VIDEO: Po ecte afër një ndërtese të lartë, i bie disku i hekurt mbi kokë

25 Qershor 2019, 10:41Lifestyle TEMA

Ky është momenti i frikshëm kur një grua e cila po kalonte poshtë një ndërtese i ra në kokë një send hekuri.

Disku i hekurt kishte rënë aksidentalisht nga një lartësi e madhe, kur një grua po pastronte shtëpinë e saj i rrëshqet nga dora disku dhe i bie poshtë.

Megjithatë ky disk i hekurt përfundoi mbi kokën e 36-vjeçares së identifikuar si Li, e cila më pas u dërgua me urgjencë në spital.

Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në Nanshan në pjesën jugore të Kinës, ku gruaja e cila po ecte goditet në kokë nga mjeti i fortë që përdoret si peshë në palestër.

Nga goditja e fuqishme ajo menjëherë rrëzohet në tokë, megjithatë i ka shpëtuar më të keqes edhe pse në shikim të parë dukej se gjasat janë shumë të vogla. (TemA)

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje