“Rikthehet” ish-ambasadori italian që spiunonte Vranitckin dhe ndërkombëtarët te Berisha, reagon për arrestimin e Spahisë: Po përsëritet ’97-ta

20 Qershor 2019, 19:09Politika TEMA

Ish-ambasadori i Italisë në Shqipëri, Paolo Foresti ka reaguar pas arrestimit live të ish-deputetit të PD, Bardh Spahias, teksa ishte nisur për të shkuar në studion e emisionit ‘Open’ në Top Channel.

Me anë të një statusi në Facebook, Foresti cilëson shqetësuese heshtjen e ndërkombëtarëve, mediave ndërkombëtare dge forcave politike europiane.

Ish-amabasadori ngre alarmin se në Shqipëri po përëritet viti famëkeq 1997.

“Po mësoj tani se një mik i dashur, deputet dhe kirurg i njohur është arrestuar në vazhdën e protestave të nisura prej muajsh kundër korrupsioni në Shqipëri.

I riu Spahia, djalë i një mikut tim në vitet ’90, kishte ardhur në Milano të premten, më 14 qershor, për të marrë pjesë në prezantimin e librit tim, ku rrëfej për periudhën e vështirë të 1997, e cila duket se po ripërsëritet më shumë se 20 vite pas.

Është shumë shqetësuese heshtja e komunitetit ndërkombëtar, dhe mbi të gjitha ato të shtypit dhe të forcave politike europiane, pasi pas disa muajsh situata është bërë edhe më e ndezur dhe me një krizë të rrezikshme institucional”, deklaron Paolo Foresti.

Ambasadori italian i vitit 1997 në Shqipëri ka qënë një njeri i lidhur me Berishën, dhe aq proverbiale ka qënë kjo lidhje, sa janë biseda të tëra telefonike të tij me numrin një të PD Tritan Shehu, duke punuar pas shpinës së ndërkombëtarëve që morën situatën nën kontroll pas rënies së shtetit.

Ndërkohë që janë botuar bisedat e fshehtë midis Tritan Shehut, në atë kohë kryetar i Partisë Demokratike dhe ish ambasadorit italian në Shqipëri Paolo Foresti, i cili, ditën qëndronte në krah të Franz Vranisky-t, ish mediatorit ndërkombëtar për rivendosjen e rendit dhe qetësisë publike shqiptare, kurse natën minonte gjithçka.

Duke luajtur rolin e spiunit me bisedat e fshehta midis tij dhe Tritan Shehut, që përveç disa posteve të larta qeveritare kishte qenë dhe drejtues i firmës tregtare partiake “Shqiponja”, e akuzuar për ushtrim të veprimtarive antiligjore.

Me këto biseda të fshehta si ambasadori, ashtu dhe Tritan Shehu, hanin pas shpine komunitetin ndërkombëtar, ndërsa minonin misionin paqtues të emisarëve të tij.

Disa nga fragmentet e gazetari Xhovani Shyti ne librin e tij ”Pabesia e një ambasadori në Tiranë” e zbardhin me se miri lojen e dyfishte te Forestit.

Ambasadori P. Foresti – Berisha duhet të jetë i kujdesshëm kur sulmon publikisht komitetet me të cilët ne po takohemi për t’i nderuar që të neutralizohen…

Kjo sepse bën efektin e kundërt në komunitetin ndërkombëtar, ku gjenden shumë qeveri që nuk duan të angazhohen në Shqipëri sepse kërkojnë largimin e Berishës…

Duhet të luftojmë edhe kundër raporteve jo të favorëshme të hartuara nga D’Asenberg dhe Komisioni i tij. 

Këto gjera duhet t;ja shpjegoni Berishës që të mos na pengojë…Vranicky po harton një paketë të tërë me pikat e marrëveshjes së mundëshme. Sigurisht që ju nuk do ta nënshkruani apo jo?

Tritan Shehu – Për çfarë pikash është fjala…?

Ambasadori- Për Ligjin Elektoral, për komitetet etj.

Tritan Shehu- Kur do të bëhet kjo?

Ambasadori- Unë di që ai po punon për këtë, sonte po nxit Presidentin në këtë rrugë dhe nesër synon të bëj një mbledhje me të gjitha partitë…Ju si PD kur do të mblidheni?

Tritan Shehu- Më vonë, nga ora 12.00.

Ambasadori- Ajo që do tu sugjeroja unë është që po të jeni të gatshëm të arrini marrëveshjen, ju lutem mos e bëni me Vranicky-n. Është shumë e rendësishme edhe për Berishën, ti e kupton çdo të thotë kjo?

Tritan Shehu– Po e kuptova, e kuptova shumë mirë! Në fillim e kisha kuptuar ndryshe.

Ambasadori– Jo, në asnjë mënyrë…Jo, sepse ndërkaq Fino do të iki në SHBA dhe ne fitojmë kohën e duhur së bashku dhe bashkë me kërkesat tuaja për vëzhgues ndërkombëtar e të tjera, që ju interesojnë, për të bërë diçka shumë më të plotë. Unë po pres që ti të më thuash çfarë duhet për t’ju ndihmuar, pasi u’a organizoj unë për ti bërë së bashku… 

Tritan Shehu – Gjërat i mbyllëm ashtu siç na duheshin. Ju falenderoj për ndihmën tuaj ! Ambasadori– Bukur, tani nuk ka çfarë bën Vranicki…

Tritan Shehu – Sot ata bën një deklaratë ultimative me nja tridhjetë kërkesa. Bën maskarallëk që e dhanë në television në emër të Kryeministrit, kurse ai nuk dinte gjë…

Ambasadori – Unë u tregova shumë i ashpër me Finon pasi e ka bërë zyra e tij e shtypit, pa dijeninë e tij dhe ai ishte i zemëruar me të vetët…Unë nesër do të organizoj në rezidencën time një takim me të gjitha partitë e vogla përjashtuar Cekën dhe Gjinushin. Për të kërkuar, për të rikuperuar terrenin e humbur. Dua vetëm të verifikoj me ty se kë duhet të thërras dhe se nuk i kam të gjithë numrat e telefonave në shtëpi…

Tritan Shehu- Shumë mirë e ke. Nesër në mëngjes t’i jap unë…Nesër të dërgoj dhe ligjin e plotë…

Ambasadori– Njerëzit e Vranicky-t ishin të shqetësuar nga disa zera që thonë se Berisha do të bëj sot një deklaratë ku do të thotë se Vranicky po ndërhyn në punët e brendëshme të Shqipërisë. Unë nuk dua t’a besoj këtë…

Tritan Shehu- Nuk është fare e vërtetë.

Ambasadori- Pikërisht tani Berisha nuk duhet të bëj asnjë deklaratë pasi jemi më në rregull se gjithë të tjerët…(TemA)

 

9 komente në ““Rikthehet” ish-ambasadori italian që spiunonte Vranitckin dhe ndërkombëtarët te Berisha, reagon për arrestimin e Spahisë: Po përsëritet ’97-ta”

  1. Tarasi says:

    O bushtër pipino kush ta jep ty të drejtën të përkrahësh ata që thyejnë prishin apo I vënë flakën institucioneve??? Berisha ta jep o breshkaxhi??

  2. shkodra says:

    Hajde hajde, ambasador leshi , dashnori i motres Bardhit ne milano qe e ktheu konsullaten ne shtepi publike, plus linje telefonike 0900 , hajdute ordinere
    Bardh Spahia kirurg….!!!????.hahaaaaa thjesht nje idiot i lindur

  3. 1 says:

    Nuk na u ndane mafiozet si m……pas kepuce. Kush i kerkoi mendim ketij askushit.

  4. Ola says:

    Z.Foresti cili eshte qellimi yt te mbroni miqte kushdo qe jane, apo ti hidhni benzine zjarrit.Si ka mundesi qe nuk ju ben pershtypje zjarri qe ju vu shkolles , cfare do te ndodhte ne Itali po te ndodhte kjo apo ti pritej rruga kryeministrit.Zoteri ne jeni mik I z.Berisha sh koni keshillojeni te sillet si demokrat ose I qani hallin qe e ka zene.

  5. E verteta says:

    Foresti….ancora vivo il topo?
    Sta ancora consumando indegnamente l’ossigeno di questo mondo?
    Non prestate attenzione a questa immondizia della Farnesina e del Italia!

  6. R.S says:

    Paolo Foresti eshte nje bastard qelbanik qe kur ishte ambasador ne Shqiperi bente trafik me kuajt e rraces se paster arabe ne Shkoder kur u shkaterrua Instituti i Zooteknise.Ai eshte nje maskara dhe armik i vendit tone dhe popullit shqiptar.Puna e tij qysh heret ka qene mbajtja e kontakteve e Jugosllaveve me grupet e tyre ne Shqiperi.Ky eshte Palo Foresti.Habitem sinqerisht qe sherbimet tona te Shish flene gjume dhe pas 25 e me shume vite tranzicion megjithese keto gjera i dine shume mire.

  7. Pjero says:

    Me sa duket asnje nuk don qetesi ne kete vend dhe dy parazitet qe infektojne kete vend jane Sali Met Berisha pavarsisht se kush mund te jete zoti Rama .

  8. Lili says:

    Ke qene dhe mbetesh figura me negative ne diplomacine e huaj ne Shqiperi.Mafioz e kriminel.Ti e helmove te atin e Bardh Spahise me urdher te mikut .

  9. R.S says:

    Tritan Shehu eshte rekrutuar nga sherbimet sekrete italiane.Ja dhe ne kete bisede ketu prap del ne skene skuthi Tritan Shehu.Keq me vjen po kur shoh disa fytyra qe akoma rezistojne ne politike nuk jam optimist per vendin tim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje