Nga Alfred Peza
Ka një asimetri ekstreme mes mënyrës sesi një pjesë e opinionbërësve dhe zhurmuesve publikë, e trajtojnë çdo veprim, çdo vendim, çdo dalje, çdo fjalë, çdo xhestikulacion dhe çdo sjellje politike të Kryeministrit Edi Rama në raport me ato të “katërshes” së opozitës: Sali Berisha, Ilir Meta, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi.
Nëse Edi Ramës i kritikohet edhe arritja më e madhe; i errësohet edhe vendimi më i drejtë; i nxihet edhe veprimi më i matur e i mohohet edhe rekordi më i mirë. Për “katërshen” e opozitës së rrugës edhe gjëja më ekstreme, edhe më anormalja, edhe sjellja më e rëndë që mund të bëjnë, duket sikur u trajtohet me “dashuri”, me “delikatesë”, me “dhembshuri” e me kujdesin e normalitetit të çdo lajmi tjetër.
Do të ishte krejt e kuptueshme dhe deri diku e pranueshme, nëse kjo asimetri në dy kahje diametralisht të kundërta, do të ekzistonte për faktin se një Kryeministër, kryetari i të vetmes parti në pushtet, sigurisht qe ka më shumë më tepër përgjegjësi përpara vendit. Pasi edhe gabimet, të metat e mangësitë e tij në pushtet, i kushtojnë vendit më shumë sesa ato të kujtdo tjetër, e ndoshta sa të gjithë liderëve politikë në opozitë, sëbashku.
Por, nuk është ky rasti. Kjo qasje asimetrike ndaj Edi Ramës, ka qenë edhe dje kur ai e PS ishin në opozitë e nuk kishte asnjë pushtet në dorë. E njëjta qasje, sjellje dhe trajtim në debatin publik Edi Ramës i është bërë edhe kur ai ishte Kryetar i Bashkisë së Tiranës. Mjafton të kujtoni asimetrinë ekstreme në raport me Lulzim Bashën, kur ia rrëmbeu mandatin përdhunshëm dhe e zëvendësoi duket fjetur gjumë për 4 vjet, në atë zyrë.
Se nga buron kjo lehtësi e papërballueshme, për ta trajtuar Edi Ramën si “të njerkës” dhe “katërshen” si të nënës; Edi Ramën me “syze të errëta” dhe “katërshen” me syze pa xhama fare; Edi Ramën me skrupulozitetin dhe pedantizmin e një lideri politik të një shteti me demokraci ideale dhe “katërshen” me përkëdhelitë e një demokracie “alla shqiptarçe”,- kjo mbetet për tu analizuar shumë më thellë sesa në një shkrim si ky. Por, fakt i pamohueshëm është, se kjo qasje tashmë ka fituar qytetarinë.
Pyetja është se si do ta kishin trajtuar Edi Ramën sot, ata që kanë justifikuar dhe po mbrojnë me zjarr, lidershipin e opozitës sonë të rrugës:
Nëse Edi Rama dhe PS do të kishin bojkotuar në mënyrë sistematike komisionin e reformës zgjedhore dhe sot do të ulërsite gjithë ditën, se donte zgjedhje të lira e demokratike me standarde?
Po nëse Edi Rama do të kishte djegur mandatet e deputetëve të PS dhe do të kishte nxjerrë opozitën nga Parlamenti?
Po nëse Edi Rama do të bënte protesta si këto të 4-5 muajve të fundit, duke hedhur bomba “Molotov” mbi godinën e Kryeministrisë dhe atë të Parlamentit, sa protestues do ishin vrarë në bulevard, e për të cilët sërisht fajin do ta kishte rënë vetëm mbi kryetarin e PS?
Po nëse opozita e Edi Ramës do të firmostë një marrëveshje me partitë e tjera aleate për të mos hyrë në zgjedhje, kundër të gjitha qëndrimeve të SHBA, BE, NATO, PE, OSBE/ ODIHR, etj. çfarë do të thonin sot koristët e grupit të zjarrtë të avokatisë së “katërshes”?
Po nëse Edi Rama dhe PS nuk do të pranonin për tu ulur në dialog pa kushte, nëse nuk plotësohej i vetmi kusht që Sali Berisha të ikte si Kryeministër?
Po nëse Edi Rama do kërkonte “qeveri tranzitore”, ngaqë nuk fitonte dot me zgjedhje, ngaqë donte pushtet në tavolinë dhe për të çbërë Reformën në Drejtësi nga frika e SPAK dhe BKH?
Po nëse Edi Rama do të ishte President i Republikës dhe do të firmoste “çdekretimin” e datës së zgjedhjeve si Ilir Meta, ku do të ishtë ngritur trekëndëshi për ta kryqëzuar Kryetarin e PS?
Po nëse Edi Rama do ishte marë sot i pandehur si Lulzim Basha, nga Prokuroria, për lobim të paligjshëm me para të dyshuara si ruse, ku do ta kishin ndezur turrën e druve për ta djegur të gjallë kryetarin e PS?
Po nëse Edi Rama do ta kishte kërcënuar qoftë edhe njëherë të vetme Monika Kryemadhin, siç ajo bën sistematikisht ndaj tij, çfarë do ta priste Kryetarin e PS nëpër banaqet e televizioneve?
Po nëse i shkonte ndonjëherë ndërmend Edi Ramës të deklaronte; “Ose ikën Sali Berisha si Kryeministër, ose shkrihet PS”, kush do ia hidhte i pari benzinën flakës?!
Kështu mund të vazhdohet pafund. Por, për aq kohë sa kjo qasje nuk mer fund, Edi Ramës dhe PS nuk u mbetet gjë tjetër, veçse ti shkojnë deri në fund rrugës së nisur drejt 30 Qershorit. Për inat të akujt. Por, për shkak të detyrimit madhor ndaj ligjit, Kushtetutës e në respekt të së drejtës së qytetarëve shqiptarë për tu zgjedhur e për të zgjedhur. Sepse në fund të fundit, ajo që po ndodh, nuk është një çështje mes Edi Ramës dhe “atyre”. Por, një çështje mes PS dhe të ardhmes së Shqipërisë.
Larg qoft po te ishte
E ke shkrujt sakt. Dit e nat shofim se si perlyjn ramen dhe jo vetem duke nis nga e cmendura me emrin monik e deri te burri vet qe do bente vetvrasje
Edhe ajo na duhej !!!!!!!!!!!!!!!!!!
Hahahah me syze pa xhama fiks per lulken
Fati i Metës është ose si i diktatorit të Irakut, Sirisë, Libisë dhe të Kubës. Le të zgjedhi në kundërshtime. Na kujtoi gjykatën e Skraparit, shpërndarjen e Parlamentit, nesër do na flasi për ndarjen e vëndit sepse sipas tijë fundi i detyrës është fundi tijë.
Zoti Peza, ja po ti spjegoj une me disa fjale, pse Edi Rama kritikohet per cdo gje qe ben mire, pale te beje keq, cfare e gjen ate. Edhe ti e di po nuk e thua, sepse do te provokosh ndjesi.
– Kur Edi Rama erdhi ne pushtet, ne Shqiperi, erdhi vertet demokracia, bile pak me shume se aq.
Tani cdokush flet sa te doje dhe eshte i lire ta shaje kryeministrin, jo vetem per punet, por edhe nga nana e motra.
-Kush guxon ta beje kete per Sali Berishen. Te hidhen te gjithe ushtaret e tij persiper.
– Duke qene mesues, sjell nje shembull: – Sot mesuesit qe jane demokrate flasin dhe shajne Edi Ramen dhe qeverine e tij qe kur vijne ne pune dhe deri sa ikin. Disa prej tyre te shtunave jane ne proteste per rrezimin e kryeministrit. – Po kush guxonte para gjashte vjetesh nga ne mesuesit e majte te shante Sali Berishen. Drejtori ta nxinte jeten dhe te transferonte me qellim qe ti te kerkoje te ikje vete nga arsimi. Bile ne shkonim edhe ne mitingjet elektorale te PD-se ( se bashku me nxenesit), pavaresisht qe kurre nuk do te votonim per te. Ndersa sot, mesuesit nuk shkojne fare ne takimet e Rames.
– Edi Ramen mund ta qellosh me veze, me boje, me gure, me shashka.- Kujt ja mbante bytha qe tja bente kete gje Sali Berishes. Ishte i vdekur ne ndonje kanal.
-Kush guxonte te dilte ti zinte rrugen Berishes, kur ai shkonte ne takime elektorale. Policia ta zbuste kurrizin dhe te harronte birucave.
-Gazetaret kritike ndaj Berishes, shkaterroheshin e digjeshin, ju nderpriteshin reklamat dhe i shkonin tatimoret. Ndersa Edi Rames i versulen si qente per ta shqyer dhe nuk i gjen gje. Jane te sigurte,
-E therret prokuroria Lul Bashen dhe cohen te gjithe demokratet dhe i vene flaken Shqiperise. Ne rast se nje gje e tille do te ndodhte me Edi Ramen, do te kalbej burgjeve dhe askush nuk do te reagonte.
-Berisha kryen aktin e shitjes se detit faktikisht, ndersa Edi Rama vetem pse ngre nje ekip negociator per kete qellim, quhet tradhetar. Berisha, jo. Ai eshte patrioti me i madh. Babai i kombit. Pse eshte babai. Sepse ja ka shkerdhyer te shtateqindat ketij kombi.
kur do te popullohet spaci i ri qe ndodhet ne velipoje kte na thuaj neve dhe gjithe shqiptqreve se mszi po presim