Trump: Anulova sulmin ndaj Iranit për të shmangur humbje jetësh

21 Qershor 2019, 17:03Bota TEMA

Presidenti amerikan Donald Trump tha të premten ai kishte anuluar një sulm ajror kundër Iranit, sepse një kundërpërgjigje e tillë ndaj rrëzimi nga Teherani të një droni amerikan do të kishte shkaktuar një humbje jetësh që nuk do të ishte në përpjestim me aktin iranian.

Në një seri komentesh në Twitter të premten, zoti Trump tha se sanksionet ekonomike amerikane kundër Iranit kanë pasur ndikim dhe se të enjten vonë u vendosën sanksione të reja në kundërpërgjigje të rrëzimit të avionit amerikan pa pilot nga një raketë iraniane tokë-ajër.

Presidenti Trump tha se plani ishte për të goditur tre objekte të ndryshme në përgjigje të rrëzimit të dronit, por iu tha se kjo do të rezultonte në vdekjen e 150 njerëzve.

“Dhjetë minuta para goditjes e ndala; nuk ishte në përpjestim me rrëzimin e një avioni pa pilot. Unë nuk ngutem. Ushtria jonë jonë është tashmë e rindërtuar, e re dhe e gatshme, deri tani më e mira në botë,” shkruante zoti Trump.

Më parë të premten, zyrtarët iranianë i thanë agjencisë së lajmeve Reuters se Teherani kishte marrë një mesazh nga Presidenti Trump ku paralajmërohej se një sulm amerikan ishte i afërt, por ku thuhej gjithashtu se Presidenti amerikan ishte kundër luftës dhe donte bisedime për një varg çështjesh.

Një zyrtar iranian tha se përgjigjja e menjëhershme e Iranit ishte se “varet nga Udhëheqësi Suprem (Ajatollah Ali) Khamenei për të vendosur në lidhje me këtë çështje.”

Një zyrtar i dytë iranian tha: “Ne e bëmë të qartë se udhëheqësi është kundër çdo bisedimi, por mesazhi do t’i përcillej atij gjithsesi për të marrë një vendim. Megjithatë, u thamë zyrtarëve të Omanit se çdo sulm kundër Iranit do të kishte pasoja rajonale dhe ndërkombëtare”.

Irani e rrëzoi dronin pas disa javë tensionesh në klimën e një vale sulmesh ndaj cisternave në rajonin e Gjirit.

Në reagimin e tij fillestar të enjten, zoti Trump tha se avioni pa pilot mund të ishte rrëzuar gabimisht nga dikush që ishte duke vepruar “në mënyrë të papërgjegjshme”.

Incidenti shtoi shqetësimet globale për një konfrontim ushtarak të drejtpërdrejtë mes dy armiqve të vjetër.(voa)

2 komente në “Trump: Anulova sulmin ndaj Iranit për të shmangur humbje jetësh”

  1. enter"" says:

    Ju dhjefsha mentalitetin e luftes qe keni.

    Laeg duart nga lindja e mesme.

    Boll shkaterruat boten

  2. american16al says:

    Trump leri fjalet dhe mos caj b…n per rusine dergo ca karamele per hoxhallaret se e kane kapur per fyti popullin Iranin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje