Rama takim të paplanifikuar në Tepelenë: Vërtet Gjirokastra është qendra e qarkut por zemra është këtu. Kujdes Tritanin se mos na e hedhin në Vjosë

23 Qershor 2019, 22:17Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama në ndalesën e tij të radhës në Tepelenë e cila nuk ishte parashikuar nga shtabi elektoral, ka folur me superlativa për krahinën si dhe kryetarin aktual të Bashkisë, Tërmet Peçin.

“Në kalendarin e takimeve elektorale nuk e di për çfarë arsyeje shtabi elektoral nuk e kishte futur edhe Tepelenën tek takimet.

Në mëngjes Tërmeti më tha që do dalim te Ura e Leklit se s’do na vish në Tepelenë.

E para njëherë te Ura e Leklit do shkojmë bashkë se mos na e hedhin Tritanin në Vjosë, dhe e dyta nuk mund të iki pa ardhur në Tepelenë.

Vërtet Gjirokastra është qendra e qarkut por zemra e qarkut është Tepelena.Në Tepelenë jeni të gjithë ju ama është edhe Tërmeti.

Tërmeti që nuk është produkt i auditoreve, po produkt i zemrës së madhe të Tepelenës.

Nuk do e harroj asnjëherë këtë mbrëmje, falë këtij burri të lartë të Golikut që erdhi këtu sot, dhe më nderoi me praninë e tij”, tha Rama.(TemA)

4 komente në “Rama takim të paplanifikuar në Tepelenë: Vërtet Gjirokastra është qendra e qarkut por zemra është këtu. Kujdes Tritanin se mos na e hedhin në Vjosë”

  1. EDi 25 says:

    Saliu e kishte militantin nga Malsite, ky e ka nga Laberia dhe me keq ska ku tvjej mo…Te Saliut Hjadare, te Rames Leber me gjoks me vrima, se kush a ma mut, shqiptaret e dine se nuk kane shume ndryshim.

  2. SLIM says:

    Tepelenen te gjitha qeverite e pasçlirimit te Shqiperise e kane harruar,ndaj dhe te priti ne kete menyre ne forme respekti reciprok,sepse per keta njerez vetem Ti u kujtove e nuk i diferencove!Respekt ngahera z.Rama e ketu duket vizioni yt per Shqiperine qe nuk i ke fjale por vepra ato ç’ka thua!Ndaj edhe nuk te rrezoje dot sepse je lis i gjate e ata ferra qe i shkel me kembe!Shqiperia deri sa te jesh do te behet e civilizuar e qytetare duke kuptuar nje here e mire qe nuk mund te behet vendi pa u bere faktori kryesor njeri!Bej njeriun e pasketaj Shqiperia behet nga ambicjet sepse eshte sa nje qytet i çdo shteti!Sa per ata qe te zene rrugen te te rruajne menderen se e hauan pasin bio te asaj kohe e tani prrasi behet me kimikate e per pasoje eshte dyfishuar e po iu rifut ne goje Tritanit nuk i del me si ne Lushnje!Ndaj kujdes or sharlatane se koha juaj ka mbaruar e Shqiperia nuk ka kthim mbas sado te mblidheni e te perpiqeni pasi kete radhe ska ambasade qe ju mbron !

  3. SLIM says:

    Tepelenen te gjitha qeverite e pasçlirimit te Shqiperise e kane harruar,ndaj dhe te priti ne kete menyre ne forme respekti reciprok,sepse per keta njerez vetem Ti u kujtove e nuk i diferencove!Respekt ngahera z.Rama e ketu duket vizioni yt per Shqiperine qe nuk i ke fjale por vepra ato ç’ka thua!Ndaj edhe nuk te rrezojne dot sepse je lis i gjate e ata ferra qe i shkel me kembe!Shqiperia deri sa te jesh do te behet e civilizuar e qytetare duke kuptuar nje here e mire qe nuk mund te behet vendi pa u bere faktori kryesor njeri!Bej njeriun e pasketaj Shqiperia behet nga ambicjet sepse eshte sa nje qytet i çdo shteti!Sa per ata qe te zene rrugen te te rruajne menderen se e haruan prrasin bio te asaj kohe e tani prrasi behet me kimikate e per pasoje eshte dyfishuar e po iu rifut ne goje Tritanit nuk i del me si ne Lushnje!Ndaj kujdes or sharlatane se koha juaj ka mbaruar e Shqiperia nuk ka kthim mbas sado te mblidheni e te perpiqeni pasi kete radhe ska ambasade qe ju mbron !

  4. goliku says:

    Tepelena rreze mali….
    Dilni se erdhi djali…..
    Ta presim si ci ka hije…..
    Jemi njerez me dije…..
    Ne nuk jemi shpellare…..
    Nga ata qe hane bare……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje