Për të prezantuar koleksionin Pranverë 2020 si edhe për të festuar 10-vjetorin e krijimit të markës, dizajneri francez Simon Porte Jacquemus zgjodhi peizazhin e Provence-s
E vendosur në jug të Francës, në kufi me Italinë dhe Detin Mesdhe, Provence është e njohur për pamjet e larmishme, duke nisur nga Alpet Jugore e deri te vreshtat, ullishtet, pyjet me pisha dhe fushat e livandos, ku në këto të fundit u mbajt edhe sfilata më e veçantë e momentit.
“Me këtë sfilatë, disa njerëz do të mbajnë mend vetëm livandon,” shpjegon ai për Vogue.
“Disa të tjerë do të shohin ngjashmërinë me pikturën e Hockney-t. Dua thjesht që ta kuptojnë punën time.”
Në këtë sfilatë mori pjesë dhe modeja me famë botërore Emily Ratajkowski. (Tema)