Nga kërcënimet me molotov dhe luftë, tek këngët e vallet: Çfarë ndodhi më PD-LSI, që u tërhoqën nga skenarët e dhunës?

30 Qershor 2019, 15:29Politika TEMA
Nga kërcënimet me molotov dhe luftë, tek këngët e

Për muaj të tërë, dy drejtuesit formal të opozitës, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, kishin premtuar se nuk do të lejonin që të mbaheshin asnjë palë zgjedhje me Edi Ramën kryeministër.

Ata kishin siguruar çdo mbështetës të tyre, se zgjedhjet më 30 qershor nuk do të ketë.

E kanë përsëritur aq herë në daljet e tyre publike, sa militantët e dy partive kryesore opozitare, e besuan vërtet këtë gjë.

Dhe shumë prej tyre, ishin bërë gati që të pengonin zgjedhjet.

Nëpërmjet gojës së mediave dhe gazetarëve të tyre, Basha dhe Kryemadhi paralajmëronin përditë se 30 qershori do të ishte dita e qametit dhe do të kishte luftë, pasi ata që do të donin të votonin, duhej të kalonin mbi trupat e tyre.

Fushatës së tyre të dhunshme iu bashkuan edhe disa “intelektualë të pavarur”, të cilët thanë se ishin gati të shkonin në burg, për të mos lejuar mbajtjen e zgjedhjeve më 30 qershor.

Por çfarë ndodhi?

Prej disa ditësh, gjuha e Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit u zbut ndjeshëm dhe madje edhe mediat e tyre, si fjala vjen “Koha Jonë”, i “harruan” përbetimet se më 30 qershor do të ndodhte kataklizma.

Madje, Lulzim Basha vetëm një ditë para zgjedhjeve doli në një konferencë urgjente për shtyp, duke bërë thirrje që të mos shënohet asnjë akt dhune nga ana e opozitës.

Shenjat e zbutjes Basha i dha që në protestën e 21 qershorit, kur për herë të parë opozita zhvilloi një fushatë pa asnjë incident.

Në gjithë këtë ndryshim qendrimesh të Bashës dhe Kryemadhit, nuk ka asnjë mister.

Ata kanë marrë mesazhe të forta nga ndërkombëtarët, veçanërisht nga SHBA, që nëse prishnin zgjedhjet, do të kishin punë me ta.

Ndaj dhe Basha e Kryemadhi nuk kishin rrugë tjetër: Ose të konfrontoheshin me SHBA-BE dhe të mos iu bindeshin atyre, duke tentuar të prishnin zgjedhjet, ose të vepronin siç bënë, duke u tërhequr dhe duke gënjyer edhe një herë tjetër mbështetësit e tyre, që prej muajsh para çdo proteste iu premtonin se këtë radhë do ta rrëzonin vërtet Edi Ramën.

Përveç mesazheve të forta të zyrtarit të lartë amerikan për Ballkanin, zotit Palmer, Lulzim Basha ka marrë mesazhe të drejtëpërdrejta edhe nga sekretari politik i Ambasadës amerikane, Daniel Koski.

Një ditë përpara protestës së fundit të opozitës, ai u takua me Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin.

Mësohet se ai u tha krerëve opozitar se nëse deri më 1 korrik do të ketë akte dhune, atëherë SHBA do t’i shpallte ato si organizata të dhunshme.

Gjë që u përsërit edhe nga zoti Palmer në intervistën e tij të dhënë për “Zërin e Amerikës”, dy ditë para zgjedhjeve.

Të vetmit që u përpoqën të rrezistonin deri ditën e fundit,. Ishin Sali Berisha dhe Ilir Meta, i pari duke u përpjekur të nxistë militantët e PD-së, dhe i dyti duke përdorur Presidencën.

Por, të pafuqishëm për të bërë gjë, Ilir Meta këtë të djelën mori rrugën për tek vila e tij në Gjirin e Lalzit dhe postonte foto sikur nuk kishte ndodhur gjë dhe sikur nuk kishte bërë luftë për minimin e zgjedhjeve, ndërsa Sali Berisha postonte video nga “uragani” opozitar, që në pamundësi për të bërë gjë, dilte kërcente e këndonte, për të ironizuar zgjedhjet.

Fakt është se sot, mbështetësit e PD dhe LSI ndjehen të tradhtuar nga Lulzim Basha e Monika Kryemadhi, që iu kishin premtuar se do të luftonin edhe me trupat e tyre pot ë ishte nevoja për të penguar zgjedhjet, ndërkohë që e vetmja gjë që mundën të bënin, ishte një kllounadë me 30-40 veta në disa qendra votimi.

11 komente në “Nga kërcënimet me molotov dhe luftë, tek këngët e vallet: Çfarë ndodhi më PD-LSI, që u tërhoqën nga skenarët e dhunës?”

  1. cadrapistolet says:

    Ehhh, ç’ta bën Amerika s’ta bën as fëmija !! hahahahahaha

  2. gjeramadhi says:

    qente qe lehin nuk te hame thot populli

  3. Tropo says:

    Bastard. .fundi te erdhi.

  4. Dalip Tahipi says:

    Fakti qe s’pati dhune ne zgjedhje tregon qart se kush jane ata qe nxisin dhe deshirojne dhunen dhe vellavrasien ndermjet shqiptarve. Duke filluar nga Presidenti, Like FLoriri, qe me dashuri dhe urtesi predikonte dhune dhe lufte civile, Lululush Bibilushi e Mona Baxhella me ne krye liderin shpirteror Sa-leh Breshka-qenin dhe plehrat qe i ndiekin nga pas, ka ardhur koha t’u tregohet vendi ketyre funderrinave qe kane bere baterdine duke vjedhur e shkaterruar, dhe qe akoma perpiqen t’i shpetojne fundit qe i pret, drejtesise.

  5. Veshgues says:

    Thjeshte HAJDUT, i lige dhe i pa pergjegjshem! Bythpalar gjithe jeten!

  6. Loku says:

    Voten fute te bytha Mones se kutin e ka te shqyer

  7. Koba says:

    Hajde Rup Sup 8 me 2.Ku je Mre Lulo !!!??? Te ka Hupe Drejtimi .Ne fakt nje rruge ke.Mblidh Raqet dhe mbathja ne Vendin e Ullinjve te Shokut Zylo.Ke Vjedh Boll Po te vije puna te hetohesh -Behu Pentito (I Penduar) dhe Kallxo te gjitha ,qe ta haje Sale Damllaja .Nuk ka ma Qofte ke Daja.

  8. Avenir says:

    Si cift geish …

  9. tropja kunder sali kermes e ilir floririt says:

    https://youtu.be/BpkhHOhvSyc ky eshte ilir kokelopa poshte hajdutet

  10. zoga e vodices says:

    Lulezim shkerdhata dhe mona baxhella mendonin se do ti nxirnin geshtenjat me duarte e te tjereve.

  11. Lec Kabashi says:

    —- Cilu lule [like], cilu-uuuu , cilu dal ka dale–eee
    Cilu dal ka dale-eee, pranvera tuj dale-eeeee
    –Sa vjen vera fishke-eeeesh, DEL VJESHTA ”KOSITE-eeesh”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje