Kandidati i Bindjes Demokratike për bashkinë e Dibrës, Shkëlqen Qoka, në një takim me qytetarë të Dibrës ka prezantuar programin e tij për këtë bashki.
Fjala e tij në këtë takim:
Qytetarë Dibranë !
Unë jam në një lëvizje të përditshme në kontakte me individë e grupe qytetarësh, për t’ju parashtruar ofertën time për Bashkinë Dibër.
Çdo ditë has në problematikat e shumta që ju keni. Unë kam vendosur që mos merrem me askënd nga ato që kanë shkaktuar këto pasoja.
Këtë e kam bërë e do ta bëj vetëm për të mos qenë si ato, por do të sjell alternativën time tek secili prej jush.
Oferta ime është për çdo qytetar të ndershëm dhe të përkushtuar, pa mashtrime e presione për të parë Dibrën ndryshe. Ju ftoj të mbështesni kandidaturën time, sepse jam unë që komunikoj me secilin nga ju ,pa patur nevojë të më ndërmjetësojë askush.
Votoni me Bindjen tuaj!
Votoni për mua, që të kemi një Dibër më të mirë!
Voto numrin 2
Në bashkëpunim me ekespertet më të mirë kemi përcaktuar kolonat kryesore mbi të cilat do të orientojmë punën për katër vite qeverisje vendore.
Keto janë disa nga objektivat e zhvillimit strategjik, te cilat konkretizohen edhe me objektiva specific dhe një sërë aktivitetesh e projektesh që do të bëjnë Dibrën ndryshe, ku gjithësecili të ndjehet shpresëplotë , se punët jane ne rrugën e prosperitetit te qëndrueshëm. Ju mund të njiheni me disa nga parashtrimet tona në flete-palosje.
Ju me votoni, të kthejmë Dibrën në rrugën e zhvillimit!
Mendohuni pak përpara se të vendosni, diskutohet fati jonë për katër vitet e ardhëshme.
Jemi mbledhur me angazhimin maksimal për të paraqitur alternativën tonë dhe bërë të mundur një politik për qytetaret jashte asaj që jemi mësuar të shohim për gati 30 vite me radhë.
Nuk mund të vazhdohet më me metodat, ku kandidatët e emruar nga partitë tradicionale të cilët nuk prezantonin asnjë program reale në interes të qytetarëve.
Jeni Ju ata që do përcillni alternative tonë për zhvillimin e qëndrueshëm të Dibrës…
Është koha të ndiqni programin tonë dhe mbështesni fort bindjen tuaj.
Votoni për Dibrën!
Votoni bindjen tuaj!
Do ta haje patozi e te bindurit e tij ne Diber per zullumet e rilindjes ne 2016 atje…Atehere dolen mijera came ne Diber tani do nxjerrin mijera “te bindur” atje.Shemtire qe meriton me shume se te qenit i neveritur.
Po runi Tit pat-ozin nga komentet? funny