Rama, demokratëve të Kukësit: A ia vlen ta humbni Anglinë për Lulin dhe Mulin?

25 Qershor 2019, 18:49Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka vijuar fushatën elektorale në Kukës teksa ka komentuar edhe punimet në aeroportin e ri.

Ai u shpreh se është e vërtetë që shumë të rinj nga Kukësi kanë emigruar në Angli, por ata do të kenë mundësi të kthehen nga aeroporti në fjalë.

Rama tha se ka ardhur koha që edhe Shqipëria të ketë linjat ajrore me çmim të ulët.

Duke komentuar protestën e militantëve të PD në Kukës, kryeministri pati edhe një apel.

“Demokratët kanë të drejtën e tyre të mos me duan. Por duhet të pyesin veten, sidmos të rinjtë: 

A ia vlen ta humbin Anglinë për Lulin, Saliun dhe Mulin?” – tha kryeministri referuar ndëshkimit për krimet zgjedhore.

1 komente në “Rama, demokratëve të Kukësit: A ia vlen ta humbni Anglinë për Lulin dhe Mulin?”

  1. per shqiperine, po says:

    Pergjigja eshte e thjeshte; per Shqiperine ja vlen dhe duhet humbur Anglia e deri Zelanda e Re! Ndoshta anglezeve do ju thuhet nje dite; rrini urte nen dajakun e mbretereshes se do humbni Shqiperine.Pse duket cudi kjo? Leket e anglise po I hane ketu horrat e qorrat, te korruptuarit e antishqiptaret.Mundi I emigranteve, pa te drejte vote , e kjo ndodh vetem ne Shqiperi, pdrvecse te vjedhur,te shperfillur deri ne fyerje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje