Asnjë frikë, le të "përplasemi"!

20 Qershor 2019, 18:26Politika TEMA
Asnjë frikë, le të "përplasemi"!

Nga Ilir Yzeiri

Ngjarjet e fundit në vendin tonë na kanë nxjerrë para botës ashtu siç edhe jemi në të vërtetë. Për fat të keq, po shfaqemi si një vend i prapambetur, si një bashkësi njerëzish që nuk kanë respekt për atdheun e tyre dhe si një grumbull kaotik që përdhosin institucionet. Kampioni i këtij shkatërrimi të institucioneve dhe i degjenerimit institucional është Ilir Meta, ai që, në gjithë këta vjet tranzicion, ka shënuar rekorde kriminale dhe që është në ballë të të gjitha skandaleve që ka prodhuar ky vend pas rënies së diktaturës. Njeriu që e nisi karrierën e tij me pantallona doku dhe që sot lundron në vila e në pallate, njeriu që krijoi një forcë politike e cila ka si frymëzim rjepjen e shtetit sot ka marrë flamurin e konfliktit shoqëror dhe i ka hedhur të gjitha palët në përplasje.

Në anën tjetër, opozita me Lulëzim Bashën si figurë dhe me Berishën si frymëzim, kanë ndërmarrë aksionin më të padëgjuar ndonjëherë duke mobilizuar policët bashkiakë të qyteteve ku drejtojnë përfaqësues të PD-së e LSI-së dhe nëpunësit e këtyrë institucioneve, dhe të prirë nga ish-deputetët i hedhin ata në sulm për të djegur shkolla, materiale zgjedhore dhe gjithçka që ka të bëjë me procesin e votimit më 30 qershor.

Përgjimet e turpshme që opozita i tund si fatva dhe si blasfemi duke ulëritur mbi turrat e dokumenteve zgjedhore që digjen, të kujtojnë skenat e talebanëve dhe të fundamentalistëve që djegin tekste blasfemikë. Mungojnë vetëm flamujt amerikanë dhe ata europianë. Por edhe ata flamuj megjithëse nuk digjen në turrat e materialeve zgjedhore prej talebanëve të frymëzuar nga Meta, Berisha, Basha e Kryemadhi, me gjasë, janë aty, sepse në diskursin politik të këtyre luftënxitësve SHBA-ja dhe BE-ja, bashkë me OSBE-ODHIR-in, janë armiqtë e tyre më të egër. Nuk do të jetë e largët dita kur protestuesit e PD-LSI-së do të djegin bashkë me materialet zgjedhore edhe flamujt e këtyre vendeve, sepse dënimi që kanë marrë dhe do marrin prej tyre do të jetë shembullor.

Mirëpo situata e krijuar ka dhe një anë tjetër. Personalisht mendoj që nuk duhet të kemi asnjë frikë nga « përplasja » e nxitur prej atyre që përmenda më sipër. Partnerët tanë dhe miqtë tanë të vërtetë bëjnë shumë mirë që këtë radhë nuk marrin inisiativë që të na ulin për veshësh në tavolinë dhe të na pajtojnë. Sa herë që ka ndodhur kështu, ne jemi bërë më të ndyrë dhe i kemi përsëritur gabimet dhe fajet njëqind herë më keq. Pas tragjedisë së vitit 1997, të shkaktuar nga skemat piramidale që lulëzuan nënë qeverisjen e Berishës, ku humbën jetën mbi 3 mijë shqiptarë dhe ku u zhdukën mbi 1 miliard dollarë kursime të shqiptarëve, politikanët tanë nuk vunë mend.

Megjithëse erdhën «kaskat blu», megjithëse palët nënshkruan një marrëveshje pajtimi, nuk kaloi as një vit dhe pas vrasjes së pazbardhur mirë të Heroit të Demokracisë  Azem Hajdari, ndodhi përplasja e vitit 1998 dhe opozita e Berishës pushtoi kryeministrinë dhe RTSH-në.  Edhe pas kësaj tragjedie politikanët tanë nuk vunë mend por e rinisën veprimin politik edhe me më shumë urrejtje për kundërshtarin duke mbajtur ngritur skalionet e krimit. Erdhi 21 janari dhe në protesta vriten katër demonstrues. Ndodh Gërdeci, nga shpërthimi i të cilit vdesin mbi 20 vetë mes tyre gra e fëmijë dhe opozita e sotme që shkaktoi atë tragjedi përsëri nuk nxori asnjë mësim, përkundrazi. Për gjithë këto krime asnjë fajtor, asnjë i dënuar.

Qeveria e sotme nuk është pa faje, por është pa asnjë dyshim qeverisja më e mirë e të gjitha këtyre viteve tranzicion. Është e vërtetë se edhe ajo është përballur me skandale, por në ndryshim nga pararendësit e saj, ka reaguar dhe nuk ka ngurruar që ministrat e saj t’ia dorëzojë drejtësisë. Rasti i Sajmir Tahirit është shembullor. Vetëm për një përgjim dhe pa asnjë akuzë nga prokuroria e shtetit fqinj, ai, megjithatë, sot është para drejtësisë dhe i është nënshtruar gjykimit. Si mund të krahasohet ky standard me standardin e atyre që kanë mbi supe 3000 të vrarë në vitin 1997, 21 të vrarë në Gërdec, 4 të vrarë në Bulevard dhe mbi 250 million euro të vjedhura vetëm në një rrugë. Ndërsa reforma në drejtësi që e mbështeti dhe po e mbështet kjo qeveri dhe kryeministri Edi Rama, është nga ato vepra që hyn në histori.

Partnerët tanë të çmuar SHBA-ja dhe BE-ja bëjne mirë që këtë radhë nuk ndërhyjnë dhe nuk marrin përsipër të ngociojnë kaosin që po ndodh. Është mirë të mos kemi frikë dhe të përplasemi nëse vërtetë do të ndodhë ndonjë « përplasje ». Hera e fundit kur BE-ja në fillim dhe SHBA-ja më pas morën përsipër negociimin e krizës ishte para zgjedhjeve të vitit 2017, në kohën e të famshmes « çadër ». Edhe pas asaj ndërhyrjeje edhe pas atij pakti të madh, opozita shqiptare nuk nxori asnjë mësim dhe tani ka vendosur të përdorë rrugën radikale duke shkatërruar sistemin. Në një vend normal dhe me politikanë normalë, protesta duhet të kishte ngjyrat e gandizmit apo të rugovizmit.

Protestat paqësore, me pak fjalime, me gjuhë të zgjedhur dhe me stil e me personalitet, krijojnë më shumë impakt dhe janë më bindëse. Mirëpo, opozita jonë dhe presidenti iu kthyen gjuhës së forcës dhe shkatërrimit të sistemit. Krahas kësaj, një valë e paparë urrejtjeje mediatike ndaj Edi Ramës krijoi në opinion një imazh të rremë dhe nxiti një pjesë fanatikësh që ndaj tij të krijohet modeli i politikanit që duhet linçuar. Kurrë nuk kishte ndodhur më parë që kryeministri i një vendi të sulmohet rrugëve të Shqipërisë nga banditë ordinerë. Kjo nuk është qasje perëndimore dhe nuk është opozitë.

Qeveria shqiptare nuk është pa faje dhe pa mëkate, por është qeverisja më e mirë që kemi pasur në këta vjet dhe Edi Rama është lideri që ka më shumë përkrahje sot. Mirëpo opozita nuk di dhe nuk ka asnjë mundësi që të mbledhë rreth saj opinionin e gjerë që kërkon ndryshim dhe të konkurojë me Edi Ramën në fushën e betejës, që janë zjgedhjet. E gjendur në mes të rrugës, e ndëshkuar nga të gjitha kancelaritë perëndimore, opozita ka zgjedhur të konfrontohet me shtetin dhe t’u shpallë luftë zgjedhjeve. Nga të gjitha këto asgjë nuk do të ndodhë. Mirëpo është shumë mirë që kjo përplasje të shkojë deri në fund në mënyrë që të mësohemi se problemet sado të vështira do t’i përballojmë vetë.

Përplasja që pritet do të jetë ajo mes popullit që shkon në votime si në një ditë normale dhe mes aytre që mund të zënë atë ditë qendrat apo hyrjet e votimeve dhe ashtu si talebanët do të ulëriasin « Poshtë Zgjedhjet !» Kjo « përplasje », natyrisht, që do të monitorohet nga partnerët tanë dhe përfaqësuesit e tyre, që do të jenë në çdo qendër votimi, do të jenë, gjithashtu, edhe aletatët më të mirë të popullit që dëshiron të votojë si në një ditë normale. Pas kësaj, në vend të dialogut do të veprojë drejtësia dhe forcat e rendit që po bëjnë një punë të shkëlqyer do të kenë një motiv më shumë për të mbrojtur nderin e Republikës.

(TemA)

43 komente në “Asnjë frikë, le të “përplasemi”!”

  1. 19 says:

    bravo e madhe shkrim perfekt

    1. Amy says:

      TE LUMTE YZEIRI, KESHTU DO DUHET TE NDODHE. RRUGE TJETER ME KETE OPOZITE RRUGESH E RRUGACESH NUK DUKET SE KA. EDI RAMA DUHET TU REZISTOJ KETYRE HIENAVE QE DUAN TA HANE TE GJALLE MUNDESISHT, POR NUK DO MUNDEN, PER KETE HIEN NJE FUND I KEQ I SHPEJT I PRET.

      1. Raimond vlonjati says:

        Gazetar qelbesire –Nje naziskin I piste , qe ka moralin e nje funderine

        Ne boten moderne Kryeminsitrat japin doreheqje edhe per nje gjysem fjale, qe del ne media kunder tyre,
        ndersa ,
        ky turiqen-mender gazetar , eshte gati te coje popullin tone ne lufte sociale , vetem e vetem qe te qendroje ne pushtet nje hajdut I psite si EDI RAMA

        Pthuu fytyre e qelbur !

  2. lisi says:

    BRAVO TE QOFTE ,SY PER SY-DHEMB PER DHEMB…

  3. Boston says:

    Shume e sakte.
    Urimet me te mira per ju gazetar i mirefillte.

  4. * says:

    mir ju a bejn shqiptareve.nje popull mer si shperblim ate qe meriton.ju vuri perpara krimineli vicidolit.

  5. undefined says:

    Bravo…nje shkrim realist

  6. Lili says:

    Te jam shume mirenjohese per kete analize te shkelqyer qe i ke bere situates ne vend.

  7. ermiri says:

    Analize brilante. Bravo Ilir.

  8. Donald says:

    Keta palo mediat me vrap dhane lajmin se u dogj koshi i letrave ne nje shkolle ne shkoder e ju turren shkodraneve demokrste si barbare.Sot qe shkodranet bejne nje proteste paqesore kunder vsjtjes rames ne shkoder, asnje medie nuk e jep, vec shijakut.Ndersa knder ligjit japin fudhatat e fikut te pabere dhe rames se zghedhjeve ne Diber …

    1. A.M says:

      Jemi ne rend demokratik. E drejta e shprehjes eshte e garantuar me ligj dhe ti nuk proteston dot kunder kesaj te drejte se perndryshe ha shqelmin bytheve! Paskeni qene kryekomuniste e diktatore. Bajgat e partise.

  9. Haka Tekizoti says:

    Arsyetim i drejtë, argumentim i saktë.

  10. demokrati says:

    Z.Yzeiri nuk po dhe nuk do perplasen shqiptaret por dy note,Perendimi dhe Lindja,mashat e rusise,serbise dhe greqise me shqiptaret qe kerkojne atdheun e tyre permes drejtesise.Po dhe do perplasen dy kampe,berisha,nano,meta,majko,dade,shehu te pasuar nga propoganda ruse e Ores Dites parate e irfanit dhe idiotesine e rakipllareve fevzinjve faqezinj lubonjve dhe askarideve komuniste te kapove me shqiptaret qe po u vjedhin atdheun para syve.

    1. patrioti says:

      shume bukur e ke thene Demorakti, analiza juaj eshte brilante. Shqiperia ka nevoje me shume se kurre per njerez patriote si ju per ta nxjerre Shqiperine nga ai qoshsokak ku e kane cuar Meta, Berish, Basha, kryemadhi, antishqiptaret me te medhenj te kombit

  11. Kujt i flet talibaneve qe nuk lexojne?
    Talebanet e saliut jane analfabet…
    Shikoni% e analfabetizmit ne keto 30 vjet,shikoni callmat e fytyrat e mbuluara shikoni mjeker capat qe rregjistrohen vullnetar per ne Siri.
    Ja keta jane kontigjenti i rrugeve ,te molotoveve dhe kallashnikoveve te saliut.

    1. ti je kurve vatikanit don vetem te qihesh ne byth bashke me edi dramen perversin, nuk ta vrasin syrin priftat e tu qe perdhunojn femi cdo dite e” kultura” e pedofilave te evropes kurve qe martohen burr me burr dhe i bekon pedofili, ky eshte perendimi jot o pervers qe don integrimin e shqiperis vetem nga nje rruge nga vrima e bythes o pleher me lgbt e ambasada pink qe ti me siguri je anetar i devotshem, ndyresirat si ti e luftojn gjithkund ne bote te verteten e familjen, dhe mbrojn degjenerimin perversitetin , fashist bythqim.

  12. Artan says:

    Cdo fjale eshte e sakte

  13. Alban says:

    Kronike e nje komploti me shume krere

    EDI RAMA PERBALLE ILIR METES E SALI BERISHES

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Majat e Ilir Metes dhe…

    Ka dy aresye kryesore per shkarkimin e nje Presidenti kudo ne Bote:
    1- Shkelja e Kushtetutes, qe Ilir Meta e ka shkelur me te kater kembet e nje njethundraku.
    2- Paaftesia fizike apo mendore per te ushtruar detyren !
    Nga ana fizike Presidenti Ilir Meta nuk ka asnje problem.
    I ka ngjitur krejt majat me te larta te Shqiperise
    Tomorrin me mermerin e tij per kompani greke dhe indiane…
    Jezercen me shkopin e Xen Saleh Berishes Cim Peken!
    Korabin me Mona Cizme Lalezin
    Gramozin me Kotzias dhe Bakojanisin e Lulush Karabushit!
    Po ashtu edhe krejt majat e politikes shqiptare si
    – deputet per 25 vjet
    – nenkryetar PS-je
    – minister, zevendeskryeminister,
    – Kryeminister
    -Kryetar Kuvendi
    – President
    Por dardha e ka bishtin mbrapa! Eshte fjala per urimin e nje plaku te mencur qe takoi rastesisht Luigjin e 14-te Frances dhe eskorten e tij te sigurise

    Maja e Luigjit te 14-te

    – Bjere ne gjunje para Mbretit te Francés e urdheroi adjutanti i tij .
    Plaku beri sikur nuk degjoi dhe nuk u gjunjezua .
    Kjo i beri pershtypje mbretit pasi ishte hera e pare qe dikush e sfidoi autoritetin e tij.
    Kur adjutanti u be gati ta godase plakun, Luigji i 14-te nderhyri dhe i tha mos e godit se duket se ka problem me gjunjet.
    – Ne vend te perulesise kerkoi nje urim per Mbretin.
    Pasi u mendua pak plaku e uroi:
    – U ngjitsh e u ngjitsh, por kurre mos mberritesh ne maje o bir i Zotit !
    – Ptu plak matuf , i versulet adjutanti duke nxjerr kamxhikun… A nuk e di more matuf se ky eshte Mbreti i Botes Luigji i 14- te, maja e Botes !
    – E di shume mire, u pergjigj plaku. Po e di edhe me mire se sa me e larte eshte maja aq me e rrezikshme eshte edhe gremisja prej saj dhe ngriti kembezen e pantallonave dhe u tregoi gjurin pa kupen e tij.
    – Une nga nje shkalle rashe e humba kupen e gjurit. Po po te kisha rene nga maja e catise do te kisha thyer koken…
    Ngjitja eshte me veshtire se zbritja biro, i thote ai adjutantit . Por zbritja eshte me e rrezikshme sepse mund te humbasish jo vetem kupen si une por kur je ne maje humbet edhe koken !
    Profecía e plakut te mencur u jetesua vetem tri vjet mbrapa kur nga maja e Frances koka e Luigjit te 14 u keputet nga gijotina per zezonat qe i kishte bere popullit dhe shtetit te vet !

    Halli kryesor jo vetem i
    kryemafiozit Meta…

    Jo vetem ate por krejt” Banden e Gangstereve” politike, biologjike dhe mediatike i ka kapluar SaLikeankthi dhe stresi para traumatik i SPAK-ut dhe Byrose Kombetare te Hetimit, qe nuk do komandohen nga politika shqiptare, por nga aleatet tane strategjike SHBA, Gjermania dhe BE.
    Te vetdijshem per zezonat qe i kane bere Shqiperise dhe popullit te vet, per provat, deshmite me zerin e figuren e tyre me duar e kthetra mbi xhepat e pasurite e popullit te vet, te vetkapur ne flagrance ne zhberjen dhe rrenimin e mbi 15 fishte te shtetit shqiptar ata jane cakerdisur, terbuar dhe cmendur krejtesisht nga ligji dhe drejtesia, pra nga shteti ligjir, qe eshte zemra, shpirti dhe gardiani i cdo shteti dhe demokracie normale e funksionale kudo ne Bote.
    Prandaj, nuk po lene gur pa levizur, intriga e komplot pa sajuar qe te sabotojne dhe minojne Reformen ne Drejtesi dhe Vetingun, qe te parandalojne fundin e tyre te turpshem ne pranga.
    Kesaj lukunie te ish pozites shtetrrenuese e atdheshitese sot opozita me destruktive qe ka pasur ndonjehere Shqiperia, i bashkohen hapur ose me gure nder rrota, me percarje, me thika pas shpine edhe “ mamuthet e korrupsionit” Nano- Meta- Nano dhe bashkepunetoreve te tyre ne postet kyce qeveritare, kudo ku ishin djersa dhe mundi, pasurite kryesore te Shqiperise dhe pronat e shqiptareve ala Arben Malaj, Shpetim Idrizi, Harasani, Kastriot Islami… e co.

    Nje komplot i madh per koken
    dhe per kuleten!

    Te vetdijshem se edhe ata e kushdo qe ka shkelur ligjin do kalojne ne filtrat e SPAK-ut dhe Byrose Kombetare te Hetimit, pa shume zhurme, por me komplotet e intriga te pabesa nen rrogoz, me analiza te paguara apo imponuara, duke spekulluar dhe abuzuar, deri edhe me Luften Nacional Clirimtare dhe nazifashistin Mithat Frasherin e me tufen neofashiste te nje mole putiniste me emrin Agron Tufa, orvaten te krijojne iluzionin e rreme te protektorit te gjoja Partise Socialiste 24 karat te paster qe e paten kalbur e degjeneruar me megakusarine dhe korrupsionin e tyre mamuthian, sic e quante kryemamuthi i korrupsionit Sali Berisha, qe ua kaloi atyre me dhjetfishin.
    Pra te dyja palet armiq-miq, miq-armiq i bashkon jo vetem lufta per ekzistence, lufta per mbijetese politike e fizike, lufta per koken.
    I bashkon edhe lufta per kuleten sepse dhjami i kusarie, i luksit dhe jetes se shthurur me shpenzime te medha ka filluar te shkrihet jo vetem tek ata, por edhe tek opozita kryekusare e SaLike Floririt .
    Akuzat per tradheti te LANC-it dhe te PS-se, per neodiktature e junte, per shkelje te lirise se shtypit, per kanabizim e krimi te organizuar ndaj Edi Rames dhe Rilindjes se tij, jane vetem sebepi, vetem maskat, kenga e sirenave Berisha- Nano qe jane bashkefajtore ne gjysmen e mbi 15 rrenimeve te Shqiperise, sidomos ne pesevjecarin e pare te demokracise shqiptare.

    Nje kryereformator revolucionar demokrat

    Edi Rama nuk eshte as engjell e as profet. Ka gabime e faje sa te duash, por deri tani edhe se kryebashkiak i Tiranes , qe e ktheu nga nje nevojtore Vicidoli ne nje metropol evropian, edhe si kryeminister i Shqiperise ka mbajtur dy premtimet kryesore .
    Se pari kursin e premtuar politik te Qendres se Majte me deklaraten “midis se djathtes dhe se majtes” qe ne fushaten elektorale te 23 qershorit 2013.
    Se dyti, me kryereformen e te gjitha reformave ate ne Drejtesi dhe Vetingun, pa te cilen nuk ka jo vetem ligj e drejtesi, por as ekonomi, as financa, as zhvillim, as investime te huaja as integrim evropian as shtet fare.
    Nje shtet pa shtet ligjor nuk eshte shtet.
    Asnje investitor serioz i huaj nuk rrezikon parate e pasurite e tij ne nje shtet pa ligj e drejtesi, ne nje shtet ku gjykatesit e prokuroret shesin drejtesi e deri sekrete hetmore per nje ceshtje qesharake, qe asnje gjykates i mirefillte profesionist nuk do te pranonte ta gjykonte per mungese faktesh, aktesh, provash, pasojash minimale penale, pa denoncim, as padi nga asnje person fizik as juridik shqiptar ose i huaj.
    Thashetheme, biseda halabakesh, mungese etike terrci e verrci, verrci e terrci te kthyera ne objekt hetimi nga dy prokuhorat me kriminale qe ka pasur ndonjehere Shqiperia si Adriatik Palle Floriri e Besim Hajdar… Xen Berisha qe fshehen 99 kilogram kokaine 99.99 per qind te paster dhe transferuan ne prokurorine kamikaze te tyre ne Durres per muaj megadosjen e 613 kilogrameve te tjere te kapur nga policía shqiptare ne bashkepunim me DEA-n syshqiponje amerikane dhe sherbimet aleatet evropiane !
    Kush i liroi para kohe Avdylajt e Shijakut, Edi Rama e Vangjush Dako apo pese gjykatesit e Larte te SaLike Floririt ne Gjykaten e Larte qe e vajtojne si kukumjacka e Vicidoli apo Cepani te Skraparit si njeri edhe tjetri!?

    I pari shtetar shqiptar burre shteti!

    Mos valle Edi Rama e ka fajín edhe per 8 nga gjykatesit perfshi edhe kryetarin e Gjykates Kushtetuese Bashkim Dedja qe i spastroi Vetingu apo i iken atij per te shpetuar cfare mund te shpetohej.
    Po ashtu edhe ne Gjykaten e Larte e me radhe ne cdo hallke te gjyqesorit dhe prokurorive shqiptare.
    Te mesuar me Sali Berishen qe bente edhe kryeprokurorin edhe kryegjykatesin suprem ala Ajatollah Khoemini… i kerkojne llogari Edi Rames edhe pse se nuk mbajti premtimin per gjykimin e Gerdecit, Autostrades se Kusarise se Kombit, Gerdecin, CEZ-in… 21 janarin !?
    Po pse idiot eshte Edi Rama te beje Saliun Nr.2 aq me teper me kamikazet e mercenaret e tij ne cdo hallke te gjyqesorit dhe ligjzbatimit shqiptar !?
    Dhe sipas kenges se sirenave te Vicidolit Edi Rama na qenka diktator e Saleh Ramollah Ajatollah Milloshevici na qenka demokrat me me shume shqiptare te vrare e sakatuar ne 13 vjet Salikraci se nga ish- diktatura gjakatare komuniste ne 46 vjet!? Kjo shifer ne vendljndjen e tij eshte mbi 4 here me e madhe vetem ne vitet 1998-2000 krahasuar me gjysem shekulli diktature !?
    Se fundi ka edhe nje fakt shume domethenes per konceptin qytetar, demokratik dhe staturen juridike te Edi Rames me zerin e figuren e tij ne syte e mbare shqiptareve dhe nderkombetareve .
    “Liri Barazi Vellazeri” ishte shpirti dhe mesazhi madhor i Revolucionit te pare Demokratik boteror atij francez qe jo vetem frymezoi por edhe ndihmoi pavaresine dhe demokracine amerikane si modelin e nenen e demokracise boterore.
    Liria dhe Barazia para ligjit eshte shpirti i saj qe sjell edhe ruan e forcon vellazerine duke perbere se bashku shtyllen e cdo shteti demokratik ne Bote!
    Eshte i vetmi kryeminister, kryeshtetar dhe krye politikan ne historine e Shqiperise qe deklaroi hapur se le te filloje nga une SPAK-u dhe Byroja Konbetare e Hetimit, pra Reforma ne Drejtesi dhe Vetingu, ligji dhe Drejtesia!
    Nese jeteson dhe kurorezon me sukses Reformen ne Drejtesi, Vetingun, SPAK-un dhe Byron’s Kombetare te Hetimit, pra vendos shtetin e se drejtes dhe ligjin, shkurt shtetin ligjor ne Shqiperi, Edvin Kristaq Rama do te futet ne historine e Shqiperise si babai i shtetit ligjor shqiptar perkrah Ismail Qemal Vlores, babait te pavaresise dhe shtetit te pavarur shqiptar, pra si nje burre i madh shteti qe po kryen te parin revolucion demokratik te mirefillte e te plote ne Shqiperi .

  14. drini says:

    Bravo Ilir, si gjithemone i sakte , i vertete dhe jokonformist. Sa per talebanet shqiptare mendpoje se nuk do te guxojne te prishin zgjedhjet, sepse e dine qe nuk kane mbeshtetje ne popull dhe per me teper e dine cfare i pret. USA dhe BE i ka dhen OK Rames te vazhdoje . Ata nuk mund te besojne Ilir Meten , ata i besojne FBI per videot me ze te Metes per 700 000 eurote e kerkuara

  15. Gaetano says:

    Per ca kafe bllokmenet bene burg dhe mire ju bo
    Po keta super bllokmenet e vetshpallur nuk pranojne te bejne pak burg per super milionat qe kane vene mbi kurriz te shqiptarve
    Dolen studentet mire e qete protestuan dhe populli u soliderazua me shume prej kerkesave te tyre
    Po te soliderizohesh me kete lloj opozite qe eshte sot,eshte te jesh budalla ose nuk do perparim
    Gjith bota sot ecen me laps e leter, kta menjen te epoka e gurit
    Fatkeqsi per shqiptaret e ndershem qe smund te behen pjese e kesaj beteje te ndyre
    Kto jane aq trima sa vec nga pastruesja e ambasades amerikane I shpeton shurra, por cti bosh sju ka mush ala menja qe burg ka bo kushdo ka vjedhur popullin

  16. Virusi says:

    Pse friksoheni o njerez? Asgje s’do ndodh. Asnje shqiptar nuk do dali kunder shqiptarit qe shkon ne qendren e votimit. Nuk ka logjike qe njerez te nje qyteti, te njohur apo komshinj, te sulmojne njeri tjetrin sepse keshtu do politika. Gjithecka eshte presion mediatik. Nuk do kete perplasje sepse nuk ka arsye. Perplasjen le bejne ata qe kerkojne karrike. Le te dalin e te bejne perplasje vete; Meta, Basha, Mona dhe Berisha me femijte e tyre.

  17. Il says:

    Trim i modh ti…..ik o Liro se te pame ne 97 ku u mcefe…..mua me kane rene prenotimet me 3 here ne krahasim me 2018….si tja bej….taksat ecin…ekonomia Liro e para….ti rrogen e pyken ke.

    1. Afa says:

      Daku prenotimet te kan rene se jan hapur te gjith. E kan mesuar me prit turistet. Gjith shqiptaret kan nga 3 shpi dhe kan mesuar te gjith. E ke nga konkurenca daku, pa lajmet ne TV vetem Saliu i ndjek.

  18. katarakti says:

    Pas analizes se djeshme te Mustafa Nanos, nje shkrim tjeter i perkryer sot te gazeta “Tema”. “Le te perplasemi”: = kjo eshte zgjidhja. Nuk ka rruge tjeter. Nga nje ane shtetberesit dhe nga ana tjeter shtetshkaterruesit. Nga njera ane civilizimi dhe qytetaria dhe nga ana tjeter qeneria dhe malokeria. Nga njera ane ata qe e kane vjelur dhe mjelur si lopen kete vend me ata qe jetojne ndershmerisht dhe veshtiresisht me djersen e ballit. “Le te perplasemi njehere e mire. Nuk ka me kthim prapa. As pazare, as negociata. Njera “veze” duhet te thyhet perfundimisht. Iu dhurua pushteti me 1992=shin nga Nano, u falen me 1997=ten po nga Nano, bënë “qametin” më 1998 dhe u falen perseri. Me 2005 Nano, gjithmone ai, u ofroi pushtetin ne tavoline, duke shpresuar se ne kembim do te behej president. Me 2017=ten Rama u fal gjysmen e qeverise… Dhe ata gjithmone e me te poshter. Le te turbullohet qe te kthjellohet. Ndryshe edhe 30 vjet turbullira derisa Shqiperia te shperbehet perfundimisht.

  19. Raul says:

    Exelent, artikull perfekt, shkofte në ferr ky funderrine e Pd leshelis që quhet Flamur Herman Geringu komandanti i naziskineve të Mamurrasit

  20. Koba says:

    OK Z.Yzeiri.Te Gjithe ne VOTIME.Katershja e Shkerdhyer Like-bajga,Sali Gerdeci ,Lul-Sumkapuci dhe Mona Baxhella ne Hapsane.Te Lincohen nga Populli.Te marrin Denimin e Merituar .Tu konfiskohen Pasurite e vena me Vjedhje ,Grabitje,Rryshfete,Tradhetira e te tjera e te tjera.

    1. Tana says:

      O KOBA .EDHE PASURITE MARAMENDESE TE RAMES QE KAP SHIFREN E 300 000 000 EUROVE NGA ATO 20% E PALLATEVE E VJEDHJET E FUNDIT TANI,PASURITE E LINDITA NIKOLLES ,TE ARTA DADES ,TE GRAMOZ RRUCIT ME DJEMTE E TIJ QE KANE BLER AVJON PRIVAT NGA NJE FIRME SAUDITE ,TE OLSI RAMES ,TE SPIROPALIT NJE PASURIM I MENJEHERSHEM SA EDHE EDI PO E ZILEPS.TAULANT BALLA ME KURSIMET DISA MILION EURO NE LIHTENSHTAJN ,APO DO BLEDI CUCIN QE NE NJE VIT VETEM 20 DITE QENDRON NE SHQIPERI I PELQEJNE SHUME UDHETIMET E SHTRENJTA ..PRANDAJ KY POPULL ME PASURI MARAMENDESE ESHTE SHUME I VARFER E I MBYTUR NE BORXHET QE KONSUMOJNE KJO KLIKE E BASHKUAR FORT

  21. Meti says:

    Tashti qe po shkruaj keto dy rrjeshta duke falenderuar pa kufi Yzeirin per shkrimin brilant, ka mbaruar edhe takimi i Edi Rames me elektoratin e Shkodres dhe te them te drejten u ndjeva shume i turperuar me ate palo antimiting te Voltanes. Vetem kjo nuk duhet te ndodhte, antimitingu eshte shprehja me antidemokratike e nje shteti qe kerkon te futet ne Europen demokratike, por ne fund te fundit triumfoi demokracia dhe Edi Rama, po te flasim me zhargonin e dites, tregoi se eshte burre i vendosur dhe me mend, Nje rreshqitje sot per tu terhequr nga ky takim duke thene qe te evitojme perplasjen, do te ishte nje gabim fatal i pariparueshem dhe me pasoja shume te keqia, por mosterheqja vuri ne shina rrugen e fitores per popullin shqiptar dhe fitorja eshte demokracia e demostruar. Per mua dita e sotme eshte nje moment kthese historike dhe Shkodra beri zgjedhjen e duhur. Shikoni sheshin plot dhe gjykoni per zgjedhjen e popullit te kulturuar te Shkodres. Bravo Shkodra, por Yzeiri beri nje parashikim te shkelqyer, bravo per kurajon civile duke shprehur nje dodmosdoshmeri qe duhet te ndodhte dhe ndodhi dhe Edi Rama e kaloi sot klasen shkelqyeshem.

  22. DRENICA E KUQE says:

    Nuk jane keta politikane tane dhe as mund te quhen shqiptare… E çfare politikanesh tane jane keta politikane qe e djegin Shqiperine?!… Nje analize e qelluar, por te flasesh ketu per “rugovizmin” dhe ta quajsh “gandizem”, eshte krejt e papergjegjshme dhe e pafalshme… “Rugovizmi” eshte muto-kakizem qe ne shqip i themi çkulizem, se kur perzihen mut e shurre e japin çkulen… prandaj per probleme qe nuk ua dini rrenjet nuk eshte mire te thurni himnizime, sepse, nuk ju ben nder…
    Rugovizmi z. Yzeiri eshte koka e “shqiptarizmes”, eshte komplet renegatizem, eshte prodhim serbo-jugosllav qe e ka dhene saliberishizmin!…

    DRENICA E KUQE

  23. Plaku says:

    Të lumtë ! Jo vetëm ato që përmëndni ju si bëma të kësaj opozite ,rrugaçet e mbledhur rreth saj ropën dhe shkatërruan disa herë ekonominë e ciflitur të shqiptarëve ,e vodhën dhe e grabitën dhe shkatërruan sapo fillonte të merrte frymë Sali Berisha ishte xhahili i saj ,ishte nxitëse i shkatërrimeve dhe gënjeshtrave të pa numurta .
    Mezi pritet fundi i tyre sepse po nuk u zëvëndësua kjo opozitë me një lidershipi të tillë ne nuk do të kemi kurrë përparim

  24. kritiku says:

    Ilir. Nuk cfar te shtoj asgje me shume se vleresimet qe kane bere komentuesit, por me thene te drejten me ate heroin e demokracise, e ke menderosur nje cike.

    1. Illyria-Shqiperia says:

      E ka me ironi.

  25. Sari says:

    I HARUAT TALIBANET SOCIALISTA 5 VJET PERDITE GREVA CADRA ZJARRE E PERDHUNIME ,5 VJET PARLAMENTI BOSH NGA SOCIALISTET .E HARRUAT 21 JANARIN DITA QE U DOGJ GJYSMA E TIRANES ,E DEMET KALUAN 2 MILIARD EURO KU EDHE SOT E KESAJ DITE JANE BORXHE PER NE ??I HARRUAT BENCIN ME 300 KG DINAMIT QE U FUT NE KRYEMINISTRI PER TA HEDHUR NE ERE PACKA SE NUK PLASI?E HARRUAT 97 KU OFICERAT SOCIALISTE TE BASHKUAR HAPEN DEPOT E U ARMATOS I GJITHE POPULLI SOCIALIST,KU ZAN CAUSHI ME TRIMAT KOMUNISTA VRANE QINDRA DEMOKRATE VLONJATE ..KU E KISHIT ATE QYTETERIMIN E PERFOLUR JU?

  26. Niko says:

    Shkrimi i perkryer. Komplimente Zoti Ilir!

  27. Tana says:

    O KOBA .EDHE PASURITE MARAMENDESE TE RAMES QE KAP SHIFREN E 300 000 000 EUROVE NGA ATO 20% E PALLATEVE E VJEDHJET E FUNDIT TANI,PASURITE E LINDITA NIKOLLES ,TE ARTA DADES ,TE GRAMOZ RRUCIT ME DJEMTE E TIJ QE KANE BLER AVJON PRIVAT NGA NJE FIRME SAUDITE ,TE OLSI RAMES ,TE SPIROPALIT NJE PASURIM I MENJEHERSHEM SA EDHE EDI PO E ZILEPS.TAULANT BALLA ME KURSIMET DISA MILION EURO NE LIHTENSHTAJN ,APO DO BLEDI CUCIN QE NE NJE VIT VETEM 20 DITE QENDRON NE SHQIPERI I PELQEJNE SHUME UDHETIMET E SHTRENJTA ..PRANDAJ KY POPULL ME PASURI MARAMENDESE ESHTE SHUME I VARFER E I MBYTUR NE BORXHET QE KONSUMOJNE KJO KLIKE E BASHKUAR FORT

  28. Fati says:

    Te gjithe ne votime per te ushtruar te drejten tone humanitare dhe kushtetuese!!!. Keshtu do ta ndjenje keta provokatore forcen tone. Te japim fund njehere e mire frymes regresive e te se keqes qe po na merr frymen dhe nuk po na le te ngreme koken, si popujt e tjere.
    Ilir, artikulli yt eshte brilant dhe ne kohen e duhur. T’u befte dita njemije!

  29. Malesori says:

    Ke te drejte po tregoheni talebane e kunder institucioneve.
    Se pari ti duhet te shkosh ne burg per nxitje urrjetje dhe konflikti civil me kete shkrim.
    Se dyti duhet te shkosh ne burg per genjeshtart qe thua. Se tereti per perhapjen te genjeshtarve publikisht. Dhe se fundmi te pervuzesh si njeri pa moral. Si mundet ti te thuahs qe jane te turpshme pergjimet ? Nuk janvjedhje votash ati ? Kush hy ne zgjedhje kur e di qe do vidhen ? Kush ?
    Ti thua qe edi rama eshte me i miri km ? A me thua dot sa km rruge ka shtruar? Cilen rruge qe gjeti pergjysme e perfundoi ?
    Sa shkolla ? Sa ujesejelles ka bere ? Ca ka bere bere nje fakt me jep ?
    A i ka rritur rrogat ?
    A ka ecur shqiperia ?
    400 mije emigrante a iken prej qeverisejes s emire ? Pse nuk iken ne 2010 kur u hapen vizat po iken ne 2015 ?
    A ke fytyre ti ? A e sheh veten ne pasqyre?
    Edhe e fubdit fare : nese edi rama merr mendjen tende dhe te shokeve tu e na con ne konflikt, atehere dije mire ilir se do vojne per ty e shoket e tu se pari , dhe aty do shohim sa burre je e sa e do perplasjen
    .

  30. Atdheu says:

    Bravo z. Ilir per shkrimin. Nje analize e teper reale, brilante dhe ne kohen e duhur. Para pak kohesh lexoja nje artikull te Mero Bazes dhe mendoja, ku jane gazetaret e tjere(jo vetem ata qe shkrujne plehra per interesat e Sales)? Perse nuk shkruajne realitetin ? Perse nuk i thone te vertetat ashtu sic jane?Por ja qe jo te gjithe gazetaret jane te tille. Vertet krenohem qe kemi gazetare si juve, Meron, edhe disa te tjere akoma qe i bazohen realitetit. Respekt. Edhe mos i lini te tjeret ( gaz. plehra) te dalin mbi ju. Interesat e kombit, popullit jane mbi cdo gje.

  31. TARRASI says:

    PO TE PERPLASEN,TE PERPLASEN QE TE PASTROHET KY VEND NGA KETA TALEBANE,KETA AKOMA SE KUPTOJNE QE KY VEND KA FILLU TE BAHET,PO NUK DUN QE TA LANE.PO KUSH JANE KETA QE BEJNE TE FORTIN ME SHTETIN DHE KUSH JANE KETA TE TJERET QE I NDERSEJNE?KETA QE KRYEJNE VEPRIMET,JANE CA MIOPE TE TREDHUR,QE HIDHEN SI QEJ,VETEM E VETEM QE TE MARRIN NDONJE COPE,KURSE AGALLARET E TYRE,JANE ATA QE PER 30 VJET,E DOGJEN,E VODHEN,E VRANE DHE E SHITEN KETE VEND,QE BEMAT E TYRE I NJEH IMADH E I VOGEL,KATA JANE CA PROSTITUTA POLITIKE QE NUK KANE AS MORAL,AS BURRERI,AS BESE,KATA JANE ME ANTI SHQIPTARET E KOHES,QE TANI PO JU VJEN KOHA TE JAPIN LLOGARI PARA LIGJIT PER KRIMET E KRYERA,TE DORZOJNE GJENE E VJEDHUR DHE TE SHKOJNE NE BURG DHE NE MOMENTIN QE LIGJI DO FILLOJE TE VEPROJE MBI TA,KY VEND DO FILLOJE TE QETSOHET.KETA ZAGARET MEDIATIKE,QE PARASHIKOJNE PERPLASJE TE MEDHA DHE QE BEJNE THIRRJE PER PERMBYSJE TE RENDIT KUSHTETUS,PO PATEN BYTHE TE DALIN NE KRYE TE TURMES DHE TA PERMBYSIN QEVERINE.KETA JANE HALET E KETIJ VENDI,HALE ME GROPE SEPTIKE,SE PREJ ANDEJ VIJNE,GJEW QE DUKET NGA REFLEKSIONET E TYRE.PER PERPLASJEN E MADHE,TE GJITHE E KANE BYTHEN ME VETE DHE DUHET TA PYSIN MIRE,SE AJO NUK ESHTE PUNE QEJFI,ESHTE PUNE TAKATI

  32. Kici" i cadres se lirise Lyl says:

    talebanet e bandave Sa-li-ke protopapes do marrin pyken e Rames ne 30 qershor.Pastaj,ne pjesen e dyte te lojes do hyje SPAKU dhe rezultati dihet.Katershja dhe mosketjeret yrimosha te tipit Noka,Vasillaqi,Salianj-palok-kari e gaz debil syzja me klevis-loqen e Balli makaronamadhit qe me demek na ben dhe analiastin…do shkojne per lesh.Partite e reja te Rudines e Murrizit si dhe krahut tjeter te Nimetit me Ralf Gjonin do i sfumojne e hedhin ne ankand.Keta do katandisen si krahu i armatosur i IRA-s dhe do dalin jashte ligjit avash avash.Por perpara kesaj, shume prej tyre do provojne byzylyket e SPAKUT.Ilir Yzeiri i ka kaluar ne skaner.Po te duan le ta provojne me popullin ne 30 qershor.Se,sic thote mosketjeri i Lylit,Zhuku i kellirajve -Alibeaj “dy duar per nje koke jane”.Atehere 2 milion shqiptare me njemije e nje bandite te bandes se Berisho-likes! Ta shohim.Perplasje duan?-Perplasje do te kete! Arbitrii Saliut -Likja, do mbaje shenime,qe kur te jete ne burg te kete se cfare te lexoje!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje