VIDEO: Shqipëria mbetet në vendnumëro, kuqezinjtë e Rejës humbin ndaj Islandës!

8 Qershor 2019, 16:53Sport TEMA
VIDEO: Shqipëria mbetet në vendnumëro, kuqezinjtë e

Shqipëria nuk po ia arrinë dot që të dal nga ngërçi ku është zhytur: rezultatet negative.

Pas shkarkimit të trajnerit Kristian Panuçit dhe ardhjes së homologut të tij Edi Rejës, kuqezinjtë kanë mbetur sërish në vendnumëro pasi janë mposhtur në takimin e zhvilluar sot në Reikjavikun e largët kundër përfaqësues së Islandës me rezultatin minimal 1-0.

Një disfatë që tashmë rëndon së tepërmi pozitat e Shqipërisë në tabelën e klasifikim, duke zbehur akoma dhe më shumë shanset për të siguruar një vend që të dërgon në grupet e kampionatit europian.

Loja e sotme me ndryshimin e vetëm të skemës nuk solli asnjë sinjal pozitiv pavarsisht ndryshimit të modulit të lojës dhe trajnerit.

Numri i rasteve të krijuara ishte i pakët, gafat në mbrojtje ishin sërish të rëndë – ku goli i shënuar në minutën e 22-të nga Islandezët me anë të Gudmundsson  që vallëzoi mes mbrojtjes tonë, shfaqi sërish plagën e rëndë që po vuajmë në këtë repart.

Gjithashtu, edhe reparti ofensiv ku në këtë takim u aktivizuan dy sulmues Cikalleshi dhe Balaj, nuk rezultoi deçiziv pasi që të dy nuk krijuan asnjë rrezik në portën kundërshtare.

Ndërkohë, Islanda mori një tre pikësh të artë në fushën e saj që i ngjitet në vendin e tretë në renditje me gjashtë pikë të grumbulluara, duke vijuar të jetë në lojë për objektivin e tyre që është kualifikimi për në fazën e grupeve të “Euro 2020”.

Ndërsa, Shqipëria pozicionohet në vendin e katërt me tre pikë të grumbulluara.

Sfida e rrallës për kuqezinjtë do të jetë kundër Moldavisë ditën e martë, datë 11 qershor, në stadiumin “Elbasan Arena”, ku synimi i vetëm do të jetë fitorja për të dal nga ky moment i errët. (TemA)

Klikoni KËTU për të parë raportin e plotë të ndeshjes dhe më poshtë goli i shënuar nga Gudmundsson

 

2 komente në “VIDEO: Shqipëria mbetet në vendnumëro, kuqezinjtë e Rejës humbin ndaj Islandës!”

  1. Albann says:

    ….hahahahaha…si e ka hapur rrugen vet ai ne qender…E dinte porten nga ishte apo mbronte krahet?

  2. Sqepari says:

    90′, kuadrati i portes islandeze u godit cope zero. Megallomani Duka zgjedh dhe trajnere te huaj dhe ata marrin mend e tij, prishin rehatine e pensionit dhe vijne e stresohen me keta rezerva te mbaruar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje