Komunistët e Ramiz Alisë kanë bërë të vetmet zgjedhje të lira në Shqipërinë e pas vitit 1991

18 Qershor 2019, 09:41Politika TEMA

Nga Spartak Ngjela

Përgjimet dhe çështja e demokracisë dhe votës së lirë në Shqipëri.

Përgjimet duhet të vijojnë të botohen. Kjo është ndihmë që po i jepet shoqërisë shqiptare, pavarësisht nga emri i gazetës që po i boton.

Pyetja që ngrihet këtu duhet të jetë kjo: që nga rrëzimi i komunizmit, a ka pasur ndonjë rast kur shqiptarët kanë votuar të lirë për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre?

Shqiptarët, deri tani, që nga viti 1991, kanë votuar të lirë vetëm një herë: në mars të vitit 1992. Turp për të gjithë çkanë ardhur pas vitit 1992: komunistët e Ramiz Alisë kanë bërë të vetmin votim të lirë në Shqipërinë e pas vitit 1991.

A do të vijojnë të botohen përgjimet?

Nëse do t’i qëndrojmë precedentëve ndërkombëtarë dhe sidomos precedentit të Maqedonisë, ato do të vijojnë. Dhe nuk ka rëndësi fare se cili është emri i gazetës që po i boton: e rëndësishme është vetëm e vërteta. Ku pyet opinioni publik për sekretin shtetëror, kur një gazetë nxjerr prapaskenat kundër të ardhmes së saj! Shqiptarët kanë nevojë historike për to.

E gjithë klasa politike do të dalë e implikuar, nëse vërtet ka pasur seriozitet në këto përgjime… ose nëse prokurorët nuk kanë zhdukur një palë dhe kanë lënë vetëm një tjetër si subjekt të përgjimit. Mjafton të mos ketë ndërhyrje për të mos i botuar apo shpallur të gjitha, atëherë shoqërisë shqiptare do t’i jepet një ndihmë e madhe.

Unë për vete nuk shoh ndonjë gjë të re. Këto, dhe më tepër se kaq, i kam denoncuar vetë që në vitin 2001, në vitin 2003 e në vijim.

Manipulimi i zgjedhjeve ka qenë dhe është ende fenomen në Shqipëri. Një fenomen malinj që ka helmuar shpirtërisht të gjithë shqiptarët. Vijimi i këtyre përgjimeve do të na ndihmojë të shkallmojmë fenomenin, prandaj thashë më lart që shqiptarëve nuk iu intereson fare as emri i gazetës që po i boton, dhe as mënyra sesi gazeta i ka vënë në dorë këto përgjime: e vetmja masë vlerësuese në këtë rast është e vërteta dhe jo sekreti shtetëror.

Edhe ngritja e SPAK-ut është domosdoshmëri për likuidimin tërësor të këtij fenomeni që për 25 vjet po terrorizon jetën shoqërore në Shqipëri. Dhe jam i bindur që ai do të ngrihet.

E gjithë kriza shqiptare aktuale është pasojë e manipulimit të zgjedhjeve. Sepse kjo është arsyeja që kurrë nuk e pamë botën tonë akademike as në Parlament e as në politikë.

Antiintelektizmi i viteve 1992 e deri sot, është rrjedhojë direkte e mungesës së votës së lirë.

A e dini se kush ka qenë armiku më i urryer i Enver Hoxhës dhe i Josif Stalinit?

Vota e lirë.

A e kuptoni se ku jemi?

Të gjithë shqiptarët me pak mend e dinë se zgjedhjet kanë qenë në Shqipëri një farsë, dhe të dominuara nga forca fizike me anë hordhish të inkriminuara; apo me heqjen arbitrare nga listat e zgjedhësve; ose me votime fiktive të emigrantëve që nuk kanë qenë në Shqipëri me vite të tëra, dhe që e kanë emrin në listat e votimit; por edhe me blerje votash në një hapësirë të madhe vendesh shumë të varfëra në Shqipëri.

Kjo është historia jonë e vërtetë dhe ky është vetë shkaku i varfërisë shqiptare dhe është edhe pasoja direkte e sundimit të mediokritetit në politikën shqiptare.

Kush kërkon të fshehë këtë rrjedhë të shëmtuar historike kundër prosperitetit shqiptar, është i mbështjellë kryekrejt nga ligësia korruptive dhe urrejtja kundrejt demokracisë.

12 komente në “Komunistët e Ramiz Alisë kanë bërë të vetmet zgjedhje të lira në Shqipërinë e pas vitit 1991”

  1. Kalec Dega says:

    Taku po qe ke te drejte ti……
    nostalgjia e shqyptareve per komunizmin i detyroi te harronin shume shpejt 91’…..por…

    taku , nuk jam dakort qe ne shqiperi ka pasur ndonjehere demokraci sepse ata qe ” sollen ” kuptojme sot qe ishin bijte dhe bijat e komunistev/sigurimit dhe shpellare/fshatare

    PD/LSI/PS jane filiza te PPSH….bile dhe sot ata nuk te zhgenjejne per bindjet dhe sjelljen tipike prej komunisti


    Ashtu si donim te verteten e vidjos se Floririt po ashtu shqiptari i ndershem te kerkoje per te verteten e bemave te Piktorit Deshtak.

    1. I Riu komunisti says:

      RROFTE PARTIA KOMUNISTE SHQIPTARE!
      VOTONI PKSH!

  2. Ali Pasha says:

    E paske permendur shume here fjalen “pamvarsisht kesaj gazete” dhe nuk po te kuptoj se cfare ke deshur te thuash me kete?
    Kush eshte kjo gazete?
    Apo mos deshe ti kete krejt Mero Baze…!
    Se kuptoj sinqerishte..?

  3. Plaku says:

    Spartak edhe shqiptaret e kane fajin dhe duhet te edukohen. Ke bere ndonjehere pyetjen se kush jemi dje nga vijme. Historianet pe gjoja te Shqiperise thone prej ilireve. Ballkani ka popuj te cuditshem qe i ngjajne me shume islamikeve te prapambetur te Turqise. Ndersa ne shqiptaret jemi me bastarded e Ballkanit. Popujt nuk shahen se ska te shenjte por kam frike se kjo eshte e vertete. Ndryshe nuk shpegohet pse prodhojme keta politikane vetem grabiqare dhe keqdashes me popullin tyre. Nuk kane asnje lloj respekti per kombin e tyre. Duhen pese ose gjashte breza te ndryshoje gjaku i nderuar Spartak.

    1. pthuuuuuuu says:

      C’thua mor KARAGJOZ Plak!? Shqiptaret kane nxjerre edhe Gjergj Kastriotin edhe Enverin e Madh ….
      Shqiptaret e dine nga vijne, ndersa ti pyet tet’eme se nga vjen. Ndoshta je bastard dhe kerkon qe gjithe shqiptaret ti quash te tille. Jo mor qelbanik, nuk u be bytha jote te me quaj mua apo edhe kedo tjeter keshtu e ashtu. More vesh more Batakci ?

      1. Arberia says:

        Nga komenti ben ‘bam’ se je JEVGOSTAN. Jasu bajatzi.

  4. Deda says:

    O taku : nuk ka lidhje kjo qe thua per Enverin Dhe Stalinin per voten e qir , se ai sistem ishte sistem njepartiak i deklaruar ne kushtetut e para , dhe e dyta o taaakuuu ai sistem dhe ne vitin 92 kur u fut ne gar me partit demokratike qe jan sot , fitoj 70 perqind te votave ne te gjith vendin , PPSHja nuk i humbi zgjedhjet dhe u nderrua sistemi , por i fitoj ato dhe e dorzoj vet pushtetin , se ne parim ajo parti nuk kishte te drejt te mblidhte taksa e borxhe dhe ishte e detyruar te largohej , te linin pas kte PSe qe esht bej njesoj si PDja nuk kan asnje ndryshim , se dhe te vetmin ndryshim qe kishin ishte , qe PSja ishte mbrojtese e luftes nacional çlirimtare , por sot me kte kryerrotkari qe kemi ne te PSs , idhull kemi mutat frasherin , ngjyren nga te kuqe e kemi vjollc , kemi bo jo pak ndryshime prandaj jemi ber njesoj si PDja me mendim dhe me huqe .

  5. Bureto says:

    Konfuçi: “Po nuk u turbullua nuk llagarohet!”.
    Mesa duket kriza e sotme, pavarësisht nga cilët dhe si u inicua, do të jetë filimi i fundit të kësaj klase politike, ca prej 30 vjetësh, e ca të tjerë më të rinj, produkt i shëmtuar i tyre.

  6. h says:

    Shqipëria vendi më i degjeneruar në botë.Në çdo drejtim.
    Në çdo kohë.Me çdo regjim.

  7. lenci says:

    Ketij nuk i del asgje nga ato qe thote. Deri dje nuk thonte asgje per vjedhjen e votave, fliste vetem kunder opozites, duke e paraqitur veten si ambasador te USA dhe BE.
    Kuir thote se kishte paralajmeruar per vjedhjen e votave ne 2001 dhe 2003, a e kupton kush per ke e ka fja;len? Vetem per PS!

    Ne 2001 ky u zgjodh deputet i PD dhe sulmonte PS. Ngrinte ne qiell Sali Berishen dhe aluzonte PS per vjedhjen e votave,!!!
    Ne 2003 e njejta histori. Sulmonte Edi Ramen ne zgjedhjet lokale ne Tirane, me te cilin garonte per postin e kryebashkiakut. U nkujtohet se si mblidhte njerezit te Komisioni Qendror i zgjedhjeve? Sigurisht u kujtohet.

    Te njejten gje ka bere edhe ne 2005, por kete mundohet ta fshehe, sepse atehere rizgjidhej deputet me perkrahjen perseri te Sali Berishes. Pastaj? Me pafytyresine e tij u kthye kunder Berishes qe nuk e beri minister.

    Ka botuar nje liber te sedrise se tij per renien e tiranise shqiptare, libri i trete, ku sulmon Berushen dhe ngre ne qiell Edi Ramen, duke harruar se cfare kishte thene per te me pare. Ky njihet per pafytyresine e tij, mjafton te kujtoni se si i vuri mikrofonat ne zyre Saliut dhe ia shiti regjistrimin televizionit Top Channel.

    Sa i vlen lekura e ine te gjithe…votohet nga disa mijera vete. Eshte braktisur nga te gjithe bashkepuntoret e tij, sepse e dine cfare eshte. Pasi e ngriti Edi Ramen ne disa qindra faqe, tani ben sikur e sulmon. Po i ka “finte”. Rama eshte dora qe e ushqen prej vitesh, por vetem kaq, as ai nuk e ndyn veten te merret me nje njeri te tille, nje i rrjedhur, i pabese dhe llafazan deri ne jargavitje.

    Eksperienca ka treguar se cfare thote ky, ato nuk dalin kurre.

  8. I. Neziri says:

    E kam të njëjtën përshtypje me zotin Ngjela. Kam pasur kënaqësinë t’i përcjell zgjedhjet e 31 marsit të vitit 1991 dhe të raportoj për disa mediume për ato zgjedhje.
    Genc Pollo, po edhe Berisha besoj të më mbajnë mend ende. Vjeshtën e vitit 1993 ma patë thënë Genc Pollo, atëherë shef kabineti i Berishës, kur shkova për të kërkuar termin për një intervju me Berishën se më mbante mend nga konferencat për shtyp si shumë agresiv. Për fatin e keq përshtypjen e krijuar në vitin bukur të largët të vitit 1991 për Berishën&co edhe sot e kësaj ditejo vetëm që e kam, por akoma më shumë më është forcuar. Inatçor, primitiv, destruktiv e shkatërrues deri në absurd, rast për psikiatri që kërkon trajtim të detyruar psikiatrik sa pa e djegur edhe një herë Shqipërinë.

  9. bedri says:

    Jane mallkuar nga zoti ata qe shajne Shqiperine e kombin tone te lashte e krenar per gjenezen e tij .Bastardet qe nuk e duan vendin tone si ai `plaku` i mesiperm do te gjykohen nji dite rende .Turpi qofte mbi kete bastart zemer zi e pa mend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje