Shpjegojani Lulzim Bashës ’97-ën, që ai lut!

16 Qershor 2019, 20:56Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Zakonisht serbët e kanë si filozofi, që ngrenë mite mbi dështimet e tyre. Nuk di çfarë e ka gjetur PD-në, që kërkon të mitizojë dështimet dhe zbythjet e saj si suksese, dhe të kërcënojë me këto, shqiptarët.

Dy javë para zgjedhjeve të 30 Qershorit, gara e opozitës është kë të trembë më shumë me vitin 1997. Të gjitha kërcënimet me dhunë, Partia Demokratike i mbështet duke tentuar të ngrejë mitin e vitit ‘97, apo trazirat e vitit ‘98, si një triumf i PD.

Dikush duhet t’ia shpjegojë Lulzim Bashës, se trazirat e vitit ‘97 nuk janë një model për t’u zënë në gojë nga Partia Demokratike, pasi janë trazira që u prodhuan kundër Partisë Demokratike. Ndoshta Lulzim Basha nuk e di se ka qenë emigrant dhe ndoshta ka dëgjuar në familjen e të vjehrrit, që janë lavdëruar “Komitetet e Shpëtimit”, por ato ishin stuktura të dështuara në emër të qytetarëve, që as ndalën dhunën dhe as e shtuan atë, por thjeshtë u përdorën nga të dy palët.

Prandaj kur përmend vitin 1997 si “gogol” për të trembur socialistët, dhe kur paralajmëron se do ngrejë “Komitete Shpëtimi”, në fakt ai trimëron socialistët, pasi më 1997, ajo që u shpartallua nuk ishte PS, por PD, dhe jo aq nga dhuna e rrugës, se sa nga rruga e dhunshme me të cilën tentoi të mbajë pushtetin.

Fitorja e vetme e PD më 1997, ishte gëzimi i përkohshëm i një grupi brenda PD, kryesisht Genc Pollos dhe Tritan Shehut, dhe disa ish ministrave, që Berisha po ikte, por dhe ai gëzim zgjati pak, pasi ai u mori partinë dhe i zboi dhe nuk ka ikur ende andej, edhe pse ata u kthyen si “qen të rrahur” në PD.

Edhe kur u referohen trazirave të vitit ‘98, duhet ta kenë të qartë, se ato nuk i shërbyen për asgjë PD-së, përveçse një izolimi të egër ndërkombëtar që e bëri Berishën për vite të tëra, të fliste me vete në zyrë i vetmuar.

Ndaj nuk është mirë që të merren si simbole shprese, ngjarje që janë në thelb dështime të rënda të PD, nga të cilat ajo duhet të nxjerrë mësime.

Nëse e bën Luli nga padija që ka për atë kohë, apo nga fakti që jeton me njerëzit e gruas dhe ata ishin enveristë atëhere, kjo është tjetër gjë. Por nëse mendon vërtet se më ‘97 apo ‘98, Partia Demokratike ia ka dalë përmes dhunës, atëhere qenka duke e rigroposur PD-në.

Problemi që Basha ka në vitin 2019, rreth dy dekada më pas, është se ka një PD shumë më të dobët, shumë më pak idealiste dhe politike se ajo e dy dekadave më parë, ku në çdo rreth kishte bërthama militantësh. Sot Basha ka shkrirë praktikisht PD-në, në gjysmën e Shqipërisë dhe me një grup shetitës deputetësh, tenton të krijojë imazhin e një partie që mund të përdorë dhunën. Planet e saj për të sulmuar KZAZ-të me dhunë para se të fillojnë punë, apo krekosja se nuk do të lejojë qytetarët të votojnë, janë banalitete që shpejtojnë dështimin e skemës për të bllokuar zgjedhjet.

Ndaj merreni më qetë kërcënimin e tij për dhunë. E vetmja gjë që po bën Basha, është të mbulojë dramën e tij me një teatër dhune.

Nesër, ai duhet të jetë në prokurori, (nëse nuk merr raport), jo si dhunues, por si një person nën akuzë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si pastrues parash ruse. Dhe për këtë shpreson se do ta ndihmojnë shitja e përgjimeve të dosjes “339” që është bërë si thes me miell, që e shkundin sa herë kanë hall. Halli i tij real, është përballja me drejtësinë amerikane, dhe thirrjet e tij për dhunë, në fakt janë lutje për amnisti. Ai po përpiqet të eklipsojë me thirrjet për dhunë, pastrimin e parave ruse, për të cilat mund të dënohet rëndë në SHBA, por në fakt dhuna ndaj zgjedhjeve, vetëm sa do t’i shtojë një ndëshkim, që mund të jetë i përjetshëm, për të mos shkelur në SHBA.

Por mbi të gjitha të bëjë pak kujdes kur përdor krahasimet me vitin 1997, apo 1998. Partia Demokratike nuk meriton të shkatërrohet dhe një herë si në ato vite. Dhe mbi të gjitha nuk meriton të masakrohet më ashtu.

Edhe pse Basha këtë mund ta dijë fitore, dikush duhet t’ia shpjegojë, se ato ditë fëmijët e Doktorit, që më vonë u bënë fati i tij, ikën nga Shqipëria, Liria u fsheh, ndërsa Doktori rrinte me dritë fikur në zyrë. Tani, ajo që mund të ndodhë po të përsëritet, është që Doktori dhe Meta të mbyllen te vilat në Lalëz, Luli tek “Laguna Blu”, dhe populli të dalë në rrugë për të plaçkitur vilat e tyre. Nuk është se ka për të ndodhur, por i duhet shpjeguar Lulit, si mund ta përsërisim ’97-tën, dy dekada më vonë. Atëhere kishte politikanë që mendonin se po shpëtonin Shqipërinë, tani se si të shpëtojnë pasurinë. Kurse Lulzim Basha, si të shpëtojë dhe lirinë e tij.

26 komente në “Shpjegojani Lulzim Bashës ’97-ën, që ai lut!”

  1. Lulushja e mban mend 97 dhe piramidat se u be milioner dhe me grua e vile ne Hollande.
    Ky e nisi jeten si qylaxhi me priken e gruas me paret e gjakut te shqiptareve.
    Por kete radhe ky horr horri me saliun e familjen e munikes,si e ka nisur do e filloj nga zero dhe do djegin si miu ne vilat e sheikeve

    1. Kot meresh me Bashen.Ai eshte vetem nje zar ne tespiet e plakut Sali. 97 eshte tmerri i Saliut dhe do qe ate ta perjetojne shqiptaret ne 2019. Eshte vetem nje ender me te cilen do merret deri sa te vdese.

    2. Xume Protopordha says:

      Disa pyetje per Lylzimen e demonstratave.
      1. Sipas zonjes Lylzime, parlamenti eshte zgjedhur nga krimi dhe prandaj duhet shperndare. Ky ishte shkaku qe zonja Lylzime, Saliu i Qepes dhe ca debile dorezuan mandatet. Pyetja eshte: po atehere presidenti, i zgjedhur po nga ky parlament, a nuk eshte produkt i krimit? Nese po, atehere a nuk duhet flakur nga presidenca?
      2. Ne 97, shqiptaret humben parate, nderkohe qe ne harkun e 7 viteve, me mijra njerez kishin humbur vendet e punes, mes tyre me qindra ushtarake. Normal qe do ngriheshin per te kerkuar te drejtat e tyre, perfshire pasurite tyre. Po sot? Sot zonja Lylzime ka mbledhur rreth vehtes tere ghyqtaret e prokuroret e flakur nga reforma jashte sistemit, qe jane bere si te terbuar se kane humbur parate e tyre, privilegjet e tyre, kane humbur qetesine se nje dite edhe mund te kerkohen per te dhene llogari per bemat e tyre atje ne prokurori. A vertet mendon Lylzimja se populli do i bashkohet me nder kryengritjes se ketyre hajduteve e te korruptuareve, qe i kane pire gjakun deri ne cdo qelize?
      3. Lylzimja ngre e ul, e ul e ngre qe vendi eshte pa gjykate kushtetuese. A e spiegon dot zonja Lylzime se pse disa antare te gjykates kushtetuese, qe kishin vite qe e kishin mbaruar mandatin, lane papritur privilegjet dhe perfitimet, e iken nga syte kembet, me urdher te zonjes Lulushe? Apo pjese e planit te hartuar nga Lylzimja, KGB e Co.
      4. Si spiegohet qe nje jave pasi u kthyen ne parlament pas nje bojkoti te gjate, grupi I PD dorezoi mandatet? Si e spiegon Lylushja ine qe mes disa datave per zgjedhjet vendore, presidenti i dale nga parlamenti i krimit, zgjedh daten me te fundit te lejuar nga kushtetuta, dhe me pas e anullon edhe ate, duke e cuar vendin ne krize juridike? Apo e di Lylushja dhe plani i tij, dhe KGB e CO.
      5. A e di zonjeza Lyli se si kunderpergjigje, edhe Shqiperia do vere rregjimin e vizave me Hollanden, dhe shtetasit hollandeze do kene te drejte te hyjne ne Shqiperi, nje here ne vit, vetem 3 dite, kundrejt nje tarife 10 mije euro? A nuk do i shkoje shtrenjte nje e pallueme zonjes Lyli? Hahahaa. Apo ben Lyli edhe pa pallim? Po hollandezet a e durojne dot mbijetesen me nje pallim nje here ne vit, me keq se lopa?

    3. Amy says:

      fiks fare Mero, i ke vene pikat mbi I fiks per lulushin budalla te trashe mashtures genjeshtar dembel, tere veset e keqia te nje njeriu i ka mbi vete ky person, kujton se shqiptaert e marrin per seriozisht, !!! o zot sa budalla qe eshte, por do ta haje mire kete rradhe, shpetoi nga vjedhja e parave te rruges se kombit qe e beri pa projekt, shto uje e shto para qe te fitone sa me shume, shpetoi nga vrasja ne bulevard e 4 personave dhe dhjetrave te plagosur, shpetoi per 4 vite si K/Bashkie qe vodhi dhe rropi me ane te kunatit te tij, ka shpetuar dhe nga shume gjera te tjera, dhe nga shitja e detit, qe eshte akoma me keq, por kete rradhe nuk i shpton dot drejtesise amerikane, ata nuk falin president, jo me te falin lulushin tone budalla.

  2. US says:

    Është e kotë t’i shpjegosh diçka Bashës. Është idjot pa tru dhe i tredhur. Flet budallëqe dhe bën budallëqe, ndërkohë që PDja shkërrmoqet , që Amerika dhe Europa i kanë hequr vizën dhe gijotina e drejtësisë po afron.
    Është Luli, nuk është Enver Hoxha!
    Vajti i bëri edhe karshillëk SHBAsë duke i kërcënuar se mund të hidhte në erë sistemin.
    Gomar!
    Një krim që do t’a paguajë me lëkurën e tij edhe për t’i dhënë një mesazh të qartë çdo sharlatani tjetër që kujton se mund të bëjë atë që do me Shqipërinë.
    Mos prisni të bëjë ndonjë kthesë të fortë, që të lërë të gjithë të papërgatitur! Mos prisni të shporrë Berishën, ti hapë dyert perëndimit, të nisë hapjen e PDsë, të denoncojë Berishën si arkitekt të 21 janarit, të mbështesë reformën në drejtësi!
    Është peng dhe viktimë. Do shkojë me shpejtësi drejt rrugës që ka nisur. Drejt burgut, gjithmonë nëse Sali Berisha e lë gjallë dhe nëse nuk vret veten.

  3. Identiku says:

    Ngjarjet e 97 erdhen si pasoje e plackitjes deri ne qindarken e fundit qe ju be shqiptareve nga banda e Saliut. Natyrisht qe kishte shkaqe edhe me te thella se sa thjesht plackitja. Ti Mero duhet ti dish shume mire edhe shkaqet e tjera se ke qene edhe vete pjese e asaj bande (per banden e Saliut e kam fjalen) Nuk besoj se e ke haruar.

  4. finoku says:

    Lerini propogandat dhe tifozerine se po e coni vendin ne katastrofe
    Mos prisni zgjidhje nga te huajte dhe as nga ata qe jane pjese dhe problemi i krizes
    Ketu duhet perfundimishte te zgjohen dhe te flasin shqiptaret
    Shoqeria shqiptare e tanisheme eshte e nje niveli te ulet kulturor dhe reagon ne menyre primitive e quajtur ne gjuhen popullore si bageti dhe bujqesi
    Problemi eshte qe perfundimishte pjesa e shendoshe akademike shqiptare ne bashkepunim me forcat studentore dhe diasporen ti thone mjaft ketij llumi qelbanik qe mban shqiperine dhe shqiptaret ne regresivitet dhe ne nje traziscion te vazhdueshem
    Mjaft mjaft mjaft duhet te jete motua qe duhet te bashkoje tere shqiptaret qe u dhimbset vendi
    Te shporren te tere figurat politike qe kane drejtuare dhe drejtojne vendin deri tani
    Te
    Gagrenat politike qe quhen Berisha Basha Rama Ruci Meta bashke me pacavuren e tij dhe disa karikatura te tjera politike si Nokaj Bracet apo Vasilet ti shporrim nga skena politike shqiptare
    Te shperbehen forcat politike qe keru e 30vjete me shume kane sjelle dhimbje dhe perplasje per shqiptaret
    Nuk mund te japin dicka tjeter ne nje kohe qe cdo gje ka ndryshuare dhe vetem probleme shkaktojne me retoriken e tyre te gjuhes se urrjetjes dhe dhunes
    Duhet nje revolicion i vertet qe te trondise themelet e nje sistemi te kalbur i ndertuare shkel e shko fill pas viteve poskomuniste
    Ky revolucion duhet te godas te tera pushtetet perfshi edhe mediat qe jane edhe ato mekatare per gjendjen ku eshte vendi
    Vellezer shqiptare
    Zgjidhjen mund ta japim ne dhe vetem ne dhe as amerikane as europianet as ruset dhe ku di une ku besojme
    Hajde te organizohemi te tere me ne krye inteligjencen dhe akademiket te stjudimit ne vendet europiane me studentet me emigrantet me diasporen te ndryshojme dhe mentalitetin e popullesise se shqiperise qe shkon nga pas ketij llumi qelbanikesh te klases shqiptare qe po na con ne vellavrasje vetem per interesat partiake dhe familjare te tyre
    Hajde te organizohemi te mblidhemi 1milion vete ne Tirane dhe tu japim ultimatumin
    Te shporren nga politika se po mbajne peng endrrat dhe te ardhemen e femijeve tane

    1. Boni says:

      Katastrof je ti qe do RRUMPALL atje ku shtet la rende eshte NATO osbe etj qe po te thone JEPI NXIRRI FUNDIN KERMAVE TE VJETRA.

  5. Iliri nga Gjermania says:

    ???Nuk ka pershkrim me te persosur per 97 apo per 98 per Luzim Bashen?????
    Respek Z.Baze??

  6. Jimi says:

    Mero! Qe nga ai moment kur qoftlargu u shporr mga pushteti, si ne parlament dhe jashte tij, ai gjithmon e ka sfiduar maxhorancen edhe pse jo edhe gjithe popullin me hijen e terrorit te luftes dhe destabilitetit. Madje ai duke e ditur mire “paaftesine” e kesaj maxhorance per te vepruar, e ndeshkuar ate, per te gjitha gjemat dhe kobet qe ai i ka sjelle ketij populli, shkon aq large, sa diten per diell ne mes te parlamentit ti bej thirrje popullit te armatoset!? Kurajo e nje vrasesi te marre, qe kujton se edhe te tjeret do te marrosen nga marrezia e tij !?
    Mero! Mua me duket se punet kane shkuar aq large, sa qe nuk mbane me uje pilafi! Nje “meshire” e tille kristiane ndaj nje vrasesi gjakftohte qe kerkon te fuse vendin ne gjakderdhje eshte e patolerushme. Prandaj ne jemi ne te drejten e zotit qe perballe thirrjeve gjakatare te nje perbindeshi te tille dhe per ta ndalur ate, ti bejme thirrje popullit, qe vertet duhet te armatoset e te shkoje drejt sarajeve te ketij vrasesi dhe te gjithe atyre bastardeve qe e rrethojne dhe t’mos lene gure e kusur, t’mos kete meshire per kete skote barbaresh te cilet per te mbrojtur gjene e vjedhur ketij populli jane kail ta fusin ate ne vellavrasje, Te jesh i sigurt se nese keta vandale duan ta cojne vendin drejt kesaj situate, ky popull nuk ka per ti kursyer ata. Tiu bejne mire hesapet kete rradhe!

  7. Rr. B. Gramshi says:

    Mero,
    jame nje lexues i te gjithe kraheve, pa angazhim ose e thene ndryshe nuk kame aderuar dhe nuk aderoj ne asnje parti apo grupim politik tere jeten time.
    Per mendimin tim je analisti me i mire mbas Fan Nolit qe ka nxjere Shqiperia deri me sot dhe per kete te ndihesh krenar.

    1. Agimi says:

      Po spaske lidje me analizen or Rr.B. Gramshi, krahason Ymer Bazen me FAN NOLIN- ooooooooooo pikkkkkkkkkaaaaaa.

  8. Orli says:

    Mero dakord me ato qe thua ti por kur flet per idealizem te pd,aty gabon! Ne rast se ka parti me legene e me pa ideale ajo eshte pd.Disa shembuj te thjeshte pa hyre ne detaje:1-sa e ka peshtyre sali vuku fatos nanon?uuuuu e bashke me te dhe pdistat!sa e ka lepire sali vuku tosin uuuuuuuu si po ja lepijne dhe pdistat uuuuuu! E keshtu me radhe me azem hajkarin,neritan mallkimin,genc kuqon,tritan preshin,pashkon,arben tankistin,eduard mavrine e dhjetra,qindra te tjere!!! Peshtyj sala,peshtyje salistat e inkuadruar ne partine legeniste me emrin pd,lepije sala lepije ata,ju ra gjuha cope babaleve.

  9. Reç says:

    Teveqel! Kohë e humbët!
    Asnjëri se merr më seriozisht. Edhe ambasadorët ja kanë hequr vizën.
    Do e shtyj kështu me mistrcllëqe deri sa t’i hedhin prangat. Po të ishin trima bashk me Salinë, nuk prisnin deri tani sa të përfundonte reforma në drejtësi, që e votuan po vet me shantazh dhe t’ju bëheshin gati birucat e Reçit, por ishin në luftë me kallash në dorë.
    Të përfytyrosh Lulin, Salinjanin, Bardhin dhe Xen pjeshkën me kallash??????!

  10. Astriti says:

    Z. Mero Baze, gazeta juaj TemA, gazeta me e lexuar eshte bere per shqiptaret e ndershem dhe atdhetare, si Zeri i Amerikes (The Voice of America) para viteve ‘90. Njerezit mezi presin te mesojne se cfare do te thote Z. Baze ne kryeshkrimin e perditshem, si per shembull ky i sotmi!
    Megjithate, deshiroj te them se Sali Berisha dhe kukllat e tij (Meta, Basha, Kryemadhi), nuk heqin dore oer te nxitur nje vella-vrasje dhe oer te djegur Shqiperine edhe nje here tjeter, por ajo qe marr une me mend eshte se kjo mund t’u kthehet kunder, sikyrse thote Luli: “Dy duart per nje koke jane”! Javte mendojme se Luli do iki ne Hollande me familjen, por vilat nuk i merr fot, ja dhe Saliu fo te gjej mbrojtje ne Vilen e Lalzit bashke me fqinjin e tij Ilir Meta, po Shkelzenin dhe Argiten, ku do t’i coje?
    Mero, nje perplasje edhe mund te ndodhe, por rrjedha nuk i dihet, se nisesh per te vene vetulla dhe nxjerre syte, sikurse thote populli!
    Te shohim!

  11. Black Eagle says:

    Jemi 30 vjecaret qe na u gjakos femijria ,na u shkaterrua rinia , na u cenua e ardhmja qe me gjak e shkrumb e hi do ta mbrojme, po kesaj RRADHE metaforikisht sepse jemi niper e femij prindrish qe na mesuan se sjemi afgan, taleban, apo liban, jemi Shqipetare dhe bij te Zotit qe ARMEN TONE KEMI DREJTESINE PER TE MBROJTUR LIRINE E ATDHEUT DHE ATE SHOQERORE E INDIVIDUALE. 1997 do BEHET neper gjyqe me seren e politikaneve, gjyqtareve dhe komisareve te cilet do ulen ne nje karrige te akuzuarish me vrases, hajdut, trafikant kriminela, ahere ta shoh 97 ne BURG . Nuk luftojne dote me naton keta trimat e Saitit dhe Saliut qe e pret Zani Caushi dhe Izeti Haxhia neper burgje do kete trazira e Jo ne vend tjeter. Lyli faleminderit per kete qe bere!

  12. pepja says:

    KU JESHE TI MERO EFENDI KUR TE GJITHE E LANE LUGATINNE MARREZINE E TIJ.

  13. gjeramadhi says:

    z.baze gabon ose do te gabosh PD eshte nje parti artificiale e ramiz alise dhe nuk ka qene asnjehere shprease per qshqiperine PD shume mire ka mbuluar krimet e ppsh dhe krimineli sali shqiptareve folu drejte se ata nuk marrin vesh me nocione politike PD eshte party antishqiptare dhe moniste . po pres te reagosh

  14. Gg says:

    Perse eshte e paqarte ne shkrim kush i shkaktoi trazirat e 97? ( te gjitha trazirat e vuajtjet e shqiptareve ne fakt). Ishte PD. Dhe kercenimi qe ben Luli i njejti eshte: dmth ik Rama se ndryshe ne do shkaktojm perseri ‘ 97.

  15. pertej propogandes ndodhet e verteta says:

    Lul Basha ka shku disa here ne prokurori te pakten.Po pse politikani me I korruptuar, me I inkriminuar , me tradhtari I ketij tranzicioni qenka luli? Apo prokurorja e kapur per fyti po e perdor si mesimore cedhtjen? Qetesohuni e kthjellohuni njerez!

  16. Vatra says:

    Dashtë zoti rrenët e tij t’i kenë këmbët e shkurta e jo si të servit të jetojnë me shekuj mjafton të kujtohet miti i therrjes së Sulltanit në fushë Kosovë( ku ai u vra nga i biri apo shtabi i tijë për trashgim sulltnati) se kinse ai u vra nga nji bari serb i cili hyri serbez-serbez i armatosur në kampin e osmanëve dhe pa ditë as nji fjalë turqe mbrriti të mashtron taborret e sulltanit dhe me kry një akt presedan që historia e luftrave të njerzimit tjetër nuk e njef kështu sa për mitet serve të Pd miku i ngjan mikut

  17. Agron says:

    Sa shume ta paska ngjyere rroten Rama o Mero qe i ke dale avokat mbrojtes.Te jane zene syte te shohesh realitetin.

  18. Nexhat says:

    O Mero gel- Bazja edhe 97 e bene socialistet se u erdhen mbi 30 miljone marka Gjermane nga Serbet per te djegure Shiperine, se PS eshte pasardhesja e PPSHse qe formuane Milladini e Mugosha.
    Kush e pru Ramen nga rrugicat e Parisit me thonje pa prere e koke pa lare sikur me u shkrete PS po te bien kete koke pa larin nje mesues vizatimi pa diplome dhe qe me e keqja i droguare per ta be minister.
    Sigurisht te kujtohet takimi i Nanos me Millosheviçin ne Krete te Greqise kur detyroi Nanon te bjer kete rrugaçin sikur pru Enverin nga te njejtat rrugica. Pastaje Serbet e bene kryetare bashkije qe u be i famshem me 20% ndoshta ka paguare edhe Serbet me ato para. Pastaje e bene kryetare partije qe ai nuk meritonte edhe per çobane lopesh dhe ju kujtohet ça beri e nuk beri. Shperthehu Gerdecin me ndihmen e mikut te tiije, çoi fakiret te djegin kryeministrin dhe vrau 4 veta per te cilet deklaroi 3 dite para 21 janarit me duket se ne top stori kur tha se nuk do lejojme Saliun te kaloje mbi kufomat, dmth qe kishte pregadite kufomat dhe gardistin qe vrau fakiret e shperbleu me kryetare bashkije.
    Beri ça nuk beri te pengoi vizat dhe Naton por nuk mundi te vjene ne pushtet derisa Tadiçi detyroi Meten ne konferencen Ballkanike te PS ve ne Shkoder qe te le Berishen 3 muaje para zgjedhjeve dhe te shkoje te koke pa lari per ta pru ne pushtet se edhe LSIja rrjedhe nga PPSHja.
    Por ata Serbet qe e prune ne pushtet ata ia ngulen edhe Rames se nuk u dha ate qe u ka premtuare nga Kosova dhe i sugjeruane qe te jepe intervisten e famshme per kryetaret e Amerikes para zgjedhjeve se Serbet e dinin qe Trampi do fitoje dhe ja ai qe do ishte rezike per boten u kthye rezike per Ramen dhe zoti i dhashte hajri Rames dhe atyre qe kane ngrene prej tije dhe njeri je edhe ty o Mero gel- Bazja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje