Prangoset punonjësi i Bashkisë Devoll dhe vëllai i kryebashkiakut: Dhunuan kreun e grupseksionit të PD-së sepse mbështeste kandidatin e pavarur

20 Qershor 2019, 16:06Politika TEMA

Policia vijon arrestin e personave, që sipas uniformave blu, po tentojnë të bllokojnë zhvillimin normal të procesit zgjedhor.

Këtë pasdite, policia ka vënë në pranga një punonjës të Bashkisë së Devollit, i cili akuzohet për “Pengim të subjekteve zgjedhore”.

Në pranga ka rënë 26-vjeçari K. K., me detyrë punonjës i shërbimit zjarrfikës në këtë bashki.

Sipas policisë, i riu është denoncuar nga kandidati i pavarur për kryetar bashkie në Devoll, F. Sh., sipas të cilit, gjatë një takimi elektoral ai ka goditur në trup dhe fytyrë një prej anëtarëve të stafit të tij elektoral.

Mësohet se punonjësi i bashkisë, i shoqëruar nga tetë punonjës të tjerë ka sulmuar kreun e grupseksionit të PD-së Miras Albert Çokani.

Ky i fundit, në një prononcim të menjëhershëm për disa media pas ngjarjes, nënvizoi se përgjegjës për këtë ngjarje është kryebashkiaku i PD-së Bledion Nallbati duke shtuar se ka pasur kërcenime të vazhdueshme.

“Në momentin e sulmit njëri nga personat më tha: Këtë e ke nga kryetari dhe Duçja (Altin Nallbati). Unë mbaj postin e krytarit të Partise Demokratike në fshat dhe vitet e fundit kam qenë kritik me kryebashkiakun për shkak të sjelljes së tij agresive, mungesës së komunikimit me bashkëfshatarët e mi, por edhe punës aspak dinjitoze për krahinën. Retorikat tona kanë nisur kur unë i kërkoja që minimumi të rregullonte sjelljen ndaj banorëve të cilët më ankoheshin por nuk mendoja se ai do arrinte deri në këtë pikë. Në një mbledhje para disa javësh, ai më ka sulmuar me fjalë duke më njoftuar se më ka vendosur njerëz për ruajtje nëse mbeshtet kanidatin e pavarur z. Shaholli”, shprehet Çokani.

Ndërkohë ai denoncoi edhe ngjarjen brenda komisariatit ku shprehet se është dhunuar verbalisht në prani të oficerëve nga vëllai i kryebashkiakut Bledion Nallbati, Altin Nallbati.

“Pas sherrit, të pranishmit u munduan që të më japin ndihmën e parë pasi gjendja ishte jo fort e mirë. Kemi lajmëruar policinë dhe ka ardhur pas 45 minutash nga telefonata jonë. Në ambientet e policisë jam përballur me vëllain e krytarit të bashkisë, Altin Nallbati ku që në kontaktin e parë filloi të më fyente në prani të oficerëve të policisë, duke pranuar indirect autorësinë. Unë jam veteriner në zonën time dhe nuk kam asnjë konflikt personal me askënd”, kallëzon Albert Çokani.

Ndërkohë kryebashkiaku i Devollit ka mohuar akuzat duke thënë se policia i ka shoqëruar të vëllain pa të drejtë.

“Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme nëpërmjet një skenari mafioz këto struktura kanë terrorizuar disa familje në Devoll. Duke përfshirë edhe familjen e kryetarit të Bashkisë Devoll. Në orën 3 të mëngjesit të sotëm është shoqëruar nën presionin dhe agresionit policor, vëllai im me pretendimin se ka kërcënuar një nga katër kandidatët që garojnë në fushatën elektorale për postin e kryetarit të Bashkisë, ndërkohë që ka qenë jashtë qarkut të Korçës. Unë nuk jam në këtë fushatë elektorale, nuk bëj pjesë, nuk jam n ë këto zgjedhje farsë kandidat për asnjë lloj posti dhe për këtë arsye nuk kam asnjë lloj konflikti personal jo e jo, por as politik me asnjë prej tyre. Referuar Dekretit të Presidentit të Republikës, botuar në fletoren zyrtare zgjedhje në Devoll nuk ka, as në Devoll dhe as në të gjithë Shqipërinë, tha kryetari i Bashkisë së Devollit.

Në deklaratën e tij për media Nallbati theksoi se Devolli ndodhet nën një terror policor.

Nga ana tjetër policia njoftoi:

“Arrestohet një punonjës i Bashkisë Devoll, për veprën penale “Pengimi i subjekteve zgjedhore”. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Devoll, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: K.K, 26 vjeç, banues në Bilisht (me detyrë punonjës i shërbimit zjarrfikës pranë Bashkisë Devoll).

Arrestimi i tij u bë pas kallëzimit të bërë nga shtetasi F.Sh, 33 vjeç, banues në fshatin Gracë, Devoll (kandidat i pavaruar për Kryetar Bashkie në Devoll), i cili ka deklaruar se më datë 19.06.2019, gjatë një takimi elektoral të zhvilluar në fshatin Miras nga ana e këtij subjekti të pavaruar, shtetasi K.K, ka goditur në trup e fytyrë një prej anëtarëve të stafit të tij elektoral, konkretisht shtetasin A.Ç, 56 vjeç, banues në Miras.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme”, nënvizon policia. (TemA)

1 komente në “Prangoset punonjësi i Bashkisë Devoll dhe vëllai i kryebashkiakut: Dhunuan kreun e grupseksionit të PD-së sepse mbështeste kandidatin e pavarur”

  1. Vangjo says:

    Une , Vangjeli , ish veterineri nga nje fshat afer Mirasit , interesohem per Arben Qerim Cekani ne Miras per ti shprehur Benit dhe familjes se tij keqardhjen me te sinqerte per kete ndodhi .
    ==========
    Beni , ju mund te me kontaktoni ne telephone (630)-889-1902
    ==========
    Beni , si per koncidence po ne kete date te fatkeqesise tuaj une mbusha 23 vjet qe jam larguar shume larg ne emigracion , pra larg dhe bashkepunimit me ju .
    Ju kujtoj per inteligjencen tuaja per te mesuar dhe aplikuar te rejat e zanatit tone dhe per korektesen tuaj .

    ==================== K.D. kur une po vendosja qe te largohem me tha : ” Shko , sepse ne nje vend ku ata qe i bejne ligjet nuk i frikesohen ligjeve , nuk eshte vend per nje karakter te sinqerte si ky i joti” .

    Shendet e gjithe te mirat o Ben !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje