Kombëtarja mbërrin në Durrës, izolim total për kuqezinjtë para Moldavisë

9 Qershor 2019, 16:26Sport TEMA

Para pak minutash Kombëtarja kuqezi ka mbërritur në Durrës, në resortin “Tropikal”, ku do të vazhdojë përgatitjet për ndeshjen e radhës me Moldavinë, që luhet të martën në stadiumin “Elbasan Arena”.

Atmosfera pas humbjes në Islandë nuk është ajo më e mira dhe nga drejtuesit është kërkuar që ambienti të jetë sa më i qetë. “Vipsport.al” mëson se sapo autobusi i kuqezinjve ka shkuar në vendqëndrimin e Kombëtares, është kërkuar që në ambientet e resortit “Tropikal” të mos kishte pushues dhe ata që ishin brenda në atë kohë, duhej të dilnin jashtë.

Nuk dihet nëse është një vendim i drejtuesve të FSHF-së apo një kërkesë e trajnerit Edi Reja, por është e qartë se kuqezinjtë duhet të jenë “të izoluar” në këto moment për t’u çlodhur fillimisht dhe për t’u përgatitur si duhet për ndeshjen e radhës në grup.

Shqipërisë i duhet të fitojë me çdo kusht ndaj Moldavisë për të mbetur brenda objektivit të eliminatoreve të Europianit 2020.

2 komente në “Kombëtarja mbërrin në Durrës, izolim total për kuqezinjtë para Moldavisë”

  1. Taraboshi says:

    O kombetare te hengert tenja se e ke te keqen perbrenda.Per deri sa te drejtoje FSHF Duka ekipi yne nuk do te shikoj hajer.Para se te humbiste kombetarja e jone ishte bere gati largimi i Panucit dhe zevendesimi i tij me Edi Reja.Ku ate dite po shikonin ndeshjen bashke.Rezultati i mbremeshem ishte disfata me e madhe e Dukes dhe Rese Levizte lojtari lirshem ne mes te tre pupaceve dhe ben golin.
    Me lind e drejta cili ishte pazari idukes me Rene per ta bere tranier te kometares Shqiptare Po me dhate pergjigjen e sakte do te gjeni edhe hkakun e humbjes se kombetares sone. Dhe tani ja beri si plaka mbasi mbaroj pune ja vuri dhozin deres.Reja na i mbylli ne Durres ekipin.

  2. Taraboshi says:

    Mero nuk te pelqeu komenti im qe nuk e kalove.Mos u bej si Henri Cili.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje