Sekretari i përgjithshëm i PS, Taulant Balla pranoi në studion e “Real Story” në Vizion Plus se audio-përgjimet e dala në BILD janë të vërteta përfshirë komunikimin mes kryeministrit Rama dhe Arben Keshit.
Ky i fundit, sipas Ballës është një socialist i vjetër, njëkohësisht anëtar asambleje i PS:
“Arben Keshi është anëtar i PS në Dibër . Ka kandiduar për kryetar komune në Maqellarë dhe është rrahuar nga persona të PD në atë kohë.
Ka qenë një prej koordinatorëve elektorale në Maqellarë. Keshi dhe personat bashkë me të janë rrahur në mënyrë shtazarake nga Falmur Noka, madje i kane nxjerrë dhe pistoletën Keshit.
Në arkiva mund të gjeni edhe deklaratën time ku akuzoj PD për dhunim të anëtarëve të PS.”
Balla n tha se ka dyshime të forta se përgjimet e publikuara nga “Bild” kanë të njëjtat grafika si në rastin “Babale”.
‘Kam dyshimet e mia që grafika është e njëjta me atë që është përdorur dhe në rastin Babale. Është e njëjta firmë.
Madje edhe praktika e përdorur është si në rastin Zagani dhe gazetarit Basir Çollaku, që lajmërojnë 2-3 ditë para se çfarë do të ndodh”, tha Balla
Po mire mo Taulant PD ju rrahu e ju shau kur ishit ne opozite po tani si eshte puna qe prape ju rref dhe ju degjeneron perdite…dhe mendo ju bejne ligjin nje dore rrugecerish ju ben ligjin Zeni, Muli ju ben zbor Stresi… ju rrofshin portofolat, kollaret dhe floket me xhel.
Mos bëj komente more kokëmish. Mëso nga shefi jot, që jo vetëm i pranoi si të vërteta ato që thuhen në përgjim, por deklaroi burrërisht se edhe sot e gjithmonë do të bënte të njëjtën gjë. Sepse ka bindjen që i drejtohet një anëtari të PS në zgjedhje për të mësuar situatën në terren dhe jo një drejtori policie në detyrë në atë kohë, siç është deformuar nga manipulatorë të së vëtetës. Këtu mbahu, nëse kjo është e vërteta, të tjerat nuk kanë asnjë vlerë.