BE: Qeveria shqiptare ka përmbushur kushtet e vendosura, në tetor do jemi të rreptë, por të drejtë

18 Qershor 2019, 19:09Politika TEMA

Këshilli i Bashkimit Europian ka lëshuar një deklaratë të shkurtër pas takimit të sotëm të ministrave të Jashtëm, ku u vendos që negociatat për Shqipërinë dhe Maqedonën Veriore të happen në tetor.

Në njoftim thuhet:

“Komisioni Evropian raporton se qeveria shqiptare ka përmbushur kushtet e vendosura.

Këshilli do të vendosë jo më vonë se muaji tetor. Do të jemi të rreptë, por të drejtë”.

“Duke riafirmuar konkluzionet e tij të 26 qershorit 2018, Këshilli merr parasysh rekomandimin e Komisionit për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë bazuar në vlerësimin e saj pozitiv të progresit të bërë dhe të përmbushjes së kushteve të identifikuara nga Këshilli.

Në dritën e kohës së kufizuar në dispozicion dhe rëndësisë së çështjes, Këshilli do t’i rikthehet kësaj çështje me qëllim që të arrijë një vendim të qartë dhe substancial sa më shpejt që të jetë e mundur dhe jo më vonë se tetori 2019”, thuhet në dokumentin e lëshuar nga Këshilli Evropian për Shqipërinë.

(TemA)

3 komente në “BE: Qeveria shqiptare ka përmbushur kushtet e vendosura, në tetor do jemi të rreptë, por të drejtë”

  1. PALOKA PALOKA thhhhh says:

    Pordhe me rrigone jeni ju vari trapin europes futi nje bashkim me KOSOVEN eshte moment historik

  2. Klevisi says:

    Kot fare… jeni te mire po nuk japim negociatat
    Vetem klevis fariut dhe iku cerrikut i kupton

  3. Sali says:

    Po sikur te shkoni ne pi… te semes me gjithe drejtesine tuaj te dhjere! Ne kemi qene Evrope kur ju ishit akoma me peme. Po cfare ti bejme ca politikaneve inferiore injorante dhe te shitur. Ne djall ametaresimi ne nje komunitet diskriminues. Rrofte ShBA!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje