VIDEO/ Kujt i besoni, Metës apo Juncker?! Rama pyet shqiptarët

12 Qershor 2019, 14:53Politika TEMA

Sot në 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës, presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama ishin të pranishëm dhe më afër njëri-tjetrit. Por pavarësisht kësaj, Rama nuk harroi të thumbojë Metën.

Rama ka publikur me video një pjesë të fjalës së Metës të datës 8 qershor i cili rendit arsyet se përse duhet të shtyhen zgjedhjet, mes te cilave demton dhe perspektiven europiane te vendit.

Gjithashtu ka publikuar edhe fjalën e Jean Claude Juncker, president i Komisionit Europian, i cili tha se zgjedhjet duhet të zhvillohen sepse në të kundër dëmtohet perspektiva Europiane e Shqipërisë.

Presidenti Ilir Meta deklaroi dje në konferencën e dytë të jashtëzakonshme se zhvillimi i këtyre zgjedhjeve do dëmtonte objektivin për anëtarësimin në BE të Shqipërisë.

“Zhvillimi i zgjedhjeve më 30 qershor 2019, objektivi kombëtar i shqiptarëve, Anëtarësimi do dëmtohej në atë masë saqë rikuperimi do kërkonte një kohë të pallogaritshme“, tha Meta.

Ndërsa Presidenti i Komisionit Europian Jean Claude Juncker, deklaroi nga Brukseli se anulimi i zgjedhjeve dëmton perspektivën europiane të Shqipërisë.

“Zgjedhjet duhet të zhvillohen përndryshe do dëmtohet perspektiva europiane  e shqiptarëve”, u shpreh Juncker.

Në përshkrimin e kësaj video Rama shkuan vetëm dy fjalë: “Pa koment”, pasi vet videoja tregon gjithçka.

4 komente në “VIDEO/ Kujt i besoni, Metës apo Juncker?! Rama pyet shqiptarët”

  1. tepelena says:

    O Ed rama,pse e bere president,pse si rihap prape videot dhe gjith ato zhvatje prej mafiozi i ilir kurves ,pse pranove qe ne te njejten koh pranove si kryetare te opozites monen dhe huri i mones president,vjen shume here e keqe edo,

  2. Nik says:

    Cfar te komentojm tani?????

  3. Roberto says:

    Une i besoj Metes. Ai eshte burre shteti dhe di c’ben. Te huajt mos fusin hundet. Haahahhaha Ky eshte Meta qe kerkon te beje te fortin pa llogjike. Meta do armatose popullin qe te mbroje demokracine??? Keta jane dordolece politik qe shikoni tani se si do e dredhin. Te presim.

  4. Lsi says:

    Spaku jep pergjigje..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje