Ky është momenti dramatik kur një makinë “fluturon” dhe bie në kuvertën e një trageti.
Në pamjet filmike do të shikoni makinën e cila nuk ndalon edhe pse ura e portit është ngritur lart dhe më pas “fluturon” në ajër e përplaset me anijen.
Nga aksidenti mbeti i vdekur shoferi Éric Belec ndërkohë një pasagjere femër rreth 40 vjeç është në gjendje kritike për jetën.
Ngjarja tronditëse ndodhi në tragetin që shkon mes Tadoussac dhe Baie-Sainte-Catherine. (TemA)