Hysaj: Ja dhuruam fitoren Islandës, na u mohua një penallti

8 Qershor 2019, 17:10Sport TEMA

Elseid Hysaj në mikrofonin e Supersport u shfaq i zhgënjyer për humbjen që pësoi Shqipëria ndaj Islandës. Për kapitenin e kuqezinjëve një gabim fatal në grup në momentin e golit, vendosi fatet e kësaj ndeshjeje.

Çfarë mendon se nuk funksionoi?

Patëm raste, por një nga ato dy momentet patëm edhe një penallti të mohuar. Nëse nuk shënojmë dhe nuk na japin penallti, do e humbim dhe ndeshjen.

Momenti i pësimit të golit, 5 lojtarë rreth shënuesit…

Ishte gabim i joni, nuk mund të kalojë mes 5 vetave një lojtar. Edhe ata, 2 raste patën, nuk patën shumë. Duhet të sigurohemi më shumë.

Ndiheni mirë ti dhe Lenjani me sistemin e ri të Rejas?

Unë u gjenda shumë mirë, hera e parë ose e dytë që e bëj këtë rol. Besimin e kam për të shkuar përpara e kam, shpresoj të vazhdojmë kështu. Duhet të sigurojmë disa gjëra të vogla.

2 komente në “Hysaj: Ja dhuruam fitoren Islandës, na u mohua një penallti”

  1. BK says:

    Nuk mund te bejme trajnerin, por kjo skeme nuk i pershtatet Shqiperise.
    – E lodh skuadren.
    – E mban skuadren 90 minuta duke u perballur ne cdo moment me kundershtarin, duke mos i dhene mundesi lojtareve te marrin fryme ne gjuhen teknike.
    – Sakrifikon ndonje lojtare cilsor ne stol.
    – Shqiperia eshte skuader qe e merr kalane nga brenda. Tradita dhe mundesite, nuk mund te injorohen.
    – Hysaj, nuk eshte i prere per ate rol.
    – Analizan me te mire e ka bere Fakaj. Shqiperia nuk mund te luaj me 3 mbrojtes pasi shpeshhere dalin te panevojshem duke u ndodhur pa kundershtare perpara. Eshte njesoj sikur te luash me lojtare mangut. Tre mbrojtesit tane, duke mos patur cilesite qe kerkon kjo skeme , nuk futen ne thellesi te fushes kur skuadra ndodhet ne fazen sulmuese, gje qe dobeson veprimet ne mesfushe.
    – Skema 4 – 4- 1 – 1, i pergjigjet me mire karakteristikave te lojtareve tane e kthyer ne 4 – 5 – 1, kur skuadra mbrohet.
    Me kete skeme, aktivizohet dhe Rroshi dhe skuadra del me mire ne te dy krahet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje