"Çfarë pret më shumë presidenti që s'dënon dhunën, mos ndoshta pret më shumë dhunë?”

20 Qershor 2019, 16:40Politika TEMA

Në një deklaratë për mediat, presidenti Meta tha të enjten se dekreti i tij synonte normalizimin e situatës, duke pranuar në mënyrë indirekte se në fakt ky dekret ka sjellë të kundërtën, pra shpërthimin e dhunës, por pa e përmendur në asnjë rresht atë.

Pikërisht për këtë ka reaguar ministrja Elisa Spiropali e cila ngre pyetjen se “çfarë pret më shumë presidenti që nuk dënon dhunën, mos ndoshta pret më shumë dhunë?”

Spiropali më tej shkruan se ishte presidenti ai që me dekretin e tij i hodhi benzinë zjarrit, dhe tani pretendon se po mundohet ta shuaj.

“U bënë dhjetë ditë nga çdekreti antidekret i dekretit të Ilir Metës dhe të gjithë e shohin se si Ilir Meta i hodhi benzinë zjarrit që pretendon se po mundohet të shuajë! 

Për aspak çudi akoma se ka thënë asnjë fjalë për dhunën talebane mbi KZAZ. Ndoshta sepse pret më shumë dhunë!”, shkruan Spiropali në Twitter.

Më herët Meta bëri thirrje për t’u larguar nga retorika përçarëse dhe kërkoi që palët të ulen në dialog por sërish vuri theksin në një kompromis për një datë të re zgjedhjes.

Propozim ky që s’ka gjasa të ketë mbështetjen e maxhorancës e cila është e vendosur të shkojë në zgjedhje në 30 qershor, pasi e cilëson antikushtetues çdekretin e Metës për anulimin e zgjedhjeve dhe për këtë arsye ka nisur dhe procedurat parlamentare për shkarkimin e tij.

3 komente në ““Çfarë pret më shumë presidenti që s’dënon dhunën, mos ndoshta pret më shumë dhunë?””

  1. ce says:

    Si duket akoma nuk ka mare këshillën e duhur per kete rast nga strateg’ja nderkombetare, nderplanetare, kozmike e leshelise, Kejdi dhembcakallja me shkollë te mesme mesatare 6 qe mbulon problemet e mëdha te Nafije baxhella Qamliles, Fallxhores se leshitdhise.Leshitdhise po jeton grahmat e fundit, sharebajgat e haremit famekeq te Jales shkofshin ne te semes

  2. Zefi says:

    President leshi, ky hajdut ordiner eshte ideatori dhe frymezuesi i dhunes, bashke me monstren Sali Berisha.

  3. Roberto says:

    C’pret Presidenti?? Presidenti pret qe Rama te terhiqet sepse kujton se jemi ne vitet e para te pluralizmit,pa eksperiencen e duhur por gabohet. Kryeministri eshte ne rrugen e drejte edhe pse si c’do qeveri me problemet e saj por te pakten ky eshte rasti qe ti themi JO tekave te banditeve politike te opozites dhe JO zagareve qe Opozita leshon neper rruge si qente e terbuar vetem e vetem se po ju ftohet prapanica pasi kane kaq muaj qe i lane karriget me shpresen e madhe se do vinin ne pushtet me dhune. Kjo Shqiperi nuk ka nevoje per mbetje te tilla. Te ishin mbetje organike do ishte mire sepse do i duheshin bujqesise ne kete periudhe por jane mbetje toksike te rrezikshme per shendetin tone dhe per te ardhmen e Shqiperise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje