Kur shtyu zgjedhjet e 30 qershorit, Presidenti tha se me këtë hap po kërkonte t’i jepte palëve një mundësi për t’u ulur në tryezë dhe për të arritur një kompromis politik. Sipas tij, kjo do të evitonte vajtjen në zgjedhje me një palë të vetme.
Megjithatë teksa sot nxirrte dekretin e tij të radhës, atë të shpalljes së zgjedhjeve në 13 tetor, Ilir Meta i shmangte me kujdes të gjitha pikëpyetjet e shumta që ende mbeten pezull edhe sot.
Nuk na tha për shembull sesi e mendonte zoti Basha, në lidhje me faktin që Rama duhet ose jo të ikë nga posti që mban, para se të shkohet në zgjedhje?!
Nuk shpjegoi asgjë nga ato që kishte diskutuar me kreun e opozitës, megjithëse shpesh përsëriti frazën “të jemi të qartë”.
Kreu i shtetit tentoi ta marrë për dore Shqipërinë drejt datës 13 tetor, ende pa u mbyllur asnjë nga pengesat që e shtynë në këtë veprim.
Nëse i hedh një sy sot qëndrimeve të opozitës (dmth ndër të tjera edhe të bashkëshortes së vet), do të vëresh se Basha, Kryemadhi dhe Berisha nuk kanë lëvizur asnjë centimetër nga pozicioni i tyre.
E megjithatë presidenti ankohet, ironizon dhe kritikon vetëm pozicionin e Edi Ramës. Sikur sot kryeministri të kishte shkuar dhe të kishte pranuar datën e re të zgjedhjeve, duke lëshuar 30 qershorin, sërish nuk ka asnjë garanci se opozita do ta pranonte këtë. Dhe pas kësaj, a do ta shtynte sërish Ilir Meta datën e dytë zyrtare të zgjedhjeve?!
Mjaftojnë këto pyetje të thjeshta për të kuptuar se kryetari i shtetit e ka futur veten në një rreth vicioz nga i cili nuk del asgjë, veç tentavitës për të sabotuar procesin elektoral që po përmbyllet të dielën.
Me dekretin e Metës në dorë, demokratë e lësëistë dogjën KZAZ-të një javë më parë. E njëjta gjë po synohet të përsëritet edhe të dielën e ardhshme, kësaj radhe me një tjetër dekret në dorë.
Pozita po e kalon me ironi dhe nënqeshje datën e re të zgjedhjeve. Është e imagjinueshme se ajo do të shkojë në votime në 30 qershor, duke ndenjur në shtëpi në datën 13 tetor.
Vlen të bëhet një pyetje me këtë rast në adresë të Presidentit: Po zgjedhjet e 13 tetorit a janë moniste, nëse nuk merr pjesë shumica?(Javanews)
Shume e sakte.
Hahaha, ilir kryemadhi, me ate koke ku mungojne vetem briret e djallit. Nuk do jene moniste se do marre pjese si opozite Paskal Milo, kurv… e vjeter dinake dhe gjeniu Nard Ndoka, po dhe Mediu me Elifaren dhe me nje parti me gerdecare qe i shiten shpirtin parase te gjakosur te Shkelqenit…Nje bote e peshtire, e qelbur kanalesh ku Sali Qeni e lul pederasti, ilir floridi e Fallxhorja e akulloreve mashkullore duan te mbajne shqiptaret poshte kembeve te tyre. Yuuuuuu kermesira ….
Shumica e popullit duan te votojne,dhe per kete nuk ka forc qe e ndalon.13 tetori i paramenduar nga palo presiden do te thote bllokim i negociatave qe eshte vendosur te hapen ne shtatore.meta po hakmerret me popullin per interesat e tija personale.Nerastese shqiptaret e duan vendin e tyre te dalin te votojne ne cdo vend te shqiperise.
Une mendoj , e nuk po them ndonje gje te panjohur nga qytetaret, se ky eshte skenar. Po,po skenar per te fituar pushtet. A do jene moniste sikur te zhvillohen me 13 tetor ? Une mendoj se JO.
Edhe sikur te mos marin pjese socialistet, fleta e votimit do jete me dy apo me shume kandidat.
LSI-ja me meten Kryetar Parie ,sepse dihet qe do te shkarkohet, do propogandoje ne popull se eshte parti e majte. ,e do vendosi kandidate ne te gjitha bashkite. Partia demokrtaike po e po. Jo me kote ai shprehu ne koferencen per shtyp ,se ishte i sigurte qe flete votimi me nje kandidate nuk do te ndodhete ne asnje bashki. Te tjrat jane bishta . Aty ketu do vendosi kandidate edhe partia e cemerve , dhe ajo e Dules. PO Bashki pa kandidat te PD dhe LSI -se nuk do ket. Se ku do fitoj njera e ku tjtra , kete e di Iliri dhe Saliu. Edhe po nuk mori pjese PS-ja nuk u prish pune. Qe te mos ndodhi kjo duhet urgjent ndryshimi i kushtetutes dhe kodit zjedhor. Jo me kote po lufton Iliri ,Monika,Saliu dhe Luli.
Mos e lodhni kete legen se ka pjerdhur fare.
Mos i beni pyetje te veshtira Presidentit. Ai e di kushtetuten si kusht qe nje njeri i ve tjetrit.Psh, meqe qeni yt ka ngrene pulen time, do ma zevendesosh me dy keca, nje per vehte e nje per Monen. Po ta pyesesh nga veshen mbare breket nga ngjyra e verdhe perpara e kafe nga prapa, po kete e di. C’faj ka i shkreti qe me breza se kane ngopour barkun me buke, e i ka rene Shqiperise si lopa tagjise. PERSERI VENDOSNI TE TILLE TIPA NE POSTE KYCE, NESE AKOMA SE KENI KUPTUAR CFARE DO TE THOTE TE JESH CUB.
Shkurt Meta Berisha dojnë që vetë të organizojnë zgjedhje dhe që të kenë mundësi të vjedhin votat