Gazeta italiane filoruse: Shqipëria drejt luftës civile. Basha, trashëgimtari i babait fisnik të Shqipërisë, Sali Berisha

21 Qershor 2019, 20:58Politika TEMA

Nga Giovanni Masini*

Kudo që të kthehet, shqiponja dy krenore e Skënderbeut nuk sheh asgjë, përveç kaosit. Shqipëria përballet me një krizë të paprecedentë politike dhe institucionale në vitet e fundit. Pas muajsh protesta në rrugë kundër qeverisë, vendi ka hyrë në një rrugë pa krye që vazhdon të përkeqësohet.

Nga njëra anë, socialistët e Edi Ramës, në qeveri që nga viti 2013; nga ana tjetër, opozita e qendrës së djathtë, e udhëhequr nga Partia Demokratike e Lulzim Bashës, trashëgimtari i babait fisnik të Shqipërisë postkomuniste, Sali Berisha.

Demokratët bëjnë thirrje për dorëheqjen e ekzekutivit, të sigurtë se ka pakënaqësi popullore kundër pagave dhe pensioveve që sjellin uri, dhe investigimeve të fundit gazetareske që dëshmojnë lidhjet midis elitës politike të vendit dhe krimit të organizuar.

Në shkurt, deputetët e pakicës kanë delegjitimizur një parlament që nuk e konsiderojnë më përfaqësues, duke braktisur punimet e seancave. Gjykata Kushtetuese është gjithashtu e paralizuar, me vetëm një gjykatës në nëntë që duhej të kishte. Gjykatat e tjera, nga Gjykata e Lartë në gjykatat lokale, kanë probleme të ngjashme.

Pas përplasjeve të njëpasnjëshme në rrugë, më 9 qershor, Presidenti i Republikës Ilir Meta – udhëheqësi historik i Lëvizjes Socialiste për Integrim, tani në opozitë – anulloi zgjedhjet lokale më 30 qershor. Sipas tij nuk kishte kushte për një zhvillim paqësor të votimit, dhe në fakt, pa kandidatë të qendrës së djathtë, votuesit nuk do të ishin në gjendje të zgjedhin.

Rama u përgjigj në mënyrën më të ashpër, duke kërkuar heqjen e Metës dhe duke akuzuar opozitën se synon grushtin e shtetit, “për shkak se nuk arrin të mbizotërojë në votime”. Megjithatë, paraliza institucionale gjithashtu bllokon shkarkimin e presidentit, e cila duhet të sanksionohet nga një Gjykatë Kushtetuese e cila nuk është në gjendje të veprojë.

Ndërkohë, parlamenti pa opozitën votoi një mocion që deklaronte vendimin e Metës për të anulluar zgjedhjet lokale nul. “Sistemi parlamentar dhe gjyqësor janë shpartallur” – shpjegon Lulzim Basha për Il Giornale – Rama kontrollon të gjitha pushtetet dhe qeveris me urdhërat personale, në mungesë të çdo lloj kufizimi instititucional. Si rezultat, niveli i korrupsionit dhe krimit është rritur, pasi politikanët dhe kriminelët mbeten të pandëshkuar”.

Kreu i opozitës drejton gishtin në dy plagë: korrupsioni dhe trafikimi i drogës. Për vite me rradhë Shqipëria ka qenë vendi kryesor i prodhimit evropian të marijuanës dhe kohët e fundit ka filluar të tërheqë trafik të konsiderueshëm të kokainës, i cili kalon përmes tij për të arritur në Ballkan.

Sipas OSBE-së, në vitin 2017 qarkullimi i lidhur me prodhimin dhe tregtinë e kanabisit përfaqësonte gati një të pestën e PBB-së. Është e pashmangshme që politikanët më të pandershëm do të tundohen për t’u lidhur me klanet. Sipas Transparency International, në vitin 2017 Shqipëria ishte vendi i 91-të në botë për korrupsionin e perceptuar në sektorin publik: i parafundit në Evropë së bashku me Bosnjen, vetëm Maqedonia ishte më e keq.

Gazeta gjermane Bild, në një investigim të fundit, zbuloi mbështetjen e një bosi të drogës për disa kandidatë socialistë në zonën e Durrësit. Marrëveshje të pamendueshme u shtrënguan para zgjedhjeve të vitit 2017, që çuan Ramën të mbizotëronte.

Në audio të tjera kryeministri vetë është i kapur, i cili ka njoftuar tashmë padi kundër gazetarëve. Një bombë mediatike që Basha nuk e lë ti ikë: “Kryeministri është fajtori kryesor – argumenton ai – Qeveria të japë dorëheqjen dhe fajtorët të shkojnë para drejtësisë. Ne u kërkojmë BE dhe Italisë që të bëjnë presion për rikthimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri”.

Megjithatë, skandalet nuk janë të kufizuara veç tek maxhoranca. Vetë Basha akuzohet, sepse në 2017 ai nuk paska deklaruar një pagesë prej disa dhjetëra mijëra dollarëve në kompaninë lobuese të SHBA Muzin Capitol Partners, e konsideruar afër republikanëve të Donald Trump. Basha menjëherë e mbrojti veten duke folur për drejtësi me telekomandë për një hetim, – thotë ai – që është nxjerrë nga sirtari në kohën më të vështirë për qeverinë.

Pavarësisht se nuk përfaqësojnë një të sapoardhur në skenën politike – ai ishte ministër nga 2005 deri në 2011 dhe kryetar i kryeqytetit për katër vjet — Basha mobilizon protesta me pjesëmarrje të madhe dhe shumë të zhurmshme në rrugë. Për dhjetëra mijëra, çdo javë, ai vlerësohet duke valëzuar flamujt e BE dhe SHBA, ndërsa qindra telefona celularë ndezin flashin e tyre drejt qiellit të Tiranës.

Problemet, megjithatë, shkojnë përtej korrupsionit: pavarësisht rritjes prej 4%, shumë shqiptarë nuk fitojnë 10 euro në ditë dhe pjesë të mëdha të vendit mbështeten shumë në remitancat e emigrantëve. Sipas Organizatës Ndërkombëtare të Migracionit, nga vitet 1990 deri në 2006 mbi 1 milion e 100 mijë njerëz u zhvendosën jashtë vendit, ndërsa ata që mbeten janë thellësisht të dekurajuar ndaj klasës politike.

Opozita demokratike dëshiron të përgjigjet, duke iu “nënshtruar vullnetit të popullit”: për Bashën “shqiptarët duhet të ushtrojnë zgjedhjen e tyre nëpërmjet votimit të lirë, për të zgjedhur qeverinë e tyre”.

Megjithatë, për momentin, Tirana po përjeton një stanjacion shqetësues: formalisht zgjedhjet e 30 qershorit janë anuluar por qeveria siguron që ato të mbahen. Për atë ditë, frika është se do të ketë tension dhe përplasje më të dhunshme në sheshe. Opozita ka thirrur një demonstratë të re në 21 qershor, në një përpjekje për të rritur presionin mbi qeverinë. Kjo e fundit për momentin, nuk duket se dëshiron të heqë dorë dhe po qejf me heshtjen e kujdesshme të bashkësisë ndërkombëtare. Ditët e ardhshme do të jenë vendimtare.

*Il Giornale, një gazetë filoruse që botohet në Itali

15 komente në “Gazeta italiane filoruse: Shqipëria drejt luftës civile. Basha, trashëgimtari i babait fisnik të Shqipërisë, Sali Berisha”

  1. Aleksander says:

    E come , se la scritto il giornale e una notizia falsa, quando scrivono loro non ce da preoccuparsi, si vede che hanno nostalgia per berishen, se lo prendono chi se ne frega, andate vedere quante coppie vende , ricordate che Italia e quasi 60 milioni di abitanti . Domani pubblicherà quello che li passa lulashi, intanto lo paga con i soldi che hanno rubato gli Albanesi. Povera il giornale e quel giornalista che si fa prendere in giro da un uomo fallito. Lulashi per ata qe se kan kuptua.

  2. sunitet nuk bejne shtet,lloji i kafshes......... says:

    gazetar leshi,problemi nuk eshte c’kakaris italioni per Bashen me shoke,pasi atyre nuk po u rruhet shume per nje sunit,por problemi per italine eshte : lufte prane portes se italise!

  3. bbbbb says:

    Kjo gazete kudo flet kunder SHBA dhe lavderon Putinin, urime PD :), e gjetet nje mbeshtetes te ri ne evrope.

  4. lisi says:

    Krahu fashist i politikes italiani KURRE nuk e ka dashur e nuk e do Shqiperine pervecse nje koloni te tyre.Nuk i kuptoj keta idioter qe ende nuk zune mend as pas luftes dyte boterore e as tani qe qysh pas mbarimit te luftes e deri sot jane me breke neper kembe.O MAKARONAXHINJ TE MJERE.=AKOMA NUK E KUPTONI SE NE KURRE E AQ ME SHUME SOT NUK E CAJME BYTHEN FARE,PO FARE,FARE AMA PER JU -Ju jeni nje popull e vend pa pike dinjiteti e truri sot.Tani Shqiperia ju konsideron ju si te botes se trete PRANDAJ MOS HANI MUT PO HANI ATO MUT MAKARONASH E MBYLLENI SQEPIN SE NUK JEMI RANGU JUAJ. MASCALCONE!

  5. siringa says:

    Andate a fare il culo fascisti di merda!

  6. Aleksander Thana says:

    Torkofagu e ka keq punen me Janullen. Nuk I ka ngritur rrogen dhe e nxjerr perdite inatin te Erdogani. Palikaraqis maskaraqis qe Hamzaqis. Vrromaraqis !

  7. Koba says:

    Deshmi tjeter qe LulSumkapuci eshte ngaterruar me Paret Ruse.

  8. Dash says:

    Gazeta “Il Giornale” eshte ajo qe per te mbuluar putanerite e Berluskonit thoshte qe Rubi rubacuori eshte mbesa e Mubarak (kush jeton ne Itali e di mire historine) , nje vajze 16 vjecare qe KM italian i asaj kohe e takonte fshehurazi( per te folur me edukate) , pas dy muajsh u mor vesh qe sishte e vertete dhe muabeti u be qesharak ….te. tilla histori dhe kredibilitete ka “IlGiornale” ne Itali pavaresisht se ka nje fare historie si gazete…..ato qe tregon gazetari per cdo shqiptar qe ka dy fie tru jane pergjithesime dhe tregime per te bere nje fare shkrimi per kroniken e perditshme e sugjeruar ndoshta nga ndonje derdimen “skandalesh” te tipit babale nga Shqiperia……per mua qe jetoj ne Itali e njoh mire kredibilitetin e saj

  9. Kavajsi says:

    O giovani vafanqulo chi da mort ty a te e che ti a fato ..a te e babait fisnik te shqipris …un babait fisnik si shqiptar qe jam …i qi gruan lirien …i qi gocen arkiden ..i qi mesat …e plus te vdekem e te gjall …o morte di fame pezo di merda ti dhe babai fisnik i shqipris

  10. TheGoodOne says:

    HAHAHAHA “BABAIT FISNIK TE SHQIPERISE POST KOMUNISTE” “IL PADRE NOBILE”

  11. salianji says:

    More gazetar qe boton kete artikull, berisha eshte kriminel, nqs ti e njeh per baba mbaje me shendet, se ai jo qe nuk eshte babai i kombit , por nuk e di mire nese eshte babai i dy femijeve te “tij”. Shifi nuk ngjajne njeri me tjetrin, apo jane rast i vecante qe nuk e njeh shkenca. Po keshtu me sa duket kjo gazete, ashtu sic dhe e cilesoi ekipi i gazetareve europiane, nuk i sherben me qytetareve dhe integrimit te tyre ne europe, por perpiqet qe shqiptaret te integrohen ne azi, atje ku deshi ta coje babai yt.

  12. protesta dinjiteti says:

    Ne fakt keto protesta Jane me shume per dinjitetin e fytyren e Shqiperise, pasi ktimi , korrupsioni e varferia nxijne cdo dite e me shume.Parate e droges kane aviuluar nga vendi duke e kthyer ne djerrine kapitalesh.A ka menduar njeri per variantin B, ekonomi pa para droge kur bota te na I prese trafiqet e droges? Cdo hame atehere, dmth sot? Qeveritaret e politikanet deshtake e te korruptuar kur nuk Kane cte na japin, na japin lufte civile ? Dhe nese I ofrojne kokat e tyre ne tepsi, ashtu te krimbura kush I ha? Askush.Bota qe na do te miren? Gjejne shesh e bejne pershesh.Nuk ngritem ekpnomine e dinjitetit.AQ sa te mos kercenohej paqja siguria buka e liria e fjales.

  13. Genti says:

    Mjafton te lexosh pasazhin “babai fisnik Sali Berisha” e te mendosh se kuj krahu i perket e nga kush eshte financuar kjo pacaure gazete. Italianet per media te tilla perdorin termin “spazzatura” plehra nders Rama i quan butesisht Kazan.

  14. Petrit says:

    Il giornale eshte gazeta me e madhe ne Itali pas corriere della sera
    Filo ruse ?
    Bah !!!
    Në itali fjala filo ruse nuk ekziston.
    Kjo tregon vetem zhgenjimin dhe humbjen e shpreses per paçavuren tema dhe per ripjerdhjen në pergjighesi.
    Keni humbur çdo shprese
    Nuk keni se çfare te thoni me per arritjet e ripjerdhjes dhe tani merreni me pallavra qe nuk i besoni as vetë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje