"Ligjet" miratojnë raportin për shkarkimin e Metës: Shkeli Kushtetutën me nxjerrjen e dekretit për anulimin e zgjedhjeve lokale

26 Qershor 2019, 11:08Politika TEMA

Komisioni i Ligjeve ka miratuar raportin për nisjen e procedurave për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Me 13 vota pro e një kundër, Komisioni kërkon ngritjen e një grupi hetimor për të shqyrtuar zhdekretimin e datës së zgjedhjeve nga Presidenti i Republikës.

Relatori i cështjes Adnor Shameti tha se kërkuesit për shkarkimin e Presidentit vlerësojne se kreu i shtetit ka shkelur Kushtetutën me nxjerrjen e dekretit për anulimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje