Pas Luka Jovic dhe Eden Hazard, Real Madrid ka siguruar edhe mbrojtësin e Lyon, Ferland Mendy. Në një komunikatë për shtyp, klubi madrilen ka bërë të ditur se:
“Real Madrid ka arritur marrëveshjen me Lyon për transferimin e Ferland Mendy.
Lojtari ka nënshkruar me klubin deri në 2025-ën. Mendy do të prezantohet 19 qershorin e ardhshëm në orën 13:00”.
Real Madrid e ka blerë francezin për 48 milionë euro, plus 5 si bonus.
Me nënshkrimin e mbrojtësit të majtë, me gjasë braziliani Marcelo do largohet nga Madridi.
Destinacioni i tij i mundshëm është Juventusi.
19 qershori i ardhshem si i bie???