Cilat janë profilet e kandidatëve socialistë?

30 Qershor 2019, 16:36Politika TEMA

Socialistët garojnë sërish këtë vit nën siglën e koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, me emrat e përzgjedhur nga kryesia e PS.

Fokusi nuk do të jenë vetëm bashkitë që deri më sot janë drejtuar nga e majta, por edhe bashkitë e njohura si bastion i së djathtës apo LSI.

Por, cilat janë profesionet e të zgjedhurve vendorë, jo vetëm për aktualët, por edhe për ata që garojnë për herë të parë.

Siç ndodh edhe në Parlament, edhe në radhët e kandidatëve për kryebashkiakë spikasin ekonomistët, juristët, ushtarakët, mjekët, agronomët dhe një artist.

Është e vështirë të informohesh për jetëshkrimin e tyre edhe përmes faqes zyrtare të KQZ, ku bashkë me të dhënat, formularin e dekriminalizimit, kandidatët kanë detyrimin minimal të dorëzojnë edhe CV apo foto.

Gledjan Llatja në Elbasan ka mbaruar dy shkolla të larta, juridik dhe financë. Ai erdhi në qytet fillimisht si Prefekt i Qarkut.

Jurist në profesion është edhe Kastriot Gurra i Librazhdit.

Armando Subashi jurist, Rakip Suli që garon për Kamzën është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë, po ashtu edhe Pjerin Ndreu që synon të fitojë Bashkinë e Lezhës, ku përveç juridikut ka përfunduar edhe shkollën e lartë të Ministrisë së Brendshme.

Më të shumtë janë ekonomistët, duke nisur nga Nuri Belba i Përrenjasit, diplomuar për financë-kontabilitet, Rajmonda Balilaj në Patos (financiare), Klement Ndoni në Këlcyrë është me profesion ekonomist, po ashtu edhe kandidati për Bashkinë e Shkodrës, Valdrin Pjetri.

Dionis Imeraj në Dibër mban diplomën e ekonomistit, bashkë me të është Ilir Xhakolli i Pogradecit.

Në Himarë, Jorgo Goro ka dy profesione. Ka përfunduar fillimisht shkollën ushtarake “Skënderbej”, ndërsa më pas i është dedikuar profesionit të dytë, ekonomisë.

Por, ai nuk është i vetmi që vjen nga radhët e ushtarakëve. Fredi Kokoneshi, që garon për ASHE në Divjakë ka përfunduar akademinë ushtarake, Safet Gjici që këtë herë garon në Kukës është diplomuar në Akademinë e Policisë, ndërsa Ndrec Deda i Mirditës është diplomuar pranë Fakultetit të Kulturës fizike “Vojo Kushi”.

Mes radhëve të socialistëve ka edhe agronom, të diplomuar në Tiranë apo rrethe. Arif Tafani i Belshit mban titullin “Agronom i Lartë”, bashkë me Gëzim Topçiun e Maliqit apo Haxhi Memollën e Rrogozhinës.

Me profesion inxhinierë spikasin Fatos Tushe i Lushnjes, Majlinda Bufi në Roskovec apo Sotiraq Filo në Korçë. Mjekët janë shtuar në listat e socialistëve. Më i njohur prej tyre është Dritan Leli, që garon për një mandat të dytë në Vlorë, por mjekë në profesion janë edhe Flamur Golemi i Gjirokastrës, Shuaip Beqiri në Konispol dhe Ardian Gurma në Sarandë.

Lista me 61 kandidatë në radhët e socialistëve mbyllet me aktorin Erion Isai, që garon për Bashkinë e Ersekës.

Vëmendje të veçantë tërhoqi profesioni i kandidatit të PS në Mat, Agron Malaj, i cilësuar në media si “gardisti i 21 Janarit”. Habinë e krijuar e komentoi edhe Kryeminstri Rama, duke nënvizuar se ishte sqaruar ligjërisht tashmë që i përzgjedhuri i tij nuk ka qenë pjesë e grupit të zjarrit, ditën kur në bulevard u vranë 4 protestues. (A2)

4 komente në “Cilat janë profilet e kandidatëve socialistë?”

  1. Kalec Dega says:

    Ska nevoje me dite, ata thjesht zevendesuan cakejte se vete jane ujqer.

    Ose nuk ka nevoje ta dime se vec do jene perseritje e Vangjushave, Elvisave, Mustaqemijve te Vlores apo Sejdineve ne mbare Shqiperine.

    Ti gezoni!

  2. Ganiu says:

    Heret jeni kujtùar per te nxjerr profilet. Ju lumte me mire do ishte ti nxirrni nga java tjeter.

  3. Kalec Dega says:

    Jane ca shkrime me rendesi dhe ne interes te publikut por qe Tema cuditerisht i vonon komentet ose i perzgjedh sipas deshires dhe akoma me mire i bllokon ato ashtu si mi bllokon mua ne 90% te rasteve vetem e vetem se nuk kam shprehur deshiren e bindjeve politike apo qe perkojne me ato te Temes ne sherbim partiak dhe vecanerisht kupoles socialiste me Edvinin ne krye , lali erin, bile, bile dhe Lu Lu edhe pse ky nga varri duket se tmerron Meron po guxove te kririkosh ate.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje