Sulmuan KZAZ në Peshkopi me kapsolla dhe bomba molotov, 12 të arrestuar, 39 të tjerë janë shpallur në kërkim

29 Qershor 2019, 10:55Kronika TEMA

Policia ka arrestuar 12 persona, ndërsa 39  të tjerë janë shpallur në kërkim, si të dyshuar për sulmin ndaj  KZAZ nr. 19, në qytetin e Peshkopisë.

Sipas Policisë, arrestimi i tyre u bë pasi të premten, rreth orës 21.00, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë, janë grumbulluar pranë KZAZ Nr. 19, e cila ndodhet në ambientet e palestrës së shkollës “Nazmi Rushiti” në qytetin e Peshkopisë.

Protestuesit kanë përdorur sende të forta, kapsolla  dhe bomba molotov në drejtim të KZAZ-s, si dhe në drejtim të punonjësve të Policisë që ishin të vendosur me shërbim.

Në pranga kanë përfunduar:

• K.U., 29 vjeç, banues në fshatin Pollazhan

• M.Gj, 29 vjeç, banues në fshatin Ushtelenxë

• A.K, 55 vjeç, banues në fshatin Kandërr

• F. V., 54 vjeç, banues në Peshkopi

• A. K., 23 vjeç, banues në fshatin Kandër

• E.K., 25 vjeç, banues në fshatin Kandër

• J. K., 31 vjeç, banues në fshatin Kandër

• I. K., 52 vjeç , banues në fshatin Kandër

• O. Z., 32 vjeç, banues në fshatin Ushtelenxë

• E. B., 32 vjeç, banues në fshatin Kandër

• L.Z., 42 vjeç, banues në fshatin Ushtelenxë

• A. B.,  61 vjeç, banues në fshatin Rashnapojë.

Mbi të arrestuarit rëndojnë akuzat për veprat penale: ‘’Shkatërrimi i pronës me zjarr’’, ’’Kundërshtimi me dhune i punonjësve të policisë rendit publik’’ dhe ‘’Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”, parashikuar nga neni 151/2, dënimi nga 5 deri në 15 vjet, Neni 236/2 dënimi me gjobë, ose burg deri në 7 vjet dhe Neni 326/a dënimi me burg nga 6 muaj deri ne 5 vjet. (TemA)

5 komente në “Sulmuan KZAZ në Peshkopi me kapsolla dhe bomba molotov, 12 të arrestuar, 39 të tjerë janë shpallur në kërkim”

  1. Ali Pazari says:

    Bje proces penal per “strategun gjeneral katunar Gunksi” ideator dhe nxites i gjithckaje qe ndodh atje….pika leshushtarakut …..qe merrte leke per sherbimet jashte vendit…..

  2. ppa says:

    Njerez egersira …edhe emrat e fshatrave i kane te shemtuar.

  3. the american says:

    ish-deputeti i pedesë duhet te shkojë ne pranga….
    prishja e rendit nuk duhet të tolerohet.

  4. VLORA says:

    39 LOKE SHPELLASH NE KERKIM?????PO KU NE P TE MOTRAVE DO FUTEN????APO NE VERE TE BAXHELLES SE LESHEQISE SE LIKE FLORIRIT????KESHTU NGELEN NE JETE TE JETEVE KJO FARE MENDERI.

  5. Korabi says:

    Me se u kane genjyer ,or te uruar fshatar ? Po s’qenkerkeni as ne moshe adolishenti ,or te uruar ! Po cili ishte fitimi juaj ? Fituat nje veze sot e kumbet pulen ,mor te uruar qe do te hanit veze edhe sot edhe mot……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje