Nga Spartak Ngjela
Kur një president i një Republike parlamentare që është zgjedhur nga Parlamenti, befas pretendon të jetë monark absolut dhe mbi Parlamentin, shoqëria kalon në tragji-komedi; kurse presidenti i vetëshpallur monark absolut, përfundon shumë keq. Por me një kusht: shteti duhet të jetë shumë i fortë, për t’i treguar vendin komedianit.
Kjo është gjendja e sotme në Shqipëri. Presidenti Ilir Meta nuk ka aftësinë intelektive të kuptojë se çfarë është sovraniteti dhe kush është mbajtësi i tij. Prandaj, duke qenë në regres mendor, po i duket vetja sovran. Jo. Këtë marrëzi ia ndalon kushtetuta në nenin 2 të saj, kur shprehet:
1.Sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket popullit.
2.Populli e ushtron sovranitetin nëpërmjet përfaqësuesve të tij ose drejtpërsëdrejti.
Kjo është esenca e demokracisë në një Tepublikë parlamentare. Të dy pikat e nenit 2 të Kushtetutës së Shqipërisë duhet t’i kujtojnë presidentit Meta që posti i tij nuk ka lidhje me sovranitetin, dhe çdo hap antisovranitet është tradhti kombëtare.
Po a kupton presidenti shqiptar se ç’është sovraniteti?
E kupton dot ky që nuk mund të ketë fare sukses në lidhje me ushtrimin e ndonjë lloj dhune kundër Parlamentit? Sepse, pyetja është, cili është organi që mund të cenojë sovranitetin e Republikës? Asnjë. Por, duhet të kujtohemi ndërkaq se luftën me Parlamentin nuk e ka fituar asnjë monark, e jo më një president i dobët.
Në qoftë se Ilir Meta nuk i kupton këto, është mirë të futet e të rrijë në zyrën e tij e të mendohet thellë, derisa çështja kundër tij të mos ketë hyrë në një pikë pa kthim. Nëse i kupton, por nuk dëshiron t’i pranojë këto çështje të sovraniteti, sigurisht që do të mbërrijë në një pikë pa kthim.
Po partitë politike e dinë që Kushtetuta nuk ua lejon shprehjen e dhunës për interesa pushteti në nenin 9 pika 2 të saj, kur shprehet hapur se: “partitë politike dhe organizatat e tjera… që përdorin dhunë për marrjen e pushtetit ose për të ndikuar në politikën shtetërore janë të ndaluara me ligj?”
Kjo është arsyeja kushtetuese shtetërore në Shqipërinë e sotme. Dhe, a e kuptoni tani se në çfarë lloj akti kanë hyrë presidenti i Shqipërisë dhe një apo disa parti politike që kërkojnë të dominojnë politikën me dhunë?
Ligji nuk mund t’i tolerojë, kurse qeveria shqiptare nuk po zbaton as Kushtetutën dhe as ligjin. Prandaj ka ardhur koha që shteti duhet të godasë antishtetin me të gjitha mjetet.
“Shqipërinë e drejtoj unë – tha presidenti – dhe jo Amerika e Italia”, për faktin që perëndimorët ia quajtën nul aktet e tij.
Por, më çfarë e drejton Shqipërinë ky president, i di ky kompetencat kushtetuese që ka? Perëndimorët po qeshin me të, por nuk e di se ku ndodhet kryeministri shqiptar, do ta vijojë forcën parlamentare?
Shqiptarët dhe perëndimorët po presin që këtij presidenti, dhe atyre që duan anarkinë, t’iu vendoset këmisha e forcës së ligjit. A do ta bëjë dot kryeministri aktual?
Kjo pritet për t’u parë.
Bravo avokat.
Kryeministri jone eshte me karagjoz se presidenti,se ne vend te gjuhes diplomatike,juridike etj perdor barsaletat dhe rromuzet !
Eshte bere si PLAKU MERE edhe ky!
Kryeministri, sidomos këtë vitin e fundit, mund të jetë i pari që do të donte ta hiqte qafe Metën, (bashkë me të dhe hijen e Berishës), por duhet kuptuar që akoma nuk është i dhënë detyra nga ata që ky (Meta) dhe ai (Berisha) i kanë tmerrësisht frikë.
I wetmi ne Shqiperi qe flet me gjuhen e LIGJIT, me Fakte te shkruara dhe jo me hamendje, se keshtu e dua une, keshtu e kuptoj une etj etj > Ngjela flet si njohes i jurisprudences qe njeh vetem ligjin dhe fjalen e SHKRUAR.
O zoti avokat, ke shume te drejte ne te gjitha qe thua, po ne Shqiperi akoma nuk kuptohet ose nuk duan ta kuptojne qe vetem shteti i forte garanton jeten normale te cdo individi. E kunderta eshte qe rrugacet duan anarki, te vjedhin e te vrasin e mos ju hyje “gjembe ne kembe”. Mor po e dime qe edhe ne kete qeveri ka probleme korrupsioni etj.etj., po kjo eshte rruga qe pretendon te ndjeke Basha e company,bojkoti, largimi nga parlamenti dhe dhuna ne rruge. No men!!
Është fshatar me kostum turk dhe sandalle. Ta mëshirojmë edhe disa ditë në budallëkun e tij. Në burg të Reçit dotë shkojë njëra tapë dhe ky esëdh.
Shkrim shume realist! Meta nuk eshte Shqiperia! Sipas tij duhet te themi “Kur themi Shqiperia nenkuptojme Meten, dhe kur themi Meta nenkuptojme Shqiperine!”
Cfare Pune ka Italia nje shtet I kapur nga Mafia me Shqiperine ne Jemi Shtet Sovran cfare duan Halet Pipino te Italise me ne o Spordhjak.
Thuhet spurdhjak me U, dhe nuk ka te beje me pordhen, sic mund te mendoje kaplloqja jote. Spurdhjaku eshte nje zog i vogel ekzotik, dhe emri i tij perdoret ne sens pezhorativ, per te perkufizuar dike te vogel dhe te parendesishem.
Avokat je 1’sh.
Po pse nuk eshte duke ja bere ? Vetem ai i tha ndal ketij kanceri . Durim avocat, elefandi i hedh hapat ngadale por mjaft te sigurt.
E kemi kaluar fazen ” nuk keni pare gje akoma “,tani jemi duke pare live, se si po ju rreshket toka nen kembe .
Faleminderit z.Spartak. Perhere na jep shprese se ky vend do behet.
Parti-Enver jemi gati kurdoher, parti-Enver jemi gati kurdoher! Te lumte shoku Spartak, qe ia thyet hundet social-imperialisteve sovjetike! Populli yne, nen udheheqjen tuaj te denje do te fitoje gjithmone mbi armiqte e brendeshem e te jashtem! Sic e ka thene edhe partia jone e lavdishme socialiste dhe udheheqesi yne i ndritur, Edi Rama, fjala e popullit eshte ligj per ne! Dhe ju shoku Spartak treguat ne shkrimin tuaj, se zeri i masave popullore eshte nje grusht i rende per mikroborgjezine dhe mendimet mikroborgjeze. Zgjedhjet do te behen se keshtu thote populli! Dhe populli eshte demokracia e vertete! Aty gjindet uniteti yne i celikte!
Hallall qe nuk botoni komentet.
Ne fakt nuk asht vetem Meta qe pretendon per fuqi absolute. Rama asht njisoj, e Berisha ja kalon te dyve.
Qe te tre, sot dhe ne kohe te ndryshme kane akuzuar njeri-tjetrin per krime qe nuk falen, por ama edhe pse qe te tre ne kohe te ndryshme kane pasur pushtet dhe fuqi, asnjeri nga te tre nuk ka tentu qofte edhe nje here te vetme me ba drejtesi. Qe te tre tregojne simptoma te njejta !! Kjo tregon shume.
Mbase edhe kjo krize politike asht e qellimeshme, e ka objektiv tjeter.
Ne fillim keta veshen pardesyte e bardha,ka ardhe momenti te veshin kemisha me rriga.
Gjithmone i sakte dhe Bindes ne analizat e parashtruara.Kryeministri duhet te veproje urgjentisht :Ti mbylli Qenefin ketij Birboje qe prezantohet si Monark Absolut.,qe ben Diellin dhe Shiun ,si ti Teket.E tregoi Veten qe ka mbetur i Pagdhendur KATNAR nge Cepani i Skraparit.Cudi Skrapari ka nxjerre Njerez Trima dhe te Mencem si Riza Cerova ,Kahreman Ylli .Nga na Mbiu ky Koqe Kandari ????
Gjejini nje grua ketij e do te na bien rehat syte e veshet se nuk do te kete kohe per tu marre me budallalleqe por do merret me ndonje pazar a me kuzhine e lavatrice ne shtepi.Do jete mire dhe per te.
Nje gje duhet te jete e qarte, qe situata eshte ne kete gjendje peraresye se Rama eshte tiger prej letre te rrudhosur dhe pa breke.
Spartaku i di mire keto gjera sepse vetem atij ja thote Amerika dhe me e bukura qe Amerika nuk ben asnje veprim pa e pyetur.
Mos ki merak Taku! Kemishen e forces ja veshen gringot, piratpresidentit dhe jo vetem kemishen, por edhe breket ja veshen nga koka. Ketij bishtukut te Cepanit qe i duket vetja si Golia dhe na i tregonte Daj Samit, Korene e veriut!
Spartak Ngjela, boll shkruajte ne kete faqe me mera te ndryshem! Monika Kryemadhi te akuzoi per lidhje me Avdylajt! Pse nuk iu pergjigje?
Drejtesia e re do merret edhe me ty. Shume vete i dine mardheniet e tua me te denuarit per droge. Do japes edhe ti llogari.