ANALIZA e përgjimeve të "BILD": Radiografia e zërave

20 Qershor 2019, 17:21Politika TEMA

Nga Ardian Vehbiu

Po dyshoj fort se çfarë po ndodh këto ditë, me publikimin e disa regjistrimeve nga tabloidi gjerman “Bild” (e ashtuquajtura electiongate) i ka shumë atribute të një PSYOP-i (psychological operation).

Te Wikipedia gjej këtë përkufizim të PSYOPS: operacione që synojnë t’i përcjellin informacion të përzgjedhur publikut, për të ndikuar në emocionet, motivet dhe arsyetimin objektiv dhe, në analizë të fundit, sjelljen e qeverive, organizatave, grupeve dhe individëve.[1]

(Meqë burimi i materialeve të regjistruara mbetet, në rastin e tanishëm në Shqipëri, i paqartë, kjo që po ndodh do të klasifikohej si PSYOP gri.)

Impakti i këtyre regjistrimeve në opinion e tejkalon jo vetëm informacionin e ri që ato i japin publikut, por edhe informacionin që mund të nxirret prej tyre në mënyrë objektive.

Publiku jo gjithnjë arrin të mbajë parasysh se bëhet fjalë për regjistrime të paverifikuara, me legjitimitet të diskutueshëm, por që po i jepen në shkelje flagrante të ligjit; dhe sidomos, që këto regjistrime janë vetëm një pjesë e vogël dhe e përzgjedhur, e materialeve në dosjet përkatëse.

Si edhe në rastin e “Babales”, kushdo që po e drejton këtë operacion synon të provokojë ose të paktën të përshpejtojë ndryshime në rendin politik ekzistues nëpërmjet manipulimit të opinionit publik dhe sugjestionimit të elitave.

Momenti se kur u bënë publike këto leaks përkon me shkallëzimin e protestave të opozitës pas djegies së mandateve prej deputetëve të saj dhe të përpjekjeve të presidentit Meta për t’i anuluar zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Mund të mendohet, pa rënë në konspiracionizëm, se bëhet fjalë për veprime të bashkërenduara.

Nëse regjistrimet mund të besohen deri në fund, fushata zgjedhore e PS-së rezulton shumë problematike, para-mafioze, në mos me shkelje flagrante të ligjit dhe të fair play demokratike. Por edhe dhënia e këtyre regjistrimeve një gazete gjermane për publikim është po aq shkelje e ligjit, në mos e kushtetutës.

Të gjitha këto ndodhin në një atmosferë krize politike dhe kushtetuese, ku institucionet kryesore të shtetit janë ose të paralizuara, ose krejt të çorientuara; dhe ku po mungojnë deri edhe strukturat kushtetuese minimale të ndërhyrjes në raste të jashtëzakonshme.

Pas paralizës së gjyqësorit dhe të Gjykatës Kushtetuese, e kishte radhën Parlamenti të gjymtohej nga djegia e mandateve dhe pastaj Presidenti, që të dilte kundër vetes. Në krahasim me të gjitha këto, publikimi i regjistrimeve nga “Bild” mund të duket si gjë e vogël, por që vjen i amplifikuar nga vetë histeria kolektive e momentit.

Nuk mund ta bësh publikun me faj, që nuk arrin të vlerësojë objektivisht se çfarë përfaqësojnë tamam këto regjistrime.

Nëse PS-ja dhe strukturat qeverisëse, në qendër dhe në bazë, e kanë ndarë pushtetin me organizatat parakriminale dhe kriminale, siç dyshohet dhe akuzohet gjerësisht, kjo nuk mund të provohet nga regjistrimet e botuara nga Bild. Është diçka që publiku edhe e di, edhe nuk e di; një informacion i pranuar dhe i mbajtur pezull, midis konfirmimit dhe përgënjeshtrimit.

Rruga e vetme për ta provuar këtë bindshëm, është ajo e gjykatës.

Problemi më i madh i opozitës nuk është PS-ja, as koluzioni i pushtetit me krimin; por fakti që ajo, opozita, nuk i ka liderët e duhur dhe as kapacitetet e duhura politike, për t’u mobilizuar dhe për ta fituar luftën politike në kutitë e votimit.

(Ky është edhe problemi më i madh i PS-së – mungesa e një kundërshtari politik solid dhe serioz.)

Këtë problem opozita nuk mund ta zgjidhë dhe madje as ta maskojë me marifete mediatike, si kjo e rrjedhjes së bisedave telefonike mes qehallarëve të PS-së. Argumenti se “ky (Rama) i ka kapur të gjitha dhe nuk të lë” është argumenti i humbësit.

Përndryshe, edhe sikur regjistrimet e Bild-it të përmbanin një smoking gun, kjo nuk është se do t’ua shtonte njerëzve besimin se opozita është “ndryshe nga këta”. Mjafton një arsyetim gjakftohtë, për të nxjerrë përfundimin se vullneti për të ndërhyrë në ecurinë e zgjedhjeve ka të bëjë me deficitin moral të klasës sonë politike në tërësi; dhe të mospajtimit midis sistemit republikan, liberal, pluralist dhe demokratik që sugjeron Kushtetuta nga njëra anë, dhe instinkteve politike të shqiptarit të sotëm në pushtet, i cili përgjithësisht nuk e ndienobligimin moral për shërbim publik.

Dhe kur imperativi moral mungon, nuk ka transparencë, të vullnetshme ose të siguruar nga një palë e tretë (përgjimi) që ta kompensojë këtë gjymtim moral të politikës; sepse për nga vetë natyra e saj, politika nuk mund të funksionojë, përveçse si një ekuilibër dinamik mes publikes dhe jo-publikes, asaj që thuhet hapur dhe asaj që mbahet e fshehtë, skenës dhe prapaskenës.

Nëse zhvillimet e tanishme, përfshi edhe psyops, do të kishin një efekt pozitiv, ky nuk mund të jetë veçse forcimi i bindjes, në publik, se Shqipëria ka nevojë për më pak qeveri, më pakpolitikë, më pak ushtrim kapilar të pushtetit nga ana e një elite, sidomos kur kjo elitë është kaq modeste sa kjo e tanishmja. Në kuptimin që, pikërisht tani, duhen gjetur mënyra kushtetuese dhe thjesht politike, për të mos e lejuar elitën drejtuese që të dëmtojë aq sa ç’do të kish dashur.

Përndryshe, fushatistët politikë të së nesërmes thjesht do të urdhërohen t’i bëjnë bisedat e tyre në Whatsapp, i cili ofron enkriptim më të sigurt.(Peizazhe.com)

7 komente në “ANALIZA e përgjimeve të “BILD”: Radiografia e zërave”

  1. Bardhi says:

    nuk kisha lexuar me pare nje analize kaq te holle, bravo!!
    Narofshin analistet e TV-ve qe jane vec zgjatime te partive politike. Bardhi

  2. SPAK-u ju pret, shtepia pa qira ju fton says:

    Jane te paafte, medioker, jane te etshem dhe te padurueshem per pushtet, por dhe femije te poshter pa edukate njerezore. Keta jane perfaqesuesit e partise demokratike sot dhe kujtojne se vihet ne pushtet me te gjitha menyrat kur eshte e saksionuar ne gjithe boten perparimtare konkurenca me votat e njerzeve te nje vendi. “Dhe po nuk ma dhe pushtetin, une do djeg dhe perveloj”, por vjen qe digjen dhe pervelohen vete si njerez dhe si organizim politik. Partia demokratike u krijua si aspirate e njerzve te lire, por qe ne fillimet e sa, lideri e beri nje organizim privat e familjar, por edhe nje grumbullim te te gjithe njerzeve qe shoqeria nuk i pranonte ne gjirin e saj pavaresisht forces. Dhe ja ku arriti: tani ky organizim do te perfundoje ne koshin e plehrave dhe ata qe aspironin me te vertete tek kjo parti, do shikojne mundesi te tjera perfaqesimi politik. Do beje dhe ca rremuja apo dhe djegie e vrasje qe te digjet dhe vete perfundimisht. Kush erdhi ne kete bote dhe e mbajti me tapi kete vend?! Qenia vetem kritizere, eshte dhe mbetet vetem te qenit njeri si gjallese qe nuk i sherben as vetes e as shoqerise. Ndersa per ato pergjimet e gazetarit idiot gjerman, jane Babale dhe shkuar Babales. Ky emer do ngelet ne historine e politikes shqiptare. Pra, prurjet qe pruri kjo parti jane shkaterrim total i prones dhe vjedhja e saj nga keta qe sot ulurijne per te se s’e kane me ne duarte e tyre, ozurpimi pushtetit me force, krimi dhe droga qe nuk egzistonin me pare, shkaterrimi totali i moralit jetesor familjar, tradhetia duke bere pazare me shtet fqinje, vrasja ne bulevard, rrembimi pe puç i votimeve dhe me e madhja e te medhave, meqense demokracia bazen e ka tek drejtesia, kete e shkaterroi dhe kompromentoi perfundimisht duke filluar qe me juristet e Plepave te Durresit e deri ne ditet e sotme qe s’ka akoma themele. Pse nuk ju kerkua llogari e ti behej pyetje: zoti Sali Berisha dhe partia jote, perse nuk e reformuat sistemin gjyqesor kur ishit 8 vjet ne pushtet?!

  3. Alban Dega says:

    Radiografi juridike

    “BILD”- TIEDE PERBALLE NJE AVOKATI TE SHQUAR GJERMANO- AMERIKAN

    – Asnje fakt, asnje akt asnje pasoje penale ose kriminale

    – Shpifje, trillime, dizinformacion politik per destabilizim te nje qeverie dhe shteti demokratik

    – Padi per 509 milione euro ndaj “ Bild” dhe Peter Tiede per komplot dhe mashtrim e demtim ne bashkepunim te imazhit te qeverise dhe shtetit shqiptar

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Para tri ditesh takova krejt rastesisht ne trenin Metro North nje nga avokatet me te mire kriminale amerikane me prejardhje gjermane ZWG dhe kur me pa tek po lexoja “Bild”-in gjerman ne IPhone me thote “ Pse humbet kohe me kete tabloid sensacionesh dhe seksi”.
    Pasi i tregoj se behej fjale per vendin tim te origjines Shqiperine, kerkoi tia postoja ne – Emailin e tij per kuriozitet.
    Mbreme kur po kerkoja per vend ne trenin e ores nente te mbremjes duke u kthyer nga puna degjoj emrin tim dhe kur kthej koken, shoh avokatin duke ma bere me dore te ulesha ne vendin bosh prane tij te sediles dyshe dhe menjehere futet ne bisede me pyetjen:

    – A ka prokurori Shqiperia apo jo !?

    – Sigurisht qe ka, por eshte ne proces riperteritjeje dhe Vetingu te thelle ne saje te Reformes ne Drejtesi me sponsorizimin e SHBA-se dhe BE-se

    – Pergjigju shkurt Zoti Dega. Nuk ka por do te kete me siguri. Amerikanet dhe gjermanet nuk i lene nismat qe ndermarrin ne gjysem te rruges…
    Une i lexova me vemendje te pese pjeset e pergjimeve te prokurorise shqiptare, te botuara nga Bild dhe aty nuk gjeta asnje fakt penal, as nje akt penal dhe nuk pashe asnje denoncim as raport nga asnje person real per shutblerje votash, per kercenim, shantazh apo dem, pra nuk ka as nje pasoje penale. Pa keto tre elemente thelbesore nuk ka ceshtje as dosje kriminale…
    U habita si eshte e mundur qe Bild te botoje budalliqe te tilla!?
    Kjo dosje eshte nul… nuk ekziston dhe me dy gishtat e pare te dores formoi bythen e pules domethene 0 absolute .
    Kjo eshte njera ane e saj. Ana tjeter eshte se ne Bild nuk kishte aspak gazetari as informim por deformim, dizinformim trashanik nga gazetari … nuk me kujtohet emri i tij.
    Te vetmet fakte pa fakte te tij ishin disa sllogane politike per blerje e vjedhje votash qe nuk rezultojne ne asnje nga pergjimet, per narkotrafik qe nuk ka asnje deshmi minimale, per kanabizim qe nuk ka asnje te dhene, per krim te organizuar qe mungon dhe prova me e vogel, per nje kryeminister qe vihet ne gijotine thashethemesh e akuzash ala “ genje e genje se dicka do te mbetet”, e cila per fat te keq e ka vendlindjen ne Gjermani.
    Me duket absurde se si nje tabloid vetebaltos jo vetem reputacionin e saj te munguar, por edhe rrezikon nje denoncim shembullor ligjor si nga personat e pergjuar, por edhe nga qeveria dhe kryeministri shqiptar per shpifje, prishje te fames se tyre, per komplot destabilizues dhe dizinformacion te qellimte politik ndaj tabloidit Bild dhe gazetarit per nje shume deri gjysem miliarde euro( € 500 milione Euro )
    Edhe me nje avokat te zakonshem e jo me me nje studio ligjore serioze eshte ceshtje e fituar nga palet e pergojuara ne cdo gjykate gjermane qe jane tejet serioze dhe te rrepta.
    Fakti qe nje a disa nga emrat e pergjuar kane qene te burgosur per narkotrafik apo vrasje apo cfaredo lloj krimi qofte dhe e kane kryer denimin ose jane liruar me vendim gjykate nuk u heq te drejten per te komunikuar me asnje person te zgjedhur perfshi edhe kryetarin e shtetit … Ata jane qytetare si gjithe te tjeret .
    Ti e di se ka udhezime te vecanta bile edhe ligje te posacme ne cdo shtet demokratik, sidomos ne SHBA dhe Gjermani per punesimin dhe rehabilitimin sa me te shpejte, me preparesi te tyre qe te mos rikthehen ne burgje perseri e te behen kriminele kronike back and for, dil e kthehu.
    Burgu kushton shume me teper se punesimi dhe rehabilitimi i tyre dhe ne shume raste kthehet ne shkolle krimesh edhe me te renda.

    – Cfare do te beje Zoti G.. me ato qindra CD -te e pergjimeve te prokurorise shqiptare ?

    – Kater gjera…
    E para, do ti perdorja per te fituar gjyqin me Bild, gazetarin para gjykates gjermane dhe bashkepunetoret e tij shqiptare palet e perfshira ne nxjerrjen e sekretit hetimor ne proces, me shitblerjen,shpifjet, sajimet dhe shperdorimet ligjore e financiare, mediatike, juridike dhe teknike para gjykatave shqiptare.
    E dyta, do ti permblidhja dhe fusja ne sistemin e informacionit elektronik per ti perdorur ne Kolegje dhe Universitete jurisprudence dhe ne Shkollat e Magjistratures se si nuk duhen bere pergjime kriminale per ceshtje ose dosje pa asnje indicie( tregues) krimi apo ceshtje penale jo ekzistuese.
    E treta, do ti perdorja si prova e deshmi kunder prokuroreve idiote qe kane shperdorur taksat e qytetareve per ceshtje aspak serioze e dosje aspak kriminale, duke i ndeshkuar ligjerisht dhe financiarisht me kthimin e cdo centi ( qindarke) te harxhuar kot arkes se shtetit dhe popullit te vet …
    E katerta, do ti coja ne burg cilindo qe ka nxjerre sekretin apo ka manipuluar nje dosje hetimore shantazhuese dhe dezinformuese …

    – E di cfare ndodhi ne protesten e opozites shqiptare fill mbas botimit te “ Bild” it , i them une… disa protestues hodhen dhe dolen me parullat “ Faleminderit Bild”?

    – Nje deshmi tjeter e qarte se organizatoret e protestes kane bashkepunuar ngushte ne kete komplot krejt politiko- mediatik shqiptaro- gjerman dhe jane furnitoret e dizinformacionit te gazetarit dhe Bild, cka e kthen kete ceshtje ne nje ceshtje nderkombetare dhe peforcon akuzat ndaj te dy paleve per krim te organizuar ne bashkepunim dhe te qellimshem per destabizim politik te nje shteti demokratik, sic eshte Shqiperia….

    Ketu nderpritet kjo bisede mjaft interesante… Kishim mberritur ne stacionin e Metro North ne Larchmont dhe pasi me lutet qe ta mbaja te informuar me e-mail se si do te shkonte rrjedha e kesaj ceshtjeje, me ftoi familjarisht per nje kafe ne “ Sunshine Coffe Roasters” kete te shtune ne oren 10 te mengjezit!

    1. kunder manovrimeve mbi psikologjine e shiptareve says:

      Z. Alban Dega shpresoj te jeni njeri real e jo i krijuar sa per komente pro njeres pale apo tjetren. Mendimi im eshte fiks si avokati me te cilin ju keni folur. Kam shume po shume deshire te degjoj analize me baze ligjore e fakte neper mediat e jo muhabet kafeje qe behet ne TV shqiptare te cialt duan vetem te manipulojne masen (qe eshte shumica e qe manipulohet lehte) , e ne mos te manipulojne duan vetem te bejne nje emision sa per te kaluar rradhen duke ftuar njerez dosido..qe pasi u degjon dy llafe i thua vetes “cfare harxhon kohen kot me keta, ky flet pa baza…”

      Nese qeveria aktuale nuk e hedh ne gjyq BILD dhe pseudogazetarin ath ndoshta po kjo zullumahi i bie i leverdis e vete PS..te shohim..gjithcka tani duket e dyshimte por pavaresisht kesaj une jam pro shtetit ligjor dhe pro zgjedhjeve te lira. Situata te tilla qe krijohen jane turp dhe tregues qe masa ne shumice e ka kulturen dhe intelektin e dobet.

    2. Tropojanii says:

      Bravo dega.

  4. Llaman says:

    Gjithmone ka. Kujruar se Dega flet jo doemos me argumenta, por postimi i tij i soten ishte interesant

  5. Labi i zemeruar says:

    Kjo eshte rruga e duhur.I takon qeverise shqiptare te beje akuzen dhe ta ndjeke kete ceshtje ligjerisht.Kurse prokuroria ka pune me prokurorin furnitor te PD-se,Besnik Hajdarmatja…!???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje