"Hiqet si i paanshëm dhe s'takon gruan e tij", Presidenca sulmon Rudina Hajdarin: Po shpërdoron mbiemrin Hajdari derisa t'i kalojë mami vettingun

29 Qershor 2019, 13:16Kronika TEMA

Presidenca ka reaguar pas kritikave që deputetja e PD-së Rudina Hajdari i bëri kreut të shtetit Ilir Meta.

Postimit të deputetes në Twitter iu është përgjigjur zëdhënësi Tedi Blushi i cili u shpreh i zhgënjyer që Hajdari nuk respektoi heshtjen zgjedhore.

“I zhgënjyer shumë që Rudina nuk po e respekton “heshtjen zgjedhore” të partisë së saj të re që shkon nesër në votime. Megjithatë e mirëkuptojmë për shpërdorimin që i bën mbiemrit Hajdari, të paktën derisa t’i kalojë mami vettingun,”shkroi Blushi.

Ndërkohë, më herët Hajdari ironizoi takimin e kreut të shtetit me zëvendës kryetarin e LSI Petrit Vasili.

“Sa turp! Presidenti jonë takohet me nënkryetarin e LSI-së dhe ish nëpunësin e tij se nuk takon dot gruan e tij si kryetare e LSI-së, ndërkohë nuk ka bërë asnjë tentativë për tu takuar me asnjë deputet të opozitës brenda Kuvendit të Shqipërisë dhe pretendon se është i paanshëm,“-shkroi deputetja.(TemA)

 

7 komente në ““Hiqet si i paanshëm dhe s’takon gruan e tij”, Presidenca sulmon Rudina Hajdarin: Po shpërdoron mbiemrin Hajdari derisa t’i kalojë mami vettingun”

  1. labi says:

    ……..kete e dine edhe qente e ruges. naive mendon se mbulohet muti me shure. dorezoni parat e popullit , jotem eshte e qelbur nga korupsioni.

  2. kastriot says:

    More teddy ,nuk del dot nga lloji pupaceve.Turp qe punon ne presidence.Po mos te kishit sabotuar ligjet e vetingut etj nuk do ishte gjendja keshtu.Presidenca nuk eshte faqe humoristike dhe ironike.Ne se Rudina ka aq force sa te devijoje qe ne hapin e pare drejtesine bravo i qofte,por dhe tregon se drejtesia nuk eshte e kapur nga edi.Mbyll gojen pitbull i presidentit.Por dhe ai ate mendon,si ti shpetoje vetingut.

  3. MH says:

    Rudina vetem qe ka lindur nga i ati.Nuk ka asgja negative.por,nese i ati do ngjallesh per momentin do krenohej me vajzen e vete ekselence.Kjo vajzuke ka lindur nga ferra Azem dhe po lulezon si nji lule e denje per ku asht nisur e kuvendon.

  4. Kulufi says:

    Presidenca e kthyer ne klub lagje, replikojne njesoj si cunat e mbledhur te pikat e bastit. Dhe te mendosh qe kta bejtexhinj paguhen nga parate e popullit.

  5. Mirjeta says:

    Rudines i lumte, nuk u be dele si ju te gjithe.
    Vazhdo Rudina lere c thote Vasili, Blushi me shoke.
    Jane te deshperuar dhe s kane me se merren.
    Burra palaco! Turp!

  6. Phoenix says:

    Si ishte ke videoja e Priftit (pastë rahmet);
    Prifti: Do na hedhë në gjyq.
    Meta: Ke cili gjyq? Vajzën e anëtares së Gjykatës së Lartë, e kam çuar ambasadore në Austri.

    _Vaj vatani, mjerë mileti.

  7. d.didani says:

    Beni krahasimin midis demokracise Amerikane dha asaj shqiptare!..Megjithese eshte lindur dhe eshte rritur ne Shqiperi,eshte edukuar dhe ka marre pjekuri ne Amerike..Sigurisht do te kete ndryshim esencial Rudina e Azemit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje