Në përgjimet e publikuara ditën e sotme, gazetari nxjerr një fakt që sipas saj provon një skandal të përmasave të gjera në Shqipëri. Kjo ka të bëjë mbi organizimin e transportit falas të një furgoni, për të cilën supozohet se është kapur duke folur Gjiknuri.
Megjithatë, ajo që për Peter Tiede është një skandal në Shqipëri, në Gjermani, si dhe në shumë vende të tjera të BE-së apo vende të tjera të përparuara si SHBA apo Kanada, është e rregulluar dhe e lejuar me ligj.
Kodi Elektoral Gjerman, shprehimisht lejon organizimin e autobuzëve apo mjeteve të tjera të transportit falas, nga ana e partive politike, në ditën e votimit.
Në Britaninë e Madhe, Kodi Elektoral si dhe Ligji mbi Procedurat Elektorale, shprehet gjithashtu se partitë politike apo kandidatët kanë të drejtë të organizojnë transportin e zgjedhësve të tyre, përsa kohë ky transport ofrohet falas.
Kodi Elektoral në Britani shkon deri aty sa përcakton që kandidatit i lejohet gjithashtu të transportojë persona me automjetin e tij personal apo përmes vullnetarëve të tjerë, në qendrat e votimit.
Në Kanada, neni 802 i Kodit Elektoral përcakton të njëjtën gjë. Madje, në nenin 804, pika 8, theksohet se transporti i zgjedhësve nuk përbën një shpenzim elektoral, e si i tillë nuk është as i deklarueshëm dhe as i tatueshëm.
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vlen e njëjta gjë. Ndonëse kjo rregullohet jo me ligj federal, por me kodet elektorale të shteteve të Unionit, shumica dërrmuese e shteteve lejon shprehimisht organizimin partiak të zgjedhësve. Në shtetet ku kjo nuk përcaktohet me ligj, përsëri nuk ka asnjë sanksion që e kufizon, ndaj nga praktika diçka e tillë ndodh në të gjithë SHBA-të.
Në zgjedhjet e fundit presidenciale, madje disa shtete vendosën që të shpallin transportin tërësisht falas, për të gjithë qytetarët në ditën e zgjedhjeve, me qëllim që të reduktojnë kostot për partitë politike, duke rritur njekohesisht pjesemarrjen.
Ndërkohë, në zgjedhjet e fundit europiane, ato të 23-26 majit 2019, në 17 prej 28 shteteve të BE-së u praktikua edhe një formë e re votimi, ajo e qendrave të lëvizshme të votimit.
Votuesit u njoftuan që më përpara se kur kutia e votimit do të vinte pranë banesës së tyre, duke i lejuar që të votonin nga shtëpia apo pranë saj. Një masë e tillë u mbështet nga partitë politike, si një masë efikase që rrit pjesëmarrjen, duke reduktuar kostot e tyre për transportin e zgjedhësve.
Ndërkohë, dy standartet e “BILD” thellohen edhe më tej. Ndërsa veçohet rasti i Gjiknurit, anashkalohet ai i kryebashkiakut të PD, Xhelal Mziu, që sipas pergjimeve transportoi 500 zgjedhës, me shpenzime të padeklaruara që besohet se janë ato të taksapaguesve të Kamzës, për në qendrat e tyre të votimit në Lurë.(Lexo.al)
Qe nga Marsi nuk ka shkelur më Edvin Escobar D’Rama ne Gjermani.Para disa muajsh,një nga agjencitë e mëdha botërore citoi
në kushtet e anonimatit,një diplomat të huaj teksa thoshte,se në Europën Perëndimore,takimet me njerëzit e Ministrisë së
Brendshme të Shqipërisë janë shumë të sikletshme,pasi e dinë se përpara tyre nuk janë ata që duhet të luftojnë krimin e organizuar,
por krimi vetë”.Ne shume vende Perendimore jan te bindur,se mbas bizneseve te droges ne Shqiperi,jan qeveritare te larte dhe vete
Kryeministri Edvin Escobar D’Rama,i cili merr vendime vetem nen efektin e droges.
Pse ky gazetari i biles nuk ka mare lek do dali se shpejti dhe ateher………..
Te ben pershtypje ne kete gazete paçavure me kete gazetar kaq te poshter gjerman qe pergjimet nuk kane asnje parti tjeter politike si psh: çfare ndodhi ne Lezhe qe e pame drejteperdrejte ne televizion zarfin me para qe iu dha te zotit te shtepise nga shoqeruesi i ILir Metes apo thirrjet e presidentit te sapozgjedhur per: “ne mos kini , arme gjeni, ja rrembeni atij qeni”. çfare ishin keto dhe pse nuk na dalin ne pergjime kur ky gazetar Peter Tiede eshte kaq shume i preokupuar per zgjedhjet ne Shqiperi. E di çfare do ky gazetar? Nje hu ne bythe dhe le te shkele ndonjehere ne Shqiperi ta shohe bythen e dreqit. Para te madhe duhet te kete marre nga LUlezimi qe ben keshtu dhe genjen diten ne diell!