Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i është përgjigjur akuzave të kryedemokratit Lulzim Basha i cili e cilësoi si një vegël të kryeministrit Edi Rama.
“Lulzim Basha vazhdon të hedhë natën zjarr dhe ditën kërcënime kundër shkollave, zgjedhjeve, policisë etj.
Natën bëhet guerrilas dhe ditën prokuror, ndërkohë që është thjesht një i pandehur i shumëfishtë. Keqardhje për degradimin”, nënvizon Lleshaj.
Basha paralajmëron Lleshajn: S’ka zgjidhje pa u ndëshkuar hajdutët e votave
Në një deklaratë për median, kreu i PD-së, Lulzim Basha, duke iu referuar 10 përgjimeve të nxjerra nga “Bild” u shpreh se Rama po kërkon ta bëjë qesharak megakrimin zgjedhor dhe se ndëshkimi i vjedhësve të votave është themeli i zgjidhjes politike.
“Reagimi arrogant i Edi Ramës dhe bashkëkriminelëve të tij zgjedhorë, me përpjekjet e tyre për ta normalizuar dhe bërë qesharake, ka për qëllim ta mohojë këtë megakrim me shpresë se shpejt do të harrohet.Dua t’i them atij dhe të gjithë të tjerëve. Asgjë nuk do harrohet.
Asgjë nuk do të tolerohet. Çdo krim do të ndëshkohet. Rruga drejt normaliteti politik dhe shoqëror në Shqipëri kalon nga nxjerrja e të gjithë përgjegjësve para drejtësisë. Asnjë hap politik, asnjë zgjidhje politike në Shqipëri nuk do të bëhet pa pasur në themel të saj ndëshkimin e të gjithë atyre që kanë vjedhur votat e shqiptarëve. Asnjë marrëveshje politike për daljen nga kriza nuk do mund të arrihet, nëse pika numër 1 e saj nuk është ndëshkimi i vjedhësve të votave”, deklaroi Basha.
Sipas tij, skema e shitblerjes së votave dhe vjedhjes ka timonierin e këtyre, jo vetëm në Durrës dhe Dibër, por edhe në të gjithë Shqipërinë.
Më tej kryedemokrati, tha se duhet ndalur tani makineria kriminale e drejtuar nga Rama.
“Përgjimet tregojnë qartë se çfarë komunikimi dashamirës ka mes ministrit, kriminelit e shefit të policisë. Po të mos i njohësh nuk i dallon dot kush është polici e kush trafikanti, kush deputeti e kush krimineli, kush ministri e kush shefi i policisë. Në Dibër policët ju kanë garantuar hapur të fortëve dhe kriminelëve të mbillnin drogë në favor të marrjes së votave. Ai ishte një projekt shkatërrues për vendin, se jo vetëm kapi ekonominë por e shkatërroi atë. Ekonomia sot është bërë e varur nga droga njësoj si Rama e qeveria e tij”, tha Basha.
Basha paralajmëroi dhe Sandër Lleshajn se do të mbajë përgjegjësi ai dhe të gjithë drejtorët e policisë.
“Sandër Lleshaj është vegla më e ftohtë dhe e pashpirtë e Ramës për të nxitur vëllavrasjen. Shumë shpejt ai do të mbajë përgjegjësi për helmimin, dhunimin dhe persekutimin që u ka bërë shqiptarëve për të mbrojtur Edi Ramën. Edhe drejtorët e policisë nga Ardi Veliu tek Roland Hysajt me shokë do të jeni në burg shumë shpejt. Në qelitë që sot është Bardh Spahia do të jetë njëri prej jush”, theksoi Basha. Ai i bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së nesërme.
(TemA)
Lulzimen ta cojme ne bordello holandeze se do bojme lek!
bravo ministri me i mire i kohrave burre i zgjuar dhe pa shume llafe ,me plot kuptimin e fjales burre
Ore Sander , dhe Enveri nje minister me mbiemer koincidencialisht Lleshi perdori per nenshtrenimin e sundimin e veriut duke i hapur rrugen diktatures enveriane.Duke e konsideruar veriun hajvan, reaksionar e idjot politik, haxhi lleshi masakroi ate dhe per te hyre ne Turane na kerkohej vize! Nuk ja vlen te perseritet historia.Mjaft ta lexojme mire ate.
Haxhi Lleshi paska bo mire qe ju vuri viza dhe leje qenfrimi ju, po e shohim se si e keni katandisur Tiranen e gjithe Shqiperine, si Kandahar …
Fisnik, i sakte dhe mendim objektiv. Vertete i ngjane vendit nga eshte dhe tradites me qetesine brilande dhe shprehjet e goditura Lleshaj.
Mesa ju kam njohur , kisha pershtypjen se uniforma e oficerit te rrinte ngushte dhe keq, e jo me ajo e policit! Cka ndodhur me ju?
Vec Bravo zoti minister . Demostroju shqipetareve qe figura e nje ushtaraku eshte me e pastra se cdo politikan
A keni ndonje polic aty mbi koke qe nuk publikoni komentet? ….Shtet policor e ndaj pyta…..
O minister mos fol Shume por Vepro shume nqse eshte pandehur shume fishte coje ne koker te burgun por dhe disa ish ministra ps duhet meren pandehur dhe zhargoni rrugaceror qe perdornin nuk i faker. U
Luli, je akoma i vogel per te kercenuar dhe futur ne burg gjithe Ministrine e Brendshme! Sic thote populli ti rruash t…..! Nga i akuzuar je kthyer ne akuzues! Ti duhet te ishe futur me kohe ne burg! Nga
Po mire more Lul pse e dhjet punen nje here thua nuk ka zgjedhje me Ramen kryeminister tashti thua qe po te pranoj marrveshje jamgadi se mos perfitoj ndonje llokme dhe une do bej sikur do bertas qe te futen ne burg hajdutet po kush me degjon mua .
Përcaktim i mrekullueshëm i cilësive të Bashës, të cilat do të mbeten si legjendë për atë që i lexon dhe i dëgjon.
Po pse nuk e arreston???
O zot I madhe ku kemi arritur.Haduti,mashtruesi,genjeshtari me I madhe I te gjitha kohrave ne Shqiperi,krimineli e vrasesi I popullit te vet,spiuni e antikombetari I shtetit Shqiptar e tash se fundi I akuzuar jo vetem nga prokuroria shqiptare por Eedhe nga FBA si trafikant I pastrimit te parave del me deklarata qekan baze te gjtha problemet qe ai ka kriju e asht I lidhur me to E AKUZON TE TJERET.Burgu I Recit te pret ty o Lulzim,Berishllapaqenin jo ma pak hajdut e kriminel si ti,e sigurisht hajdutin e mirenjOhur e superkorruptuem Meta.Athere Shqiperia SHPETON.
PO kush te jep pushtet ty o idiot! Te genjen mendja ty edhe atyre karabushave qe u duket sikur do behen pushtetare.
Kur ska shtet tja shkerdhej kurve , qef le te boj.
Kush i vodhi votat e 2011 -tes ne TIRANE, nuk ishte hajduti, vrasesi BASHA.
Thone se hajduti e njeh HAJDUTIN. Prandaj te gjithe politikanet e sotem Shqiptar , e praktikojne mire dhe me talent te rralle zanatin e HAJDUTIT.