Çfarë mësuam nga përgjimet e “Bild” dhe a po përdoren ato si në Maqedoninë e Veriut, me Gruevskin

18 Qershor 2019, 11:12Politika TEMA

Nga Rudina Hajdari

Zbulimi i përgjimeve nga gazeta Investigative “BIRN” dhe nga Zëri i Amerikës e më pas nga gazeta gjermane ‘Bild’ tregon një ndryshim të strategjisë për sa i përket këtyre përgjimeve, që taktikisht janë përdorur për të ngritur modelin e Maqedonisë së Veriut dhe për të rrëzuar një qeveri, ashtu sic ndodhi atje me qeverinë e Gruevskit.

Garancinë, që një model i këtij lloji mund të ndodhë, e dha një gazetë gjermane që mesa duket ka edhe mbështetjen e një pjese të Budenstagut gjerman për një përmbysje të tillë, po pa marrë në konsideratë hetimet e tjera që po ndodhin në Prokurorinë e Tiranës.

Ajo që është e qartë, përvec faktit të mungesës së shtetit të së drejtës, është se asgjë nuk është rastësi. Dalja e përgjimeve pikërisht në një datë kur Kryetari i PD-së shmangi paraqitjen në Prokurori, me fjalën se do ta arrestonin, ka ndezur gjendjen aktuale dhe pritet të ketë akoma më shumë ngjarje në ditët në vijim.

Ajo që është e qartë nga e gjithë kjo histori është se të gjitha palët janë të zhytura në probleme të mëdha me ligjin dhe me shtetin e së drejtës. Të gjitha palët e kanë humbur legjitimitetin e tyre përpara popullit si përfaqësues të denjë për të mbrojtur interesat më minimale publike.

Të gjitha palët janë të gatshme të hedhin Shqipërinë në erë ashtu sic po ndodh me negociatat me Bashkimin Evropian në mënyrë që asnjë palë të humbin influencën dhe pushtetin e tyre si brenda dhe jashtë vendit.

Por si asnjëherë më parë asnjë palë nuk është e mbrojtur, asnjë palë nuk mund të shpëtojë veten e saj në këtë pikë ku janë futur. Dikush do të ndëshkohet më shumë se tjetri dhe kjo do varet nga lëvizjet e gjithë secilit se sa shpejt apo sa ngadalë do veprojnë për të mbrojtur veten e tyre. Ajo që është e qartë është që asgjë nuk bëhet për Shqiptarët dhe Shqipërinë dhe ajo që do shikojmë dhe e kemi pritur është shkërmoqja e klasës politike që ka zaptuar vendin prej 30 vitesh.

Dosja 339 (700 CD me përgjime) dhe Dosja 184 janë shembuj konkret të zvarritjeve të njëpasnjëshme, procedime që kanë rreth 3 vite të regjistruara si procedime penale dhe akoma nuk ekziston traskriptimi i CD ndaj përgjimeve që janë bërë e jo më të flitet për dërgimin e tyre në gjyq.

Në të dyja këto procedime e sa e sa të tjera, të lidhura drejtpërsëdrejti me krimin e lartë shtetëror, jo vetëm që kanë mbetur të cunguara lidhur me traskriptimin e CD, por deri më sot janë të pashoqëruara me veprime të tjera hetimore, përshembull, ndjekje a kapje në flagrancë të personave të vënë nën përgjim.

Theksohet fakti që vetë përgjimi sipas neneve përkatëse të Procedurës Penale nuk është gjë tjetër veç një indicje, e cila duhet të shoqërohet me veprime të tjera hetimore, të rëndësishme dhe konkrete që të merret si provë në fajësinë apo jo të një individi.

Mungesa e alternativës për Shqipërinë është ajo që po vuan çdo shqiptar i ndershëm. Çdo politikan që sot flet, ka vite të tëra që gëzon pushtet dhe para dhe nuk është në gjëndje ‘morale’ të akuzojë asnjë palë apo të mbrojë ‘pastërtinë’ të tij apo të saj.

Pas një anullimi të papritur të prokurores së Përgjithshme Arta Marku për të raportuar mbi veprimtarinë e këtij institucioni për vitin 2018, presim që këtë të enjte Prokurorja do të paraqitet për të raportuar përpara Parlamentit me datë 20 qershor 2019.

Pyetja themelore është kjo: çfarë do të ndodhë me këto procedime? E pra, kjo është njëra pikë e rëndësishme që vetë prokurorja e Përgjithshme duhet të analizojë dhe të argumentojë para Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për të dalë mbi palët dhe për të garantuar shtetin e së drejtës, si një prokurore që ka kaluar vetingun.

8 komente në “Çfarë mësuam nga përgjimet e “Bild” dhe a po përdoren ato si në Maqedoninë e Veriut, me Gruevskin”

  1. armand says:

    Epo kur te ben moral edhe vajza e hajdarit. Ti moj vajze fillimisht na trego se me c’leke studiove ne SHBA. Beji radiografine vetes dhe nese del e paster si hap te dyte distancohu nga bemat e babait. Hapi i trete fillo e shkruaj e bej te dituren neper gazeta.

  2. Pavlina says:

    Armand, ja ke fut kot. Rudina ka shume te drejte ne ato qe thote. E gjithe klasa politike shqitare eshte e perfshire ne lloj lloj skandalesh ne keto 30 vjet.Te gjithe drejtuesit kryesote te PD, PS, LSI etj duhet te zhduken nga palitika.

    1. armand says:

      Po’ mire une jam i paditur e ja fus kot. Ti vazhdo e ndiq vajzen e hajdarit .
      Ku e lexove qe paskam shkruar qe s’ka te drejte?
      Kam shkruar SHQIP lexoje edhe njehere…… ndoshta mund te me pergjigjesh , dy pyetje te thjeshta ishin.

  3. Muli says:

    Armand, harrove vetingun e mamasë. Azemi ishte kurvar,kriminel etj, kurse mamaja akuzonte të pambrojturit dhe nxirte nga burgu kriminelat, xhepin plot. Ta shohim a do ta kalojë vetingun?

  4. Miku says:

    Per keto probleme,pyet mamin sa pale breke ka
    ndrruar.Pyete mamin sa njerez ka marre ne qafe per tju marre parate.Pyet mamin sa para ka harxhuar per ty dhe vellain.Erdhet me morra nga Tropoja dhe jeni bere milionere.Milioner nuk behesh vetem me p…..dh sado prej celiku ta kesh,behesh duke vjedhir e rrjepur.Te pakten mos na caj b…..n ketij populli moj debile,bej fresk qeveris se ndryshe mamim ta rrasen brenda dhe do vuaj e varfera se akoma mbahet mire.Do zene rradhe gardianet dhe do vuaj por dhe do knaqet.Kete shiko ti dhe mos na bej moral ti qe
    je e pa moralshme.

  5. lisi says:

    Kjo zonjusha te mesoj njehere shqipen pastaj te flas me rangun e saj jo me popullin shqiptar.

  6. MH says:

    Politika shqiptare duhet te mesojne nga Vajza e Azem Hajdarit.Lerin intrigat dhe ndjekni cfare asht pozitive ne gjithe deklarimet e z.Hajdarit ku per mue gjithesa deklaron qendrojne e nuk i luen topi.Te gjitha kane sensin ne mbrojtjen e se drejtes dhe te interresit te popullit.
    Po ju kujtoj thenine brilante te popullit:
    Lulja linde nga Ferra dhe Ferra lind nga Lulja.
    Ndjekni me kujdes e shume vemendje theniet e z.Hajdari.Ligjeron sikur te ligjeroj vete populli per veten e vete.

  7. Alpizo says:

    Bravo Rudina Hajdari ! Mos u terhiqni , mundohu te shkosh deri ne fund me drejtesi keshtu si e ke nisur . Shume te veshtire e ke ne kete ” Dete te felliqur te politikes Shqipetare ” ( jo kazan eh !!! ) . E theksoj edhe nje here shume veshtire por vazhdo . Kete qe beni ju sot deshi te bente i ndjeri Azem Hajdari ( babaj Juaj ) . Ai vertete luftoi per Demokraci ne Shqiperine tone te dashur . Por ç’e do nuk e lan kulçedrat e terbuara te politikes Shqipetare nga te gjithe krahet e majte e te djathte . Kulçedrat e Partise Demokratike (gjarprinj) nuk e deshen se ju prishte planet per vjedhje,korrupsion,djegje e shkatrim te Shqiperise, ndersa kjo çonte uje ne mullirin e kulçedrave hiena te Partise Socialiste . Synimi i Partise Demokratike ishte ta dergonte Azem Hajdarin ne zonat me problematike qe te humbin ( keshtu ishte e lehte per ta sepse tashme do te thonin : “Ja ishte Populli qe nuk e deshi ” shume e lehte e djallezore per ta eliminuar nga politika) , por kudo qe shkoi ai fitoi Tropoje,Shijak,Bulqize …. Atehere vetem plumbi e ndali Pishtarin e Demokracise. Desha te tregoj se sa te afte jane politikanet shqipetare me vjedhe , shkaterrue e perçudnue Shqiperine . Uroj qe te hecesh perpara dhe me mbeshtetjen e SHBA – se do ta ARRISHE Suksese !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje