishin shkëlqyer edhe në organizimin e situatave në sulm.
    Me modesti por mos mi hidhni posht këto sugjerime se edhe ne të parëndësishmit mund të ndihmojmë.
    Më vjen keq por stafi shqiptar duhet ta kishte ndihmuar më shumë trainerin Reja në këtë drejtim.Ata e dinë shumë mirë se lodhja e lojtareve tanë është e vjetër,Zoti Reja nuk e di këtë si e dimë ne.Zoti Reja duket që është një trainer i madh e përgëzoj dhe nëse do të ishte ndihmuar si më sipër skuadra e tij do kishte tjeter paraqitje.

  9. Reja mos rren says:

    As edhe nje gjuajtje ne porte ne pjesen e dyte dhe ky ja la fajin arbitrit.

  10. Vlonjati says:

    Kjo kombetare po mere fund ,nje skuader pa ide, pa taktik edhe pa lojtar qe te jen teknikisht te afet te luain per nje kombtare.Nje skuader qe duhet revolucionuar si do mos ne mesfush edhe ne sulem. Shikohim githmone te njetat fytyra qe pesohin humbje ndeshje pas ndeshje. Ka shum talente ne per evrop qe meritohin nje chance me shume se lojtaret qe nga perfaisohin kesaj dite.Shqipria mund te rrahi vetem San Marinon, Ishuet Far oer e Luksemburgun. Per mendimin tim mund te merret dhe Guardiola ne stol ,po traineri nuk ben magjira thjeshte ka detyre te grumulloj e te nisi Ekipin me te sakt. Edhe Edi Reja kete nuk e ka ber e as nje ka per ta ber…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje