Rama: Meta e Basha të rrëzuar. Fallxhorja e zhytur në kafe turke, çetë enveristësh. Kryebashkiaku do hyjë në histori se s’dha leje për ndërtim spitali

25 Qershor 2019, 19:12Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama tha nga Kukësi se Presidenti Ilir Meta dhe kreu i opozitës janë të rrëzuar.

Gjatë takimit elektoral atje, Rama u shpreh se kryebashkiaku i Kukësit ka penguar investimin për ndërtimin e spitalit.

Është i rrëzuar Ilir Meta, Lulzim Basha se Saliu edhe kur është i rrëzuar duket sikur është në këmbë.

Nuk po flas për fallxhoren. Ajo nuk është e rrëzuar, është e zhytur në kafe turke. Për këta, demokratët duhet t’ia lejonin vetes këtë turp që të imitonin ato çetat e enveristëve.

30 vjet pasi ka rënë komunizmi, të shfaqen fantazmat. Në fund të ditës është interesi i familjes që duhet vënë në peshore.

Nëse do të ishim ne arsye që ata nuk hynë në zgjedhje kjo ha diskutim. Ata thonë të ikim edhe ne. Po kush do t’i drejtojë bashkitë?

Sot kishte dalë sikur kishte futur kasetën e Lulit. Kur Bashkimi më tha se po pastrohet rruga nga bora ashtu siç duhet.

Bashkimi do hyjë në histori që të pengojë lejen për të ndërtuar spitalin.

 Edhe më idioti aman investim dhe Bashkimi thotë nuk ka leje mjedisi. Bashkimi iku. Kur i bërtet tjetrit Ik, Ik! Ikën vetë.

Kur nuk e ke mendjen të vraposh, i thua tjetrit ik!”, deklaroi Rama.

 

1 komente në “Rama: Meta e Basha të rrëzuar. Fallxhorja e zhytur në kafe turke, çetë enveristësh. Kryebashkiaku do hyjë në histori se s’dha leje për ndërtim spitali”

  1. zgjedhje Jo...atehere cjane says:

    Mitingje me kalamaj, enveriste,njerez te importuar, punonjes te shtetit qe shkojne per buken e gojes. Kujt I hyjne ne pune keto mitingje dhe keto media qe i kamerizojne ne kende te tilla qe te duken se jane shume? Garantoni voten e lire e te ndershme dhe do ti konfirmoni mitingjet dhe “dashurine” e populit per ju e te tjeret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje