Përgjimet, Balla: Si “Babalja” e Fushë Kruja, u montuan në zyrat e PD. Ishin ruajtur për një ditë të zezë për Bashën

20 Qershor 2019, 14:50Politika TEMA

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla u shpreh se historia e fundit e përgjimeve të publikuara nga Bild, është njëjtë me inskenimin e Babales, apo ngjarjen e Fushë Krujës.

Nga foltorja e Kuvendit Balla tha se përgjimet ishin ruajtur për një ditë të zezë se këto ditë, sipas tij, për Lulzim Bashën.

“U vura në një akuzë të rëndë, sipas lulzim bashës dhe personave të paguar prej tij, në korrik të 2018, më kishte marrë perëndia mend e bashkë me një koleg teksa kishim rrjedhur kishim shkuar ne 10 të natës në kom fushë krujë e aty në praninë time një idiot i kishte vënë.

U mbars mali me .. dhe pastaj doli Luli vetë. Në përfundim lexoj prokuroria pas 8-9 muajsh kur s ka më interes, prokuroria vendos që punonjësit i policisë Emiljano Nuhu ka fituar azil, por prokuroria e ka marrë të pandehur për kallëzim të rremë. Lul Basha e gazetari i tij Collaku mund t’ ja hedhim me gjobë atë do e paguajnë se nuk ia lë për kopshtet e Librazhdit. Pare ke bërë boll, do e paguash gjobën. “ tha Balla.

Kjo është historia, edhe te përgjimet, kush mendon se ka të re e ka gabim, hapni procesverbalet e kuvendit. Nuk ka ndodhurnjë herë të vetme. E provoi me Babalen nuk i eci, të gjithë e dimë që ishte inskenim i turpshëm. Tani i eksportoi përgjimet, që padyshim që autenticiteti nuk ka dyshim po prerja në copë është pjesë e një plani, nuk hezitoj ta them e marr përgjegjësitë. Monitimi si te babalja te Fushë Kruja është bërë nga e njëjta dorë. Bild i ka marrë të gatshme ishin ruajtur për një ditë të zezë. Ka ditë me të zezë se kjo për Lulzim Bashën.

Basha e ka mbyllur karrierën e vet politike. Në 28 vite në këtë vend akush s do kishte patur parashikimin më ogurzi. Teksa kemi qenë në fushatë Basha ka marrë 1 mln $ nga burime oligarkësh rus. Ky është halli i Bashës, s’ka tjetër. E ka zhytur PD në moçale ruse, duhej përdorur edhe arma 184 që e ka patur aty që në nisje të fushatës. Pse su hap, të shërbente si provë për ankimimin e Dibrës.”- tha Balla. (TemA)

1 komente në “Përgjimet, Balla: Si “Babalja” e Fushë Kruja, u montuan në zyrat e PD. Ishin ruajtur për një ditë të zezë për Bashën”

  1. Zigur Qarri says:

    Ka nje komision te pavarur per”Çeshtjen Xhafaj”(Çeshtjen Babale)?
    Dy dit pas skandalit,para se drejtesia te thote fjalen e saj,Edvin Escobar D’Rama deklaroi,se audio pergjimi eshte manipuluar!
    Ky ishte ndikim,presion ndaj drejtesise,qe eshte i denueshem.Ne cilin vend Perendimore ndodh kjo?
    Çeshtja Xhafaj dergon ne burg nje pjese te madhe te Qeverise,ku hyne Kryeministri D’Rama,ish Ministri Xhafaj,Taulant Balla…
    si edhe shume funksionare te Policise dhe prokurorise.Qeveria Rama eshte nje organizate mafioze e zyrtarizuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje