Trajneri i Islandës: Shqipëria kundërshtarë i vështirë, do rivalizojmë për vendin e dytë!

8 Qershor 2019, 17:19Sport TEMA

Trajneri i përfaqësueses së Islandës, Erik Hamren, u shfaq mjaft i lumtur pas fitores që mori në duelin e sotëm kundër Shqipërisë me rezultatin 1-0.

Në prononcimin e tij për “Supersport”, ai nuk nguroi të vlerësoi dhe përformancën e kuqezinjve ku u shpreh:

Si ishte ndeshja, dhe të luaje ndaj Shqipërisë?

E respektoj shumë Shqipërinë, ekip me lojtarë të mirë. Prisja një ndeshje të vështirë, dhe ashtu ishte. Fakti që shënuam të parët ishte shumë e rëndësishme për ne.

Do fitoni dhe ndaj Turqisë të martën?

Ne gjithmonë duam fitoren, do jetë interesante edhe rezultati në ndeshjen mes Turqisë dhe Francës. Presim që Franca të fitojë grupin, dhe ne do luftojmë me Shqipërinë dhe Turqinë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje