VIDEO: “Pak sekonda larg tragjedisë”, nëna hidhet të shpëtojë fëmijën

26 Qershor 2019, 12:23Lifestyle TEMA

Ky është momenti kur nëna e cila po fliste në telefon shpëton vajzën e saj pasi ajo u rrëzua nga shkallët.

Kamerat e sigurisë të një ndërtese shumëkatëshe në kryeqytetin Medelin të Kolumbisë kanë filmuar momentin kur nëna e re lëshon dorën e fëmijës sapo del nga ashensori, ndërkohë që vijonte telefonatën.

Në një moment e vogla shkëputet dhe i afrohet parmakut të shkallëve të cilat nuk kanë mbrojtje.

Instikti i nënës bën që gruaja e re të reagonte menjëherë dhe të kapte fëmijën në ajër nga  këmbët duke ndaluar që ajo të binte.

Më pas në ndihmë të saj shkuan dhe persona të tjerë që ndodheshin aty në atë moment. (TemA)

https://www.youtube.com/watch?v=M9XbOGXq-98

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje