Vendimi i Kolegjit Zgjedhor, Denar Biba: Votimi 5-0 konfirmoi pavlefshmërinë absolute të Dekretit të Presidentit

24 Qershor 2019, 13:44Politika TEMA

Nënkryetari i KQZ-së, Denar Biba ka reaguar pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor për rrëzimin e kërkesës së PUK për mospjesëmarrjen në zgjedhjet e 30 qershorit. 

Në një shënim në Facebook, Biba shkruan se Kolegji Zgjdhor me votë unanime 5-0 rrëzoi ankimin dhe kjo vendimmarrje konstatoi dhe pavlefshmërinë absolute të Dekretit të Presidentit për anulimin e zgjedhjeve. 

“Tashme vendimmarrja e KQZ u certifikua edhe gjyqesisht.  KQZ sapo beri histori, me se paku persa i perket te drejtes administrative. Kjo eshte nje dite e mire per shtetin e se drejtes ne Shqiperi”- shkruan ai. 

Reagimi i plotë i Bibës:  

“Kolegji Zgjdhor me vote unanime 5-0 rrezoi ankimin e Partise Uniteti Kombetar per tu cregjistruar nga zgjdhjet per pushtetin vendor te dates 30 qershor 2019. Me fjale te tjera, Kolegji Zgjdhor, qe eshte trupa me e larte gjyqesore ne RSh per ceshtjet zgjdhore e vendimi i te cilit eshte i pa ankimueshem, sapo la ne fuqi vendimmarrjen e KQZ, vendimmarrje qe, nder te tjera, konstaton edhe pavlefshmerine absolute te Dekretit te Presidentit te Republikes. 

Do te doja shume qe kjo situate te ishte e paqene, qe Presidenti te mos e kishte nxjerre Dekretin e dyte per anulimin e dates se zgjdhjeve; qe KQZ te mos vihej ne poziten e veshtire e te padeshirueshme per te konstatuar si absolutisht te pavlefshem nje akt te Kreut te Shtetit; qe Kolegji Zgjedhor i Gjykates se Apelit te mos e godiste Dekretin e Presidentit e, ne nje fare menyre edhe autoritetin e tij. 

Siqodofte, nuk mund ta fsheh kenaqesine personale per ngadhenjimin profesional lidhur me faktin e pamohueshem tashme se vendimi i KQZ ishte ligjerisht korrekt, packa se politikisht nuk i pelqeu nje pjese te politikaneve te vendit. 

KQZ nuk mori komptetencat e Gjykates Kushtetuese, packa se mese njehere kjo e fundit ka vendosur se dekretet presidenciale nuk perbejne lende kushtetuese. 

KQZ u gjend perpara nje situate ku, ose do nderpriste procesin zgjdhor, ose do te vijonte pergatitjet, megjithese Dekreti qe anuloi daten e zgjdhjeve ishte haptazi i paligjshem. Ne u fokusuam te paligjshmeria flagrante, e jo te kushtetutshmeria/antikushtetushmeria e Dekretit. 

Tashme vendimmarrja e KQZ u certifikua edhe gjyqesisht. 

KQZ sapo beri histori, me se paku persa i perket te drejtes administrative. 

Kjo eshte nje dite e mire per shtetin e se drejtes ne Shqiperi.” (TemA) 

2 komente në “Vendimi i Kolegjit Zgjedhor, Denar Biba: Votimi 5-0 konfirmoi pavlefshmërinë absolute të Dekretit të Presidentit”

  1. Kiridashi says:

    Oh more Ilir Meta. Po te vjen fundi o plehre. Ti je peshku i madh qe kerkojne amerikanet dhe BE per hapjen e negocjatave. Kur ta kuptosh qe po bie me kembet e tua si cjapi te kasapi do gezohet gjithe Shqiperia per te gjitha vjedhjet dhe krimet qe ke bere bashke me ate Santamintren qe ke ne krevat.

  2. Azio says:

    Bravo.
    Era e drejtesise po fryn ne Shqiperi.
    Populli me ne fund po fillon te marre frym lirisht me mushkerite qe Po gjallerohen nga helmi I padrejtesise per me shume se 28 vjet.
    Drejtesia do te vrapoje tani me gjithe freskine e saj,per te shkatruar njehere e pergjithmone padrejtesine.
    Mjere ata qe mundohen t’i zene rrugen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje