Nga ndjekia e çështjeve për Audin dhe Volkswagen, te familjet mbretërore: Profili i avokatit gjerman të Ramës

25 Qershor 2019, 16:46Politika TEMA
Nga ndjekia e çështjeve për Audin dhe Volkswagen, te familjet

Përmes një postimi në “Twitter”, Kryeministri Edi Rama lajmëroi sot se ka pajtuar në çështjen kundër “BILD” studion e avokatit Matthias Prinz, një prej avokatëve më të famshëm në botë në fushën e mbrojtjes të të drejtës së privacisë dhe shpifjes.

Por, kush është Prinz? Avokati me një karrierë mbi 30-vjeçare, i diplomuar në Harvard dhe Hamburg, është përfaqësuesi ligjor i Audi, Volksvagen, T-Mobile, por edhe figurave të njohura Familja Mbretërore Suedeze, Princi i Monakosë, Sulltani i Bruneit, e disa sportisë të famshëm, midis tyre David Beckham, Oliver Kahn, Boris Becker, etj.

Përmes çështjeve të mbrojtura në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut, Prinz ka vendosur disa precedentë të rëndësishëm që gjejnë aplikim botëror (si çështje Von Hannover vs Germany), por ajo për të cilën Prinz mbahet më shumë mend është çështja më e madhe e shpifjes dhe shkeljes së privacisë në historinë e Gjermanisë.

Në vitin 2003, Prinz nisi përfaqësimin e Familjes Mbretërore Suedeze mbi shkeljen e të drejtës së privacisë dhe shpifje në mediat gjermane, pasi disa fotove intime dhe artikujve te pavertete qe qarkulluan per disa jave radhazi. Në këtë çështje, Prinz arriti të detyronte 23 revista e gazeta gjermane që të tërhiqnin, përgënjeshtronin apo publikonin falje për artikujt e tyre.

Në vijim, ai paditi gazetat për dëm imazhi dhe arriti të fitonte një dëmshpërblim prej 400 mijë eurosh për Princeshën Madaleine të Suedisë, nga Gjykata e Hamburgut. Deri më sot, ky është dëmshpërblimi më i madh i caktuar nga një gjykatë gjermane, për shpifje apo shkelje të së drejtës së privacisë.

Dëmshpërblime të ngjashme, Prinz ka arritur të marrë edhe për shumë klientë të tjerë prestigjiozë, përfshi familjen mbretërore të Monakosë apo Princeshën e Hanoverit, koorporata, klube te Bundesliges e sportiste profesioniste.

Në karrierën e tij, Prinz krenohet me disa qindra përgënjeshtrime, dëmshpërblime apo kërkesa falje publike që mediat janë detyruar të publikojnë per llogari te klienteve te tij, në vijim të artikujve të tyre të pavërtetë.

Këtë herë, Prinz do të dërgojë një tjetër çështje në gjykatë, atë të Kryeministrit Rama ndaj “BILD”, një gazetë që prej vitit 1986, është përgenjëse për gjysmën e të gjithë publikimeve të pavërteta të publikuara në shtypin gjerman.

Vetëm koha do të tregojë se çfarë do të vendosin gjykatat gjermane, por një gjë është e sigurt, që në fund e vërteta do të triumfojë e këtë herë, jo në një gjykatë dosido nga ato që mund të gjenden ende fatkeqësisht në vendin tonë, por në një gjykatë me standarte të paprekshme integriteti, siç janë ato gjermanet.

16 komente në “Nga ndjekia e çështjeve për Audin dhe Volkswagen, te familjet mbretërore: Profili i avokatit gjerman të Ramës”

  1. Sit back and relaks■●77ht6u▪%^* says:

    Po nje resume te trupes gjykuese do na e jepni?!!!

    1. Petriti says:

      Po po por per tipa si puna jote, nuk do kete me as sit back e aq me pak relaks. Te fala salehut dhe likes…

  2. Avokat i shkelqyer - Fat Shqiperise kunder te paguarve te Moskes says:

    Bravo z. Rama! Kjo eshte rruga e duhur per te gozhduar nje pizeveng qe gjen guximin jo-etik te tallet me nje kryeminister (duke treguar mungese te larte respekti), edhe pse te nje vendi te vogel qe ai e percmon dhe tall bythen. Tani Tiede duhet te jape llogari per botimin e sekreteve hetimore te mbushura plot me perkthime te genjeshterta dhe per deklarime shume te renda kunder qeverise shqiptare dhe z. Ram personalisht. Amerika e arrestoj Assange per nxjerrjen e sekreteve te shtetit. Tani te shohim zhvillimet ne Gjermani. Avokati duket i shkelqyer. Fat Shqiperise kunder te paguarve te Moskes dhe udb-se.

  3. ¬ says:

    Ambasada Gjermane në Tiranë i furnizon me dokumente përgjuese gazetarët e sajë.

  4. sali leshi says:

    ne ket mesele FSHIHET DHE GAZETARJA LESHIT klodiana lala……….keni per ta par,,qe transformo llafet e ndonje prokorori te saliut per ti bere te qena…….

  5. bild says:

    Avokati me cfare lekesh do paguhet?

  6. Loni says:

    Sa e ka pagesen? Kush do e paguaje…

  7. Beni says:

    ME CFARE PARASH DO E PAGUAJ KETE AVOKATIN E SHTRENJTE RAMIU SE AI SKA LEKE THOTE?APO DO E NDIHMOJE VJERA SE KA PRONA.

  8. Muli says:

    Shumë e thjeshtë! me lekët që lulushi ka paguar gazetarin e bild. Pse kaq e vështirë është për ta kuptuar. Avokati do të marrë përqindjen që Bild duhet ti pagoi Shtetit Shqiptar.

  9. Rita says:

    “”TE PAVERTETA ??????? Degjohen bisedimet e pretendon se jane te paverteta . Keshtu shkruan me lart artikulli Me vjen keq qe kjo gazete ka qellimin te disinformoje lexuesit e jo te shkruaje te verteten per akuzen qe ka bere Rama . Per nxerrjen e sekretit e jo per pavertetesi . Okej ????

  10. X says:

    Leket nga gjyqi I merr avokati….vetem NDERI te vihet I SHQIPERISE…

    1. Isuf kapertoni says:

      Ore tall trapin ti apo je i trashe??
      Mendon seriozisht nje avokat i ketij rangu , te punoj probono apo per te marr parate nga pas? Ky te pakten e ka 700 euro oren…

  11. Lenci says:

    Ai e ka tarifen 750 euro per nje ore. Rama sigurisht do humbase. Ai e di kete por do te terheqe vemendjen nga 30 qershori. Po demshperblimi qe do paguaje Rama do jete shume i madh, pervec tarifes se avokatit, qe do jete. ..ohohoho.

  12. Zorro says:

    JO PRINZ TE JETE AVOKAT POR EDHE VETE PERENDIA E DREJTESISE NUK KA SI E MBRON EDVIN RAMEN.
    SEOSE GJITHSA ESHTE PUBLIKUAR NGA GAZETA “BILD” ESHTE E VERTETE, DOMEHENE SE KA NDODHUR DHE NUK KA KURFARE SHPIFJEJE. SEPSE SHPIFJA PRESUPOZON TE PUBLIKOSH DICKA QE NUK KA NDODHUR, QE PER RASTIN KONKRET DON TE THOTE SE BILD DHE GAZETARI TIEDE TE KISHIN SAJUAR ATE TUF PERGJIMESH ME QELLIM DISKREDITIMIN E EDVINIT DHE GJITHE ATYRE PACAVUREVE TE TJERA . GJE KJO QE NUK KA NDODHUR PASI EDHE ZERAT EDHE BISEDAT E PERGJUARA JANE REALE. SE KUSH I KA NXJERRE DHE PER CFARE KJO SKA ASNJE LIDHJE ME SHPIFJEN. KESHTU QE MOS U DHJASNI O USHTARET E VEGJEL TE EDVINIT, POR PRISNI E DURONI. SEPSE TE PAJTOSH NJE STUDIO PER CESHTJEN ESHTE TJETER GJE DHE TE PRANOJ AJO TA MARR PERSIPER CESHTJEN ESHTE NJE GJE TJETER DHE ME KRYESORJA. EDVINI, SIKURSE SHKRUAN DHE VETE, DERI ME TASH VEÇ E KA PAJTUAR STUDION E MATTHIAS PRINZ, TE PRESIM CDO TI THOTE KI MO. E KA PUBLIKUAR EDVINI LAJMIN, MJESHTRI I MANIPULIMIT TE TE VERTETES DHE KAQ MJAFTON PER TE MOS BESUAR NE SUKSESIN.

  13. operacioni zjarri says:

    O popull debil a arrini te kuptoni se ky palaçua jone do paguaje ate avokat qe e paguan sulltani i Bruneit, familja mbreterore e Monakos dhe princesha e Suedise ndrrsa ju o debile nuk jetoni as si ne Brunei as si ne Monako e as si ne Suedi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje