I nxehti saharian pritet ”të pushtojë” Europën

24 Qershor 2019, 12:05Lifestyle TEMA

Një valë nga më të nxehtat e dekadës së fundit, me temperatura që mund të arrijnë deri në 40 gradë Celsius do të përfshijnë këtë javë Italinë, sidomos qendrën e vendit dhe veriun e tij.

Sipas meteorologëve të 3Bmeteo dhe Meteo Expert, javën e fundit të qershorit temperaturat do të arrijnë shifra rekord edhe në disa kryeqytete europiane.

Vala e fuqishme e nxehtësisë do të arrijë kulmin mes 27-29 qershorit në qytete si Torino, Milano, Bolonja, Romë, Frozinone, Rieti dhe Sasari me temperatura 37-40 gradë Celsius.

Kjo valë e nxehtësisë i atribuohet anticiklonit subtropikal, që do të ndikojë kryesisht në Spanjë, Francë, Britaninë e Madhe, Belgjikë, Holandë, Italinë Veriore, Sardenja dhe rajonet qendrore të detit Tirren.

Edhe në Francë, do të regjistrohen temperatura deri në 40 gradë Celsius, në kryeqytetin Paris dhe 41-43 gradë mes Madridit dhe Francës Jugore.

1 komente në “I nxehti saharian pritet ”të pushtojë” Europën”

  1. Me vjen keq per te gjithe,por larg nesh sepse dhe pa kete te nxehte ne jemi te pjerdhur fare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje