Akuzuesja e Nejmar nuk di të ndalet: I droguar! Duhet të ishte në burg ose në spital

10 Qershor 2019, 12:03Sport TEMA

Prej ditësh, një nga çështjet më të nxehta mbeten akuzat që modelja Najila Trindade ka ngritur ndaj yllit të Brazilit, Nejmar. Ajo pretendon se ylli brazilian e ka përdhunuar në mesin e muajit maj në një hotel në Paris, por deklaratat e saj janë jo pak të çuditshme duke qenë se pranon se kishte shkuar në Paris për seks, por Nejmar e kishte përdhunuar.

Së fundmi, ka dhënë një tjetër deklaratë për mediat duke u shprehur se Nejmar është i droguar dhe se duhet arrestuar ose duhet çuar në spital për rehabilitim. Modelja braziliane pretendon se ka dorëzuar edhe videon ku duket qartë që Nejmar e ka përdhunuar ndërkohë që shton se ka frikë se braziliani nuk do ta linte të gjallë.

“Mendova se nuk do të kthehesha e gjallë në Brazil, pasi Nejmarin mund ta kisha denoncuar që në Paris. Isha e trembur pasi isha vetëm dhe ai është një njeri i çmendur. Më goditi dhe më mori fotot ku më kishte goditur te të pasmet për t’u mburrur me shokët prandaj e godita pasi isha shumë e zemëruar.

Më goditi dhe më përdhunoi pasi ishte i droguar dhe i dehur. E thoshte vetë në mesazhe se ishte i droguar dhe i dhunshëm prandaj duhet që të burgoset ose të jetë në një spital për kurim pasi mund të kthehet në rrezik për shoqërinë. Do të publikoj videon pasi nuk dua që Nejmar të dalë i pastër dhe të jetë gjithmonë i lumtur ndërsa unë të shkatërrohem nga stresi”, u shpreh modelja që duket e bindur se do të fundosë sulmuesin e PSG-së.

1 komente në “Akuzuesja e Nejmar nuk di të ndalet: I droguar! Duhet të ishte në burg ose në spital”

  1. NUK KAN NJI FIJE TRU NE KOKE FEMRA DEBILE
    MOS SHKO E SHOEROU ME GABELIN
    QE MOS TE JETOSH GABELERINA I THONE KNEJ NGA ANET TONA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje