Rama flet për marrëveshjen me Bashën: E luta aq sa nuk i isha lutur grave më të bukura të planetit

20 Qershor 2019, 19:17Politika TEMA

Gjatë një takimi elektoral në Vaun e Dejës, kryeministri Edi Rama tha se opozita po i rikthehet avazit të vitit 2017.

E luta, aq sa nuk i isha lutur grave më të bukura të planetit, iu luta aq sa edhe Romeo do të ishte habitur edhe sikur ky të ishte ku e ku më i bukur se Zhulieta. Në fund u bind. Mori gjithçka.

Këta që flasin për përgjime dhe për vota, këta kriminelët i nxirrnin nga burgu me leje lindje në fushatë. Dhe kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Është akoma aty. Monument kulture që mbrohet nga Fatmir Mediu”, tha Rama.

Më tej, kryeministri u shpreh se opozita ka pranuar se nuk “fiton dot zgjedhje me ne dhe është larguar”,

Rama tha se për fat të keq, shumë votues të djathtë nuk kanë kandidatë në këtë fushatë, duke shtuar se ky është problemi i vetëm katër personave, Presidenti Ilir Meta, Sali Berisha, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi.

Kudo ku ndaloj në stacionet e fushatës aty ku ne e kemi drejtuar bashkinë flasin punët më shumë se sa 1 mijë fjalë, ndërsa aty ku ne nuk e kemi drejtuar bashkinë flet krahasimi me modelin.

Do të donim që në këto zgjedhje të ishim me kundërshtarin tonë përballë. Marku nuk e ka përballë kryetarin aktual të bashkisë në këtë fushatë dhe për fat të keq shumë votues demokratë nuk kanë zgjedhje, nuk kanë çfarë zgjedhin jo sepse ne ua kemi hequr këtë mundësi as se larg qoftë ndonjë fatkeqësi natyrore ua ka hequr, por udhëheqja e Partisë Demokratike, e cila kapitulloi. Ka pranuar se nuk fiton dot zgjedhje me ne dhe është larguar.

Fatkeqësisht, sot që flasim kjo gjendje ndodh në dy vende të globit, në Shqipëri me PD-në dhe talebanët në Afganistan.

Shqiptarët janë të ndarë kur vjen puna tek partitë politike por janë të bashkuar tek Evropa. Ku historia dhe peripecitë tona na kanë mbajtur të ndarë kaq shumë vite. Kush e bën sot këtë? Janë katër veta. Sali Berisha, Ilir Meta, Lulzim Basha dhe fallxhorja. Katër vetë që kanë marrë përsipër të ringjallin haxhiqamilizmit në vitin 2019.

 Është shumë e rëndësishme që edhe demokrati më ekstremist që jeton me bukën e vet dhe që nuk ushqehet me përsheshin nga Luli ta kuptojë se e gjitha kjo është kundër tij. Është përpjekja e hallit të madh të këtyre katër vetave por edhe të tjerëve përreth si ai që u nis për në televizion dhe përfundoi në komisariat.

Këta nuk duan atë drejtësi që do të pastrojë Shqipërinë nga krimi dhe korrupsioni. Dy vjet përpara të njëjtët njerëz, në atë kohë Ilir Meta nuk kishte zbritur në fushë si sot, Ilir Meta ishte në tribunë, poshtë zyrës time kishin ngritur një çadër, mbanin fjalime, ikte Luli të flinte në drekë dhe rikthehej pasdite dhe mbante prapë fjalim. Prej kohësh, thirrin Rama ik, më përpara Nano ik, Majko ik. Heqin vetëm emrin dhe parullën nuk e ndërrojnë”.

5 komente në “Rama flet për marrëveshjen me Bashën: E luta aq sa nuk i isha lutur grave më të bukura të planetit”

  1. Dane says:

    Do I le batutat ky kari?!

  2. Illyrian says:

    Edhe…?
    Nuk ta dha?

  3. Grigor says:

    Sa thenie e goditur z. Rama! Jemi te ndare tek partite politike por te bashkuar tek Europa! C’lidhje ka mr Europen ata qe inatosen tu kritikosh Erdoganin me shume se tu shash babane! C’lidhje kane me Europen ata qe pellasin “Allahu Snackbar” ne xhamite me emra sulltanesh? Si xhamia e Sulejmanit apo Mehmetit? Vend anetar i lidhjes islamike krahas Somalise, Sudanit, Afganistanit, Pakistanit? Pasi shumica e shqiptareve identifikohen me islamin, cili eshte kontributi i islamit ne formimin kulturor te Europes? Duke dhene pergjigje te sinqerta ketyre pyetjeve do te zbuloni dhe mufkat qe keput z. kryeminister. Nuk mund te ulesh ne tavoline ne vendet me obskurantiste dhe diktatoriale te botes dhe te thuash jam ne krah te vendeve me te perparuara dhe demokratike te botes. Nuk mund te behen bashke sheriati dhe shteti ligjor bashke. Nuk mund te jene bashke shurra dhe parfumi, muti dhe mjalti. Shqiptare ndani mendjen se kujt i perkisni Lindjes apo Perendimit. Jini serioz qe te na marrin te tjeret seriozisht. Mund te na futin ne Evrope si shtet por kulturalisht dhe menderisht ne jemi ne shkretetirat e Arabise! Sa turp!

  4. MH says:

    Ej fodull mendjemadhe.Si nuk te vjen turpe qe shprehesh ne kete forme.Nuk te ka zgjedhur sovrani per Donzhuan.Po per kryeminister.Po kush asht ajo femen nga te bukurat e botes qe i paskesh prishur mendja e surratit tate o rrote.Aq i domosdoshem qenke per femrat e bukura qe paskeshin ngelur per ti propozue zotrrote.Qe te turren me fjalen Rama Ik ta lujne perendin.Po asht ne mos deshiren tone per kohen qe duam te perfundojme reformen e dreqit te drejtesise.Pa per ty edhe ne ate te satem te ikesh nuk na bahet vone.Nji mut i madh sa ato qe protestojne je dhe ti.Keshtuqe diku aty brenda Recit e ke dhe ti rehatin se nuk je pa gja.Muhabetet qe i pjerdhe nga goja ma keq se ti nxjerrje nga bitha gjejua vendin se je kryeminister dhe jo klloun cirkut.Kur ishe zagar ne ndjekjen e karrieres trembeshe kedo qe te shikonte.Origjinal si t’iu kishe ikur spitalit te psiqiatrise nga duart e marre arratine,e kish pamjen.E tashti te shkonka mendja per femna te bukura jo do si do po per ato ma te bukurat e botes.Ptuh jazek te kjofte dita qe erdhe ne kete bote.

  5. ME EMER says:

    A eshte ky per k/minister o njerez te vojtur te Shqiperise ?! Nuk kam durim te lexoj deri ne fund ..! Me ke flet keshtu ky , c`jemi valle ne rrugace ..?! Po ky c`eshte me kete gjuhe te tille ?!Popull i vuajtjeve gjeje rrugen vete , rrugen e bashlimit , te vellazerimit , te barazise ..! Popull , qerroje “koleren” qe dikush ta solli ne ate vend ku dikur kundermonte era e luleve te bukura , kenga e bilbilave , bucima e traktorave ne arrat e punes , ne arrat qe dikur prodhonin jete , ne arrat e djerses ,kenges , harese qe i thoshin fukarallekut “s`ta kemi friken”..! Behu nje grusht o popull i vendit tim qe te largosh te keqen , ate qe ti prishi fabrikat , uzinat , te gjitha gjerrat e perbashketa qe te ngrohnin zemren , te pastronin shpirtin ..! Dhe mos u genje te falesh krimin , kriminelat qe s`kane asnje lloj dhemshurie per kedo e cfaredo …!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje