Nga Namir Lapardhaja
Shqipëria është duke kaluar një ëndërr të mynxyrshme. Përjashto vitin e tmerrshëm ’97, i cili u rri shqiptarëve si ankth dhe makth, frika për një përsëritje, në forma dhe trajta të tjera, jo vetëm që i ka stepur, por, ndofta, është një ndër arsyet që përballë pasigurisë dhe kaosit, së panjohurës dhe së pashkelurës, ata kanë zgjedhur heshtjen dhe mosbëzatjen.
Kjo pasiguri dhe ky kaos shtohet edhe më shumë kur, ndonëse ditët afrohen drejt datës 30 qershor, palët politike në vend janë të vendosura më shumë se kurrë, gjithsekush në skalionin e vet, shumëlarg njëra-tjetrës, në qëndrime thellësisht të ngurta, shumë më larg gjetjes së gjuhës së dialogut dhe zgjidhjes së krizës.
Dhe zgjidhjen e krizës, në raste të ngjashme, zakonisht, e ofron qeveria, duke u dorëhequr, dhe duke i hapur rrugë zgjedhjeve të reja.
Por ky nuk është rasti shqiptar, ku qeveria është mbytur në detin e zullumeve, ndërsa hapjen rrugë dhe uljen për dialog në këto kushte, e sheh si kapitullim, si lënie pushteti në tavolinë, edhe pse në kushte të tjera për të nuk do të ishte kështu.
Nga ana tjetër, opozita e ka militarizuar maksimalisht aksionin e saj, duke e reduktuar misionin e saj opozitar vetëm në moslejimin e mbajtjes së zgjedhjeve lokale të datës 30 qershor, ndërkohë që kjo situatë e nuk e favorizon atë për t’u parë si alternativë nga elektorati gri dhe i lëvizshëm. Njerëzit zakonisht duan alternativë dhe shpresë dhe jo zjarr e tym.
Në këtë kuptim, edhe ngritja nga ana e saj e “Aleancave qytetare”, pavarësisht se janë ideuar për të qenë një mundësi ndryshe ndaj narrativës së flakës dhe tymit, janë të destinuara të dështojnë. Të paktën, për sa kohë që vijohet kështu si janë nisur.
Në të gjithë këtë situatë, palët duken se janë më larg se kurrë nga njëra-tjetra, kurse ata që janë në mes janë qytetarët shqiptarë, të cilët, nga njëra anë, janë thellësisht të pakënaqur me qeverinë, ndërsa, nga ana tjetër, ende nuk e shohin opozitën si alternativë dhe shpresë.
Që të jesh i pakënaqur me qeverinë është krejtësisht normale, aq më shumë me një qeveri si kjo e jona të kredhur me zullume deri në fyt, mirëpo, në gjithë këtë situatë, të mos shohësh shpresë tek opozita kjo është fatkeqësi edhe më e madhe.
Ndaj opozita duhet ta shohë vetveten në sy, të mos e reduktojë të gjithë narrativën dhe aksionin e saj vetëm tek një datë, por, mbi të gjitha, t’i japë përgjigje pikërisht kësaj pyetjeje: pavarësisht të gjithave, përse i gjithë ky det zullumesh dhe pakënaqësie nuk përkthehet në mbështetje popullore për të?
Ore cfare tymosni .
Gazetar Uria Hip. dhe miop.
Ha ha ha ha.
Kastriot. Rrofsh njemije vjet.
Ore “gazetare” koke bole te ishte se nuk e donte shumica e popullit Qeverine e Edi Rames ajo kishte rene me kohe nuk do prisnin qe te hidhte molotov Lul kurva me maloket e Saliut dhe baltaxhit e Like sumq…..me cfare syzesh e shikoni realitetin ne kete vend more sharlatane se na moret ne qafe…
Sakte undefined. Ky mytyberi ka qene sekretar I deges PEDEs Berat. Ky e sheh qeverisjen me syzet e Pederrit. Prandaj I bejne syte mase.
Gfare ka ndodhur me ty Namir?Te kane debuar nga funksionet e PD-se lokale ne Berat?Megjithate ky shkrim i shkon per shtat elektoratit gri,pjeses me te madhe te shqiptareve qe nuk e gjejne veten te asnje force politike .Te gjithe jane hajdute e kriminel.
Mero,nuk arrij të kuptoj se si herë pas here e ul kaq shumë nivelin e gazetes duke publikuar shkrime të një niveli kaq të ulët!
Ky zhgaravitësi,që me siguri ka pseudonim duhet ta kuptojë 1 sahat e më parë se nuk ka lidhje me këtë punë që pretendon të bëjë.Me analistin,desha të them.
Shkrim shumë i mirë për tu marrë shembull, po me kë të flasësh thuaj, bolshevikët nuk hanë gozhdë.
Ore lapardhaja cte duhet politika ik andej nga dyshniku dhe beje nje hartim per nxenesit e klases katert dhe nje keshille ndro numrin e syzeve se me duket me keto nuk shikoke mire ,megjiate lulushi do ta ne konsiderat mund te beje dhe depute .Pranaj bej ndonje hartim nje here ne dy jave sepse mund ta arish fikun.
La pordha. Ik se na mbyte me ere,
Ky duhet te jete ndonje roje tek wc publike ne Berat………
Shkrim mjaft i ligesht.Gjasme se po kritikoj poziten per ti dhen mend opozites.Ma shume ngatron me kete shkrim se zhdervillon.
undefined
Fatkeqesia e ketij vendi nuk eshte qytetaria e Qeverise por malokeria e fshtataresia e ketyre Lapardhave qe e kane te shkruar ne balle idotesine e tyre e mos gdhendjen qytetare!Qe Shqiperia te behet duhet qe kjo shtrese e felliqur shoqerore te mbytet njehere e pergjithmone e pas ketaj te filloje ndertimi i nje shoqerie te re ku ne radhe te pare te kuptohet civilizimi e ku molotovet e injorance se kesaj shoqerie te zevendesohen me aresyen e shendoshe te nje shoqerie te civilizuar!Naimirit nuk i ka ikur akoma shenja e baltes nga gjunjte e jo me te dije se si eshte nje shoqeri e kulturuar e civile!Ai ngateron koken me kembet ku s’ka mundesi kurr qe te dytat te drejtojne te paren(kembet koken)ndaj edhe vazhdojne me beun akoma si ne rendin feudal!Beri,Basha,Rrushi i Skraparit dhe Monika Sihanuku ka ardhur koha qe ti japin llogari ketij populli se sa kane vjedhur dhe ku i gjeten pasurite e vena e ti rikthejne nje nga nje si pasuri e ketij populli!Gjyqi tu behet perpara tek shshi Skenderbej e ky koke gung a Namir ti jipet mundesia te shkruaj ndonje artikull per Sali beun,per Lulezimin,Toto Liken dhe Moniken qe thone qe edhe macen e ka çuar jashte shtetit per studime se ia kane kercenuar ketu ne shqiperi!Poshte diktatura e malove dhe katnareve qe duan vetem fshat dhe asnjehere qytet e qyteterim!Qe ti kundervihesh vizionit te Edit do te thote qe te mos duash qyteterim e drite por vetem eresire e shkaterim,ndaj lerg duart nga ky emancipim se ndryshe n.s.se ne 97 u rifut ne politike fale dredhive Saliu ,kete radhe n.q.se behet si atehere do te perfundoje ne grope muti pasi shqipetari mos ta harroje qe eshte fuçi baruti!Hajd pra le te sherbeje 30 qershori si dita e stabilizimit njehere e pergjithmone e ketij vendi qe ka 30 vite qe vidhet,vritet,shitet e perdhunohet nga klika Berishiste e lakenjt e tij qe i vijne nga pas!Boll ky popull ju degjoi pordhet per mese 30 vite e Ju plehrat e ketij vendi kurr nuk e ndigjuat asnjehere por e kthyet ne epoken e kandilit me Qim Peket,Me gjysmagjelet Gjekmarkaj,me Ylli Raqiper e Nikolle Leshet me Blend Toptanet e lloj lloj sorollopesh duke menduar se me kazanet mediatik qe vlonin çdo dite do ta ngopenit kete popull me luge bosh!Boooooooooooooooooooollllllllllllllllllllllllllllllllllllll me se jemi dhe live!
GAZETARE RROT K,,,
PATRIOTET PERPARA BEJNE TE MIRAT E VENDT ,,QE NE KETE RAST ESHTE HYRJA NE .B.E.
PASTAJ MERREN ME GJERA SERIOZE
TE GJITHE JANE HAJDUTE VOTASH .NGA ,.P.D. KE .L.S.I. DERI TEK .P.S.POR RREMUJAT BEHEN QE SHQIPERIA MOS BEHET KANDIDAT PER NE EUROPE
SEPSE KESHTU DUAN SERBBET RUSET E TJERE
A E KUPTONI ,KY ESHTE MOTIVI I VERTETE QE LULI SALIU E MONIKA BEJNE RREMUJA.KETYRE NUK I PLASI K,,,PER SHQIPERINE SHQIPTARET
Më falni se do zgjatem pak për të thënë realisht shkurt atë që mendoj rreth kësaj situate kaq komplekse.
Është e vërtetë që të gjithë sot kujtojnë se kanë të drejtë, dhe që është pala tjetër ajo që ka faj, por le ta pranojmë se e drejta dhe e vërteta është një dhe vetëm një. Kush ka sytë e mëndjes në rregull, le ta shohë, dhe kush është i verbuar nga interesi i vockël i momentit, do vijë dita që kjo që po bën sot do t’i kthehet me patjetër në bumerang, dhe në një mënyrë ose një tjetër do i vuajë vetë pasojat e veprimeve të sotme të veta. Por pasojat negative të sjelljes së tyre në një shtet rrumpallë që nuk zbaton ligjin ndaj shkelësve të ligjit, nuk do bien vetëm mbi ata, por edhe mbi ne që nuk mendojmë njësoj si zjarrvënësit, prandaj dhe duhet të jemi njëlloj të shqetësuar për pasojat e asaj që po ndodh sot. Është njëlloj si të heshtësh kur sheh një bashkëudhëtar në të njëjtën anije me ty, që po i hap një vrimë anijes, dhe të heshtësh!!!
Çdo shtet qëndron në këmbë thjesht dhe vetëm nga zbatimi i ligjit, kushtetutës, rregullave apo normave të bashkëvendosura dhe të gjithëpranuara e të miratuara me shumicë votash, se asnjëherë nuk arrihet dakordësi e plotë për një çështje të caktuar. Nqs këto norma do të ishin fakultative dhe zbatimi i tyre do lihej në dëshirën e palëve sipas rastit dhe interesave të tyre të çastit, atëherë asnjë shtet nga ata që sot janë modern dhe në prosperitet nuk do të ishte në gjëndjen ekonomike, të mirëqënies, dhe zhvillimit institucional ku ndodhen sot. Dhe Shqipëria po bën çmos që t’u ngjajë atyre. Atëherë pyetja që lind është, a do bëhemi ne ndonjëherë shtet ku të gjithë shtetasit të jenë të detyruar të zbatojnë kushtetutën dhe ligjet e këtij vëndi, apo do vazhdojmë jetë e mot me rrumpallizmin tonë që na ka karakterizuar gjatë gjithë këtyre 30 viteve gjoja demokraci?! Dhe pikërisht për shkak të këtij rrumpallizmi Shqiptar që konsiston në mos zbatimin e ligjeve që vetë i kemi miratuar, Evropa na ka mbyllur dyert, duke mos na marrë asnjëherë seriozisht, dhe sot që dikush kërkon të shkëputet nga kjo histori jashtëligjshmërie alla Shqiptare dhe kërkon të bëjë diferencën me atë çka ka ndodhur më parë, duke thjesht zbatuar kushtetutën e këtij vëndi, ne kërkojmë ta barasvlerësojmë me aktorët dhe faktorët e tjerë politikë duke e anatemuar këtë sjellje prej shtetari, dhe duke e konsideruar atë luftë për pushtet. Qëllimet e sjelljeve të gjithsecilit merren me mënd lehtësisht, çdo gjë ka qënë dhe është nën dritën e diellit, këtu kemi qënë dhe i dimë të gjitha bëmat e gjithsecilit!!! E kemi sport kombëtar ne Shqiptarët që të shtiremi si “TË PAANSHËM” edhe kur kjo sjellje nuk të çon gjëkundi! “Çezarit i duhet dhënë çfarë i takon Çezarit”! Luftë për pushtet nuk bën ai që e ka pushtetin, por ai që e kërkon atë, dhe kjo në fakt nuk është herezi, për sa kohë kjo luftë nuk cënon paqen sociale, ligjet e shtetit dhe normat morale e qytetare të gjithëpranuara! Por kur ajo luftë për pushtet kthehet qëllim në vetvete, me prapavijë të pastër qëllimesh destruktive që synojnë rënien e sistemit me shpresën se mbas kësaj kataklizmoje, do jemi të gjithë të barabartë nën rrënojat e sistemit të kthyer në gërmadhë, atëherë ideatorët, autorët dhe nxitësit e kësaj kataklizmoje thjesht kanë zbuluar qëllimin e vërtetë të tyre, që nuk është thjesht pushteti, por ikja dhe shpëtimi nga ndonjë përgjegjësi penale apo ligjore që iu cënon rehatinë e krijuar me paratë e vjedhura, që janë në fakt edhe argumenti për këto përgjegjësi ligjore!!! Kush ka sy le të shikojë, kush ka mëndje le ta vërë në funksionim atë se nuk ia ka dhënë Zoti për të ndarë sytë. Se gjithmonë “VJEN NJË DITË…”!!!
Ne Shqiptarët duhet që të paktën të fillojmë të mendojmë që vetëm zbatimi i ligjit edhe atëherë kur zbatimi i tij bie ndesh me interesin tonë vetiak të momentit, është rruga drejt asaj Evrope që të gjithë bërtasim e ulërasim se e duam Shqipërinë si ajo! Them që të paktën të fillojmë të mendojmë në këtë mënyrë, se e menduara definitivisht në këtë mënyrë kërkon kohën e vet të maturimit shoqëror, dhe atëherë nuk do kishim më dallim nga Evropianët.
Le të fillojmë sa nuk është vonë të sillemi si Evropianë, si ata të cilët e kanë treguar fare hapur se janë për zbatimin me çdo kusht të kushtetutës dhe ligjeve të vendit, duke mbajtur edhe qëndrim kritik ndaj atyre që sulmojnë sistemin me shpresën se do e rrëzojnë atë mbi kokat e të gjithëve ne. Dhe nqs e lëmë që kjo të ndodhë, anija kur mbytet, i mbyt të gjithë që kanë hypur në të!!!