Kërkesa e një grupi të burgosurish për të votuar, duket se ka nxjerrë blof pretendimin e disa portaleve pranë opozitës të cilat aluduan për shantazh, presion dhe kërcenime nga drejtuesit e këtij institucioni.
Ditën e sotme, të paktën 25 persona që vuajnë dënimin në burgun 313 në kryqytet, kanë depozituar kërkesën e tyre pranë gjykatës së Tiranës për të marrë pjesë në votime.
Kur kanë mbetur vetëm pak ditë nga data e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, ata kërkojnë t’i mundësohet e drejta për të qenë pjesë e procesit zgjedhor në Tiranë.
Ndërkohë, pritet që edhe të tjerë të dënuar t’i drejtohen gjykarave përkatëse për të fituar të drejtën e tyre të votës. (TemA)
Gallate, te burgosurit kerkese (pasi i kane shkundur”apo ju kane premtuar ndonje dite leje a mall ne burg.O zot cfare nuk bejne per rritur pjesemarrjen ne votime e per gjoja legjitimitet. Po te burgosurve demokrate a do tu jepet leje per nje proteste brenda burgut “Rama me shoke,ik!” Albanistankazantenxherekusifixhanburgaxhigallate…..